Gjykata Themelorja e Pejës kërkon që të përjashtohet nga rigjykimi i Naser Pajazitajt, lënda kalon në Gjykatën e Ferizajt

Rezultate imazhesh për donjeta pajaziti


Gjykata Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të vetë-përjashtohet nga procesi i rigjykimit të Naser Pajazitajt, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Apeli me aktvendim këtë lëndë e ka kaluar për Gjykim në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Siç merr vesh gazeta, arsyetimi i Gjykatës Themelore në Pejë për t'u përjashtuar nga ky rast ka qenë fakti se gjithë gjyqtarët e departamentit përgjegjës kanë marrë pjesë në gjykimin e këtij rasti.

“Kërkesa e Gjykatës Themelore në Pejë-GJA nr 523/19 dt. 27.12.2019 në lëndën PKR. Nr 82/19, ashtu që lënda penale ndaj të pandehurit Naser Pajazitaj, për vepër penale ‘vrasje e rëndë’ dhe veprës “mbajtja në pronësi, kontrolle apo posedim të paautorizuar të armëve” i caktohet Gjykatës Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda, për të vendosur lidhur me zhvillimin e procedurës së mëtejme në këtë çështje penale”, thuhet në aktvendim.

Fillimisht Pajazitaj ishte liruar nga veprat që i ngarkoheshin. Megjithatë Gjykata e Apelit e pati prishur vendimin e Gjykatës se Pejës dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.

Për të dytën herë Gjykata e Pejës e pati dënuar me burgim të përjetshëm. Ky vendim ishte vërtetuar edhe nga shkalla e dytë në Gjykatën e Apelit, por mbrojtja e të akuzuarit Pajazitaj, përmes kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë janë ankuar në Gjykatën Supreme. Kjo instinacë e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së Pajazitajt dhe rasti sërish është kthyer në rigjykim. Megjithatë Gjykata e Pejës ka kërkuar që mos ta gjykojë për të tretën herë të akuzuarin Pajazitaj. Rigjykimi i tij do të bëhet në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, Naser Pajazitaj akuzohej se me 9 nëntor 2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të Komunës se Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajazitaj. Derisa e ndjera ka qene duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në koke të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Trupi i të ndjerës gjendet pas më shumë se një muaj.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri