2020-01-08

Hasan Hasani (1947-)

Image result for shkrimtari hasan hasani"

Hasan Hasani u lind më 16 janar 1947 në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë) të Dushkajës, rrethinë e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Zhebël, Gërgoc dhe Baran. Shkollën Normale e kreu në Gjakovë. Studimet e larta, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Me krijimtari letrare dhe publicistike merret që nga viti 1965, kur e botoi poezinë e parë në revistën letrare “Jeta e re”. Krijimet letrare dhe publicistike i botoi në të gjitha gazetat dhe revistat që u botuan në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe më vonë edhe në Mal të Zi. Si student i vitit të parë, në vitin 1969 nisi punën si bashkëpunëtor i rregullt në gazetën e studentëve “Bota e re”, ku punoi deri në qershor të vitit 1971, kur kaloi gazetar i rregullt në gazetën arsimoreshoqërore dhe pedagogjike “Shkëndija”. Në vitin 1976 kalon në revistën për art, kulturë e letërsi “Fjala”, në fillim gazetar, e më vonë redaktor. Në vitin 1987 emrohet redaktor e më vonë edhe kryeredaktor në revistën letrare për fëmijë “Pionieri”, ku punoi deri në vitin 1996, kur kalon në revistën letrare “Jeta e re”. Nga viti 2003 përsëri e gjejmë redaktor në revistën letrare për fëmijë “Pionieri”, dhe nga janari i vitit 2004 përsëri e gjejmë kryeredaktor po në revistën “Pionieri”. Përveç me shkrime publicistike është marrë me krijimtari letrare, për fëmijë dhe për të rritur. Nga viti 1967, kur ka botuar librin e parë me vjersha e deri me 2013, botoi gjithsej 60 vepra të ndryshme letrare.Hasan Hasani për 55  vjet me radhë, (në vitin 1967 botoi librin e parë), ka përgatitur për shtyp veprën e plotë letrare të Ernest Koliqit në gjashtë vëllime, të Ethem Haxhiademit në dy vëllime, të Nermin Vlorës në dy vëlli¬me, të Mehdi Frashërit në një vëllim, të Rrahman Dedajt në katër vëllime, të cilat janë botuar në Prishtinë. Ka përgatitur numra tematikë (të veçantë) të revistës letrare “Jeta e re” për Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Nermin Vlorën, Musine Kokalarin, Mehdi e Mithat Frashërin, Vinçenc Prenushin, Azem Shkrelin dhe Beqir Musliun.

Hasan Malë Hasani jeton në Prishtinë.

Krononlogjia e veprave të Hasan Hasanit

Poezi për të rritur:

1. Krojet e bardha, 1967; 2. Dallgët e vërrinit, 1969 ; 3. Dy legjenda, 1969 ;  4. Më bekoi pa gjuhë, 1971;  5. Suferinë, 1967 ;  6. Emoniana, 1980 ; 7. Shenasa, 1980;  8. Gurëkala, 1981; 9. Unazëforta, 1984; 10. Përkolajt, 1988; 11. Emira, 1992 ;12. Gurdurimi, 1992; 13. Gjëmim baladash, 1994 ;
14. Harfë e Antikës, 1997; 15. Plak urtak mençurak, 1997; 16. Muza shqiptare, 1997; 17. Idhuj adhurimi, 1998 ;18. Qerpikë me lot, 1999; 19. Haxhiu i fshatit Pykë, 2005; 20. Tek uji i zi, 2009 ;
21. Shivegimi, 2012 ;22. Shpirtvrarë, 2012;23. Helmshtare, 2013; 24. Buka e mëkatit, 2013; 25. Shiba, 2013

Tregime për të rritur:

26. Njeriu që grindej me qiellin, 1979; 27. Zhurmë në pyll, 1985 ;28. Lojë me shamia, 1990;
 29. Gruaja që grindej me pluhurin, 1996 ;30. Muzgu i hyjneshës, 1996

Romane për të rritur:

31. Ulërima, 1989 ;32. Qafëtuli i Shavarinës, 1999 ;33. Kohë të egra, 2006

Poezi për fëmijë:

34. Ajkuna e Rugovës, 1978 ; 35. Mici e topi, 1980 ;36. Tali i Budalinës, 1986 ; 37. Vallja e shkrimtarëve, 1993 ;38. Ylberi i shkronjave, 1995 ; 39. Ezopi e breshka, 1995; 40. Shqipet e Shqiponjës, 2000 ;41. Abetarja e UÇK-së, 2006 ;42. Princesha e Shalës, 2010; 43. Palaço në Prishtinë, 2012

Kritikë letrare:

44. Të anatemuar, 2005; 45. Faqe libri, 2007; 46. Gavril Dara i Riu, 2007 ;47. Shënjëzime, 2011;
 48. Letërsia si art dhe komunikim poetik (me Sh. Vishajn), 2011; 49. Metafora e dhembjes, 2012;
 50. Arti i fjalës dhe i rrëfimit, 2013

Monografi:

51. Bajrush Doda, 2011

Vepra publicistike:

52. Nermin Vlora Falaski, 1992; 53. Miftar Spahija korife i Lumës, 1995/2002;  54. Nijazi Sulça mall Kosove që djeg, 2005 ;55. Nëntë biseda për Kosovën, 2005 ;56. Jehon një gjëmë mes mureve, 2005

Vepra leksikografike:

57. Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-1991, 1994/1995; 58. Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, 2003; 59 Të pavdekshmit e Dukagjinit, 2003; 60. Emra shqip për fëmijë, 2001/2006/2010 61. Leksikoni i nobelistëve të lertërsisë, 2011

Etj.

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...