2020-01-11

Fejaz Drançolli ( 1949 -)



Prof.Dr.Fejaz Drançolli,lindi në Pejë(1949).Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Pejë.
Në Beograd kreu studimet e larta,ndërkaq studimet e magjistraturës dhe të doktoraturës i kreu në Universitetin e Prishtinës.

Një kohë punoi si mësimdhënës, më pas gazetar dhe kritik i artit figurativ në rubrikën e kulturës në gazetën 'Rilindja" në Prishtinë.

Për shumë vjetë punoi në Entin Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prishtinë,më vonë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në Prishtinë(IKMM) .

Ishte sekretar i shoqatës së konservatorëve të ish-RSFJ-së dhe një kohë dhe drejtor i IKMM-së. 

Udhëhoqi edhe sektorin e hulumtimit shkencor dhe të dokumentacionit në këtë Institut.

Realizoi dhe udhëhoqi  një numër projektesh për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-materiale,si dhe disa projekte për trashëgiminë kulturore shqiptare të Kosovës të shkatërruar gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Mori pjesë me kumtesa në shumë simpoziume  dhe konferenca shkencore dhe realizoi një sërë ekspozitash për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë(1998-1999).

Është autor i një sërë punimesh shkencore dhe i disa monografive:

1.Prof.Dr.Fejaz Drançolli, "Xhamia e Jashar Pashës", Prishtinë 2003 ;2.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,
"Albanian tower (Kulla shqiptare)" Prishtine,2001;3.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Čiji su kosovski spomenici?", Prishtinë, 2004;4.Prof.Dr.Fejaz Drançolli etj.,"Trashëgimia e mbetur e Prishtinës",
Prishtinë,2008;5.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Patriarchenkloster von Peć",Erstellt von Der_Buchhalter,
2008 ; 6.Prof.Dr.Fejaz Drançolli, "Arkitektura Islame e Kosovës e zhvilluar gjatë përiudhes osmane ",Gjakovë, 2011; 7.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Monumentet e shkatërruara në Kosovë 1998/99",  Prishtinë, 2015 ; 8.Prof.Dr. Fejaz Drançolli: Kulla e Riza Bej Gjakovës.Prishtinë 2015; 9.Fejaz Drançolli," Politika shtetërore serbe plaçkiti, dogji, granatoi dhe shkatërroi trashëgiminë kulturore në Kosovë", Prishtinë, 2016; 10.Prof.Dr. Fejaz Drançolli,"Trashëgimia kulturore e Rajonit të Gjilanit",Gjilan 2016;11.Prof.Dr. Fejaz Drançolli" Kisha politike 'Svetog Spasa'apo e "Shën shpëtimtarit", në Korpusin Universitar të Prishtinës", Prishtinë, "Agjencioni Floripress",2016.
12.Prof.Fejaz Drançolli,"Shkatërrimi i trashëgimisë shqiptare në Kosovë",2017 ; 13.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Destroyed Heritage in Kosova 1998/99", Prishtinë, 2017.) ; 14.Prof.Dr..Fejaz Drançolli," Marset e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë", Prishtinë,2017; 15.Prof.Dr.Fejaz Drançolli," Arkitektura Islame e Kosovës e zhvilluar gjatë përiudhes osmane",Prishtinë, 2017.;
16.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Dikur kulla, sot restorante, arkiva e biblioteka",Prishtinë, 2017.;
17.Prof.Dr.Fejaz Drançolli,"Kulla 400 vjeçare, më e vjetra në Dukagjin", Prishtinë, 2017 ; 18.Prof. Dr. Fejaz Drançolli, (Kosovo)- “Destruction of monuments in Kosovo during the years ‘98-‘99”
(Konferencë shkencore "Illyria and the Illyrians", Kolegji Mbretëror "Iliria",2017; 19.Prof.Dr.Fejaz Drançolli, "Serbia në Paris kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO",Prishtinë, 2017.

Etj.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...