FLORI BRUQI - POLEMIKA SHQIP



Rezultate imazhesh për flori bruqi

Libri im "Polemika shqip", është  produkt i polemikës  time që është zhvilluar serbokroatisht me disa akademikë serb ,në gjuhën serbokroatishte në vitin 2007 (28 vazhdime në gazetë "Politika", të Beogradit) si  dhe në në disa gazeta  e forume tjerë serb dhe kanadezë, për Rastin e Reçakut (15 janar 1999).

Qeveria e Kosovës (2007) atëbotë heshtte kur sulmohej Reçaku dhe të viktimizuarit trima të UÇK-së,nga akademikët,gazetarët,politikanët dhe qytetarët serb ...

Unë  atëbotë nuk heshta....,por me kundër argumenta mbrojta  të vërtetën e ndodhur në Reçak.

Librin të plotë mund ta lexoni këtu: „Literaturë“.

Fejtoni ( 28 ditor) është i botuar  në  gazetat dhe portalet serbe dhe kanadeze .I njajti është i përkthyer në gjuhën  shqipe nga shkrimtari dhe përkthyesi tashmë  i ndjerë Nehat S.Hoxha.


Nëse është ngrenë pitja,tepsia ka mbetë.

(Flori Bruqi).




E nderuar Redaksi,

E lexova artikullin me titull “Nuk harrohet Reçaku” në web faqen tuaj.

Turp për të dy “ekspertët” e shquar ligjorë; për patologët gjyqësorë, Otasheviq dhe Dobriçanin, të cilët gënjyen opinionin botëror për viktimat e shqiptarëve, të bëra nga Ushtria Jugosllave( VJ) , Njësitë Speciale Serbe(SJP) dhe formacionet paramilitare serbe . 

Klikoni: http://www.novinar.de/2007/05/07/reagovanje-mrsci-flori-bruqi-naucnik-iz-pristine.html

F. Bruqi: Po zgjidhet lëmshi i së vërtetës për Reçakun

Ju transmetojmë letrën-reagimin për artikullin “Reçaku nuk harrohet” nga z. Bruqi, të cilin e kemi pranuar nëpërmjet postës elektronike.

Z. Bruqi është, shkrimtar dhe shkencëtar nga Prishtina.

E nderuar Redaksi,

Së pari, gazetari juaj Vujadin Otasheviq botoi të pavërtetën, sepse Kosova është nën protektoratin e UNMIK-ut që nga viti 1999 dhe nuk është më “krahinë jugore e Serbisë”. 

E vërteta është se është një dhe e vetme - ajo e masakrës së Reçakut (Kosovë), të cilën e bënë Njësitet Speciale të Ushtrisë Jugosllave dhe MPb të Serbisë.

Rrëfimi i prof. Dr. Vujadin Otasheviq dhe prof. Dr. Slavisha Dobriçanin në librin “Kosova - zëri i viktimave” është një kallëzim për fëmijë.

 Të dy shkencëtarët, para së gjithash, patologë të shquar me reputacion ndërkombëtar, ka qenë dashur të tregonin vetëm të vërtetën. 

E vërteta e fotografive të masakrës mbi fëmijë të pafajshëm dhe shqiptarëve të moshuar, më 15 janar 1999 në fshatin Reçak afër Shtimes (Kosovë). 

Librin nuk e kam lexuar, por e di tejet bukur seç kanë punuar patologët e njohur gjyqësorë lidhur me viktimat e pafajshme.

Kurrfarë mashtrimi nuk ka ekzistuar nga ana e UÇK-së dhe gazetarëve të medias vendore dhe atyre ndërkombëtare. 

Mashtrimi ka ndodhur në “Qendrën e Medias” në Prishtinë, nga na e mjeteve serbe të informacionit, shërbimeve të inteligjenës së KOS-it të AJ dhe njësiteve speciale të SPB të Serbisë.

 Masakra ka ndodhur, dhe në atë masakër janë vrarë egërsisht shqiptarët e pafajshëm: - në vijim shihni 45 emra shqiptarësh.

Në konfliktin me APJ, NJPS, NJSS të MPB të Serbisë, forcave të paramilitarëve radikalë të Vojisllav Sheshelit, ato të paramilitarëve të Zhelko Razhnatoviç - Arkan, me ç’rast janë vrarë në fushë betejë ushtarët e UÇK-së - në vijim shihni emrat e 15 shqiptarëve dhe mbiemrat me vitet e lindjes.

Patronët kryesorë të masakrës mbi qytetarët e pafajshëm - shih 19 emra dhe mbiemra serbësh.

Shefi i Misionit Vëzhgues i OSBE-së në Prishtinë, gjenerali amerikan, Uiliem Uoker ka shpallur forcat serbe për kriminelë në Kosovë, dhe më pas ky ishte preteksti për bombardimet e NATO-s mbi Serbinë dhe Malin e Zi.

Menjëherë pas kësaj, presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton paralajmëroi sulmin shkatërrues të NATO-s mbi Jugosllavinë. 

Presidentit iu bashkangjitën: Riçard Hollbruk, Uezli Klark dhe shumë prijës të shquar nga bota.

Klikoni linket dhe do të bindeni se në ilën anë ishte e vërteta mbi masakrën e shqiptarëve në Kosovë, Z. S.Kostiq. 

Do të kishte qenë më mirë nëse do të shpenzonit më shumë kohë dhe energji për ngjarjet e vërteta, të ilat do t’i keni ankth sa të jeni gjallë, sepse ka Zot në këtë botë. 

Nga ana tjetër, ne i besojmë Zotit dhe të vërtetës!!!

Urdhëroni të hapim polemikën, porse vetëm me argumente dhe jo me histori të rreme dhe propagandë, me të cilën z. Kostiq synon shpërlarjen e trurit (tanimë të shpërlarë fare) të POPULLIT TUAJ SERB!!!


Flori Bruqi

Pjesë nga libri “Polemika shqip”



 Flori Bruqi

           ( Pjesë nga libri “Polemika shqip”)

Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin


Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit