2020-01-13

Esat Loshaj(1954-)


Esat Loshaj , lindi më 3 .10. 1954 në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmën në  gjimnazin “Vëllëzërit Frashëi, në Deçan(1968 –1972 ).

 Ka  të kryer edhe Shkollën e Mesme të ndërtimtarisë në  “Shtjefan Gjeçovi”, Prishtinë ( Teknik  ndërtimtarisë së  lartë(1972-1976).

Fakultetin Filologjik për gjuhë dhe letërsi shqipe e kreu në Prishtinë(1979-1982).

Nga viti 2009 e deri me tash është kryetar i Shoqatës  së  Shkrimtarëve në Pejë.

Plotë 40 vjetë u morr me gazetari, eseistikë, kritikë letrare, recensione librash, redakturë, aktrim ,
regji.,takime letrare mbarëkombëtare”Peja poetike” si dhe  më organizimin tradicional letrar “Flaka e janarit”.

Esat Loshaj, në vitin 1995 ka bërë regjinë e dramës “Takimi i ores 9 të mbrëmjes” të Ernest Koliqit.

Kjo shfaqja ka marrë pjesë në festivalin e teatrove amatore në Prishtinë  dhe është shpërblyer me mirënjohje,  dhe më çmim   për aktoren më të mire znj.Rudina Zhara për rolin kryesor e cila tashmë është aktore profesionale.

Më iniciativen e  zt.Esat Losha(viti 2000) është bërë lirimi i Teatrit të Qytetit të Pejës, i cili ishte i uzurpuar nga KFOR-i spanjoll. Teatri profesionist i qytetit “Istref Begolli” në vitin 2008 i ka dhënë mirënjohje për kontributin e tij në zhvillimin dhe afirmimin e teatrit të Pejës.


Është autor i katër veprave letrare me poezi:

1.“Qëndresë”, botuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë (1993),
;2. “Me diellin në duar”, Medaur, Tiranë (1999);
3. “Sytë e ditës”, Rilindja, Prishtinë (2000)
 4. “Lisnaja e gurit”, SHSHP, Pejë (2013).


Flori Bruqi








No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...