ETRUSKET FILLOJNE TE FLASIN



Pak nga pak përpara syve të mi tabloja nisi të merte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.Përpara një spektakli të tillë filologët dhe historianët ishin ndarë në dy kampe. Njëra palë përpiqej të gjente qoftë edhe sinjalin më të vogël që fliste për akspansionin ilir. Ata mbështeteshin mbi të gjitha në dy gjuhë, njëra e lashtë dhe tjetra moderne, mesapishtja dhe shqipja, të ruajnë një fond ilir, ndërkohë që në gjuhën thrake dhe maqedonase gjenden veçse disa thërrime të mjera; përpjekja e tyre ishte që ky fond të kthehej në një bazë per fitoret e ardhshme, sidomos në drejtim të gjuhës etruske.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri