2020-01-08

Berat Luzha (1953-)



 Image result for Berat Luzha"
Berat LUZHA ,ka lindur më 8 janar 1953,në Begracë të Kaçanikut.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Kaçanik të Vjetër, gjimnazin në Kaçanik. Studioi për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar në gazetën “Rilindja” që nga viti 1976 si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
 Gjithashtu, ka qenë i angazhuar në gazetën ilegale “Liria” (1980 – 1981), në gazetën “Bashkimi” (1991) dhe në gazetën “Bashkimi sindikal” (1997 – 1998).
Gjatë luftës udhëhoqi Drejtorinë për Informim Publik në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
 Ishte nga themeluesit e medieve të luftës; agjencisë shtetërore informative “Kosovapress” dhe radios “Kosova e lirë” dhe drejtor i agjencisë “Kosovapress”.
Pas luftës,në korrik 1999,ka vazhduar punën kryeredaktor I gazettes dhe nga tetori I atij viti edhe I Radio-Rilindjes deri në dhjetor 2000.
Katër herë ishte i zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës: 1992, 2001, 2004 dhe 2007.
 Në vitin 1996 themeloi Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, kryetar i të cilës ishte deri në vitin 2001.
 Në vitet 1997 – 1998 kreu detyrën e zv/kryetarit të Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
 Ishte zv/ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe anëtar i Këshillit Ekonomik – Social (2012 – 2014) etj.
 Nga viti 2005 është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Ka qenë veprimtar ilegal (1996 – 1981), pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, i burgosur politik (i dënuar dy herë me gjithsej 22 vjet burg, i ka mbajtur nëntë).
Është pjesëmarrës i luftës çlirimtare të UÇK-së, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë.
Për kontribut të jashtëzakonshëm në luftë, Qeveria e Përkohshme e Kosovës i ka ndarë Urdhrin ”Adem Jashari”. Është anëtar i LSHK. Jeton dhe vepron në Prishtinë.
Ka botuar librin poetik “Këngë burgu – Këngë lirie” dhe librin monografik “Një histori për Sylë Durmishin”.

 Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...