2020-01-11

Hysni Daka(1952-)




Hysni Daka,lindi më 20 janar  1952 në fshatin Kabash të Prizrenit.Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 11.1.1978.

Nga viti 1979 punoi në Institutin e Fiziologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.Studimet pasuniversitare për "Imunologji klinike" me "Alergologji" i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb,ku mbrojti edhe magjistraturën (11.01.1985).

Disertacionin e doktoraturës e mbrojti nga po kjo fushë  në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë 23.09.1987.

Emërohet asistent më 1979 dhe në vitet vijuese merr të gjithë titujt përkatës universitarë.

Më 2001 u zgjodh profesor ordinar i lëndës"Fiziologjia e njeriut" dhe "Imunologjisë",në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Kreu detyra të ndryshme në institucionet e shkollimit të lartë universitarë, kryetar i Shoqatës së Alergologëve dhe Imunologëve në Kosovë, anëtar i Akademisë Evropine të Alergologëve dhe Imunologëve,profesor i "Fiziologjisë kineziologjike" në Fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë,profesor i i "Fiziologjisë së njeriut" dhe "Imunologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës,Kolegji "Rezonanca", Kolegji"AAB" etj.

Është autor dhe bashkautor i tekstit universitar "Bazat e imunologjisë"(2013).Përkthei dhe adaptoi tekste universitare nga fusha e "Fiziologjisë së njeriut" dhe "Imunologjisë etj.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Disa fjalë për tekstin  e përkthyer të autorëve : Ian Todd , Gavin Spickett "Imunologjia"( Botuar nga: ALB-MED në 2012 ) dhe e përkthyernga: Hysni Daka,Adnan Emini dhe Isa Bajçinca:


Teksti  bazë i "Imunologjisë " pë studentë dhe mjek  ofron në mënyrë të përshtatshme temat themelore të imunitetit dhe imunopatotogjisë.

Për të dhënë një pamje të plotë të lëndës, parimet kryesore shtjellohen në mënyrë progresive.

 Pjesa e parë e librit është hartuar në përputhje me programin për studentët paradiplomikë dhe përmban imunologjinë bazë ndërsa pjesa e dytë, merret me aspektet patologjike dhe klinike.

 Botimi i gjashtë i këtij libri, cilësohet me përmbajtjen e tij të përditësuar mbi rolin dhe rregullimin e qelizave dhe të molekulave të sistemit imunitar.

Çdo kapitull përmban synimet kryesore dhe pikat përmbledhëse, të cilat ndihmojnë lexuesin që të përqendrohet në elementet më të rëndësishme që duhen ditur. Në fund, lexuesi mund të testojë veten përmes kapitullit të ri për vetëtestim, që përmban pyetjet për zgjidhjen e problemeve si dhe pyetjet me më shumë se një përgjigje. Figurat dhe tabelat sigurojnë një referencë të shpejtë, që e bëjnë “Imunologjinë” një libër përfekt për klasifikimin dhe memorizimin e lehtë të njohurive.

Ky libër i përkthyer nga profesor Daka ,më bashkëpunëtorë është ideal edhe për ata që e mësojnë imunotogjinë për herë të parë ose kanë njohuri të mëparshme nga kjo lëndë e mjekësisë humane.

Etj.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...