2020-01-11

Hilmi Dauti (1951-)




Hilmi Dauti,lindi në vitin 1951 në fshatin Carrabreg të Deçanit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
kurse gjimanzin e kreu në "11 Maji"(tash "Bedri Pejani")në Pejë.

Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë (1975).Më 1977 u zgjodh asistent i lëndës  së "Anatomisë së njeriut" në Fakultetin e mjekësisë në Prishtinë.Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb(1980).

Tezën e doktoraturës e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë (1981).

Emërohet docent,profesor inordinar,profesor ordinar(1994) i lëndës"Anatomia e njeriut" në Fakultetine Mjekësisë në Prishtinë.

Në periudhën 1998-1999 qëndroi në Hjuston të SHBA-ve për perfeksionimin profesional pasdoktoral.

Ishte drejtor i Institutit të Anatomisë,drejtor i Instituteve Mjekësore të QKUK-së,si dhe në funksione të tjera në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2004 u zgjodh drejtor për çështje akademike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.Është autor dhe bashkautor i një sërë punimesh shkencore dhe profesionale dhe i tekstit universitar nga fusha e "Anatomisë së njeriut".

Që nga viti 1994 ishte  profesor i rregulltë i "Anatomisë" në Fakultetine Mjekësisë nishtinë, si dhe i "Anatomisë kineziologjike" në Fakultetin e Kulturës Sportive në Universitetin e Prishtinës ,si dhe profesor i "Anatomisë së njeriut" në Universitetin e Tetovës etj.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Punime shkencore të botuara :


1.Hilmi Dauti, Bajram Nuraj :,,Anatomia e Njeriut - Kombliku"(Libër Universitar).

2.Hilmi Dauti,etj.,"Postnatal - physiological research of the bronchial receptor system development on the isolated preparation of the human trachea in vitro".,2006.


3.Hilmi Dauti,etj."In vitro examination of ontogenesis of developing neuronal cells in vagal nuclei in medulla oblongata in newborns.,2008

4.Hilmi Dauti,etj"In vitro examination of degenerative evolution of adrenergic nerve endings in pulmonary inflammatory [corrected] processes in newborns.,2008.

5.Hilmi Dauti,etj"In Vitro Examination of Degenerative Evolution of Adrenergic Nerve Endings in Pulmonary Inflamatory Processes" 2008

6.Hilmi Dauti,"In Vitro Examination of Ontogenesis of Developing Neuronal Cells in Vagal Nuclei in Medulla Oblongata",2008.


7.Hilmi Dauti,etj"Examination of ontogenetic-morphologic growth of adrenergic receptor system in the isolated preparation of trachea in vitro",2009.

Etj.

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...