HYRJE NE INDOEUROPIANISTIKE


Ky libër është përmbledhja e leksioneve të folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej më 1971- 1973 në Universitetin e Prishtinës për studentët e ciklit pasuniversitar. Ato u patën incizuar, u patën zbardhur dhe u qenë shpërndarë studentëve si dispencë e shaptilografuar. Kjo vepër është pra në zanafillë një tekst për studentët. Dhe ky është botimi i parë në trajtë libri që u vjen lexuesve shqiptarë në një moment të volitshëm e të dobishëm, sepse përcakton atë standard me të cilin duhet të përballet gjuhësia jonë bashkëkohore, standard që do të shërbejë për shkrandjen e mëtimeve nga gjithfarë gjuhëtarësh-popullorë, por edhe ëndrrash nacionalideologjike e gjykimesh amatore që nuk e kaptojnë dot vaun e përsiatjeve pa krye. Duke qenë një “hyrje në studimin krahasimtar të gjuhëve indoeuropiane”, si e përcakton vetë autori, familje gjuhësh ku bën pjesë edhe shqipja, ai është i thjeshtë e i qartë për çdo lexues e jo vetëm për studentë universitarë.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit