2020-01-05

ARBEN BAJRAKTARAJ (1973-)


 

Arnen Avdyl Bajraktaraj, lindi në Isniq, më 29 janar 1973. Shkollën fillore e kreu në “Liria” të Isniqit (tash Shkolla fillore “Isa Boletini”, në Isniq).

Në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme djaloshi nga Isniqi i Dçanit teksa shkonte me bagëti në bjeshkët e bukura, eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidhën ngushtësisht me letërsinë. Aty ndër bjeshkët e Roshkodolit do të lexonte shumë e do të njihej me historinë, adhuronte heronjtë që kanë bërë historinë, të cilët do të mbeteshin në kujtesën e djaloshit dhe do i ruante ato si "relike" të çmuara dhe idhujt e tij, udhërrëfyes për të ardhmen e karrierës së tij….

Ndërsa shkollën e mesme e kreu në Maribor të Sllovenisë, ku mori dhe mësimet e para për teatër.
Shkollimin e mëtejshëm e vazhdon në Paris, në “Acting International” me profesorin Robert Cordier.
Arben Bajraktaraj është bërë tashmë një aktor me përmasa evropiane, i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit amerikan "Taken", krahas aktorit të shquar, një nga yjet e Hollywood-it Liam Nelson dhe në dy seritë e "Harry Potter". Victor Hugo që në ekzil shkroi veprën e tij romantike “L’Homme qui rit” (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli dhe novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër, të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos”, ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn.

Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Ameris i ka hyrë të njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film, xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj.

Mes tjerash interpretoi rolin e Starzynask-it në filmin “Çelësi i Sarës” (2010), që trajton fatin e një familjeje hebreje gjatë Luftës së II Botërore në Francë, pastaj rolin e Hardquanonn-it në adaptimin e romanit të Viktor Hygosë “Njeriu që qesh”(2012), në regji të Jean –Pierre Amerist. Rolin e Darkos në filmin “Liria”(2009), të regjisorit Tonny Gatliff, si dhe ka luajtur në filmat ”Perënditë dhe njerëzit”, (çmimin “Grand Prix”, Kanë 2010), ”Polisse” (çmimin e jurisë, Kanë 2011) etj. Në Kosovë ka luajtur rolin kryesor në filmin “Heroi” (2010), në regji të L. Kryeziut, si dhe në filmat e shkurtër ”Ballkoni”, (2013) të L. Zeqirajt. Arben Bajraktaraj ka luajtur edhe në shfaqje të shumta teatrore në Francë (“Cubat” e Schillerit, ”Ikja” e Gao Xinjangut, “Roberto Zucco” të Koltesit, “Atentati” i Yamina Khadra-së, “Superstar”, etj). Bajraktaraj, si aktor i madh shquhet edhe në Kosovë e Shqipëri, (“Udhëtimi në Unmikistan”, ”Radio Iliria”,etj.

Arben Bajraktaraj, aktori kosovar që po bënë nam në Francë e më gjerë, vazhdon të mbetet me të dy këmbët në tokë. Ai për Floripress ,me dashuri e kujton Isniqin e tij, dhe e quan vendin më të bukur në botë, pavarësisht se me sytë e tij bojë qielli ka parë peizazhe të ndryshme nëpër botë. Me mbi 40 role filmike, në mesin e tyre edhe ai në “Harry Potter”, dhe në filmin “Taken”,

Bajraktaraj vazhdon të mbetet jo shumë i njohur për Kosovën. Ai për këtë fakt edhe ec lirshëm rrugëve të Prishtinës, sepse, sipas tij nuk i ndodhë që ta ndalë dikush në rrugë, edhe pse e kundërta është me rrugët e Parisit. Ai do të duhej të ishte në Prishtinë. Në premierën e filmit “Heroi”, ku luan rolin kryesor nuk është në Prishtinë. Atë ditë ai është në Kamboxhia, në një projekt teatral, që tashmë edhe i janë rezervuar datat. Pos filmit, ai ka edhe dhjetëra role në teatro të ndryshme, sikurse që është angazhuar edhe në reklama televizive. E veçantia e tij është se ai vjen nga Kosova, dhe prejardhjen e tij, ai e bartë të shënjuar në trupin e tij…

Arben Bajraktaraj thotë : Vërtet shumë mirë kam qenë në Isniq. Aty kam përjetuar vitet më të mira që i kam përjetuar deri tashti. Kanë qenë kohë të vështira, por si fëmijë nuk i kam përjetuar si kohë të vështira, por i kam shijuar lojërat, bukurinë e natyrës. Isniqi me të vërtetë është një vend shumë i bukur, jo vetëm Isniqi por i gjithë Rrafshi i Dukagjinit, ka peizazhe me të vërtetë të hatashme. Me të vërtetë kam udhëtuar nëpër botë , por ne e kemi një vend shumë të mirë. Nuk jam subjektiv, por ka ujë, ka diell. Uji është aq i pastër sa isha rritur vetëm me atë ujë, bukë e djathë, pastaj i kemi bjeshkët, me të vërtetë është vend i mirë. Normalisht, sa më shumë që plakesh, kthehesh më shumë te fëmijëria. ….

Nga kam shkuar kam folur për prejardhjen time. Nuk ka nevojë njeriu shumë që të tregoj se prej nga vjen, sepse shihet pak edhe në trup. Është detaj shumë i rëndësishëm, sidomos për aktrimin, sepse, në një formë njeriu shënjohet, mbesin disa shenja në trup. Mënyra se si qëndron, mënyra se si flet, si ec. Nuk jetojmë të ndarë nga pjesa që e kemi jetuar, sepse, atë që e kemi jetuar është gjithmonë me ne, ne mundemi ta injorojmë, ta lëmë anash, por e kaluara jonë vjen me ne. Të mirat dhe të këqijat e Kosovës i bartim me vete, sepse janë pjesë të jetës sonë. Unë nuk e kam kompleksin a jam katundar apo qytetarë , por të qenit katundar ka një përparësi, sepse jemi të lidhur me tokën, si thuhet me këmbë në tokë, nuk kemi ecur nëpër rrugë të asfaltuara por në tokë, në dhe. Pastaj jeta në rrethe urbane është një rreth i mbyllur, ndërsa natyra është e gjerë, e ka fuqinë e vet, sikurse që e përbënë edhe rrezikun….

Unë kam luajtur edhe në shumë filma të tjerë, role të mafiozëve serb, grekë, rusë, të vendeve baltike... Ata me mua ose pa mua e kishin bërë filmin, të kuptohemi. Edhe vetë produksioni është habitur me suksesin e filmit “Taken”, nuk e ka pritë një shikueshmëri kaq të madhe në krejt botën. Ndërkaq, duhet të them se një aktor nuk mund të gjykoj personazhin. Unë kur kam luajtur një hebre në Luftën e Dytë Botërore, ose një mafioz rus, nëse do të gjykoja personazhin, më mirë do të ishte të mos ja nisja hiq kësaj pune. Personazhet e kanë një lloj aktiviteti për aktorin, së paku në zgjerimin e paletës së ngjyrave, ngjyrave emotive, me të cilën janë pjesë themelore e artit krijues. P.sh, në teatër një nga rolet më tërheqëse që ekziston është Ricardi III, që është një vrasës i tmerrshëm, që është vrasës edhe i fëmijëve.

Në të vërtetë këto vitet e fundit kam pasur krejt role të tjera, dhe falë Zotit, verën që shkoi jam paraqitur në rolin e një shkencëtari shqiptar, por definitivisht nuk është e rëndësishme nacionaliteti i personazhit sa ka rëndësi identiteti i tij. Unë nuk kam nevojë që të arsyetohem për këtë, por unë mendoj se kam bërë edhe shumë gjëra të tjera. Shqiptarët për imazhin e vetë, ndoshta duhet ta pyesin pak më shumë vetveten. Ka shumë gjëra që ndikojnë….

Unë kam qenë në të vërtetë në Kosovë në vitin 2001, me pjesën “Udhëtimi në Unmikistan”, mirëpo për herë të tjera nuk ka pas asnjë propozim konkret as për film e as për teatër. Kjo nuk ka qenë nga mos dëshira ime apo mos dëshira e të tjerëve, ndoshta janë problem edhe financat, pas unë jetoj jashtë mund të jenë problem harxhimet pasi që duhet të paguhet bileta, fjetja..., dhe i kuptoj plotësisht, por ndodhë që edhe nuk më shohin në rolet e tyre. Është normale….Dhe hera e parë kur kam qenë para publikut kosovarë kam pas një tërmet fiziko shpirtërorë, ka qenë krejt më ndryshe, ishte ndoshta edhe nga fakti se po luaja shqip, kisha një lloj të rizbulimit të vetvetes, një pjesë timen që ndoshta nuk e kam njohur, dhe kjo mandej ndryshon gjithë qasjen ndaj punës. Kënaqësia më e madhe e imja është që të luaj shqip, jo se jam shqiptarë, por nëse kemi parasysh përtacinë është më lehtë të luhet shqip. Aktualisht jam në përgatitje të dy shfaqjeve teatrore, ndërsa gjatë sezonit janë të parashikuara edhe disa angazhime filmike.

Arbeni jeton dhe punon në Francë.

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...