2020-01-07

Jeta e Prof. Dr. Shaban Gecit


Rezultate imazhesh për Prof.Dr. Emrush Kyeziu

Prof.Dr. Emrush Kyeziu - Prishtinë


(Prof. Dr. Shaban Geci, ishte intelektual i klasit të parë. Këmbëngulës në dije të thella. Kryengritës për të vërtetën. I paepur në kërkime shkencore! Njohës i rrënjëve metafizike në shkencë po edhe në lëmi të tjera. Zbulimet tona shkencore thoshte mjeku dhe albanologu,Geci, mund të quhen hyjnore, vetëm në bazë të këtyre njohjeve, lexojmë në studimin e tij, „Për shëndetin e popullit“… )
                 
Në moshën 76 vjeçare, me 06.05. 2012 u shua nga jeta albanalogu dhe mjeku ynë i vlerësuar, Prof. Dr. Shaban Geci. Shaban Geci u lind më 7.12. 1935 në Roganë tëDardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Gjakovë dhe Prishtinë. Ishte intelektual i zgjuar dhe i thellë. Veprën e Naimit , Lasgushit, Asdrenit,Çajupit , Fishtës dhe Rilindasve të tjerë, Dr. Shaban Geci i dinte të tëra pëmendësh. I lindur në një familje patriotike të Roganës, Dr. Shaban Geci, kishte përkrahjen e familjes dhe të shokëve të tij për t´u arsimuar, dhe për të arsimuar. Babai i Shabanit, Limon Geci, dhe nëna e tij Naxhie Geci, ishin patriotë, dhe arsimdashës të flakët të shkollës. Të gjitha mësimet Dr. Shaban Gecit i shkonin për së mbari. Në shkollë nuk kishte një të parë si ai. Pas kryerjes së shkollës Normale në Gjakovë e Prishtinë, nëmoshën 20 vjeçare, Dr Shaban Geci emërohet drejtor shkolle në Shkollën Fillore të Hogoshtit. Në Hogosht, bashkë me patriotin Metush Krasniqin, mbjellin një frymë të re në edukimin kombëtar e patriotik. Shkolla ku punonte Shabani ishte në vëzhgim të udbashëve të Rankoviçit. Përkundër rrethanave, Shaban Geci kishte mbështetje tëpaluajtshme, nga Metush Krasniqi dhe shokët e miqtë e tij. Në kulmin e entuziazmit dhe frymëzimit të tij për një Kosovë ndryshe, Shaban Gecin e pushojnë nga puna. Por Shabani ishte i pndalur për dije. Mu në kulm të Aksionit famëkeq të grumbullimit të armëve, Shaban Geci regjistrohet në Fakultetin e Albanologjisë në Beograd dhe diplomon për 3 vjet, një vit para afatit. Bërja e Shaban Gecit me diplomë të Albanalogut e tmerroi UDB-në e Gjilanit. Në Gjilan Shabani sjell një frymë të re për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe. Programin e Rilindjes kombëtare, Shabani e njihte shkronjë për shkronjë. Ata që patën fatin të ishin nxënës të Shaban Gecit, më vonë u bën flamuj tëgjuhës dhe të letërsisë shqipe, në mesin e tyre, me dhjetëra u bën doktor shkencash. Por, rexhimi pushtues serbë, edhe në Gjilan e vëzhgon nga afër veprimtarinë e Shabanit. Shabani ishte i diplomuari i parë me Fakultet në Anamoravë. Mirëpo, pas tri viteve profesor në Normalen e Gjilanit, Shaban Gecit i merret e drejta për të dhënë mësim nëarsimin e kohës, me arsyetimin se po e indoktrinon rininë, me spjegimet për Naimin, Migjenin, Çajupin. Por, Dr. Shaban Geci nuk jepet. Ai pa u menduar shumë regjistron Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, dhe në afat rekord diplomon në Mjekësi. Pak para diplomimit në Mjekësi, Dr. Shaban Geci rehabilitohet nga Plenumi i Briones, dhe sërish kthehet në Normalen e Gjilanit, pasi gjyqi i tij ishte i fituar. Pas diplomimit në Mjekësi, në vitin 1968, Dr. Shaban Geci, nis punën në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. I etur për dije dhe shkencë ai nuk reshtë së punuari. Dr. Shaban Geci, regjistron spezcializimin në Universitetin e Fakultetit të Mjekësisë në Zagreb. Në Universitetin e Zagrebit Shabani njihet me shumë figura nga ballkani e më gjerë. Në Zagreb Dr. Shabani, speciolizon në fushën e hematologjisë dhe citologjisë. Në këmbim të përvojave me Shqipërinë, Dr. Shaban Geci, për një muaj ishte në Pavijonin e Hematologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në Tiranë. Në Tiranë Shabani zëshumë miq. Në vitin 1973, Dr. Shaban Geci, zgjidhet asistent në lëndën Mjekësi interne të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa në qershor të vitit 1978, doktoron në temën;anemitë nutrive në Kosovë. Krahas titujve në mjekësi, Dr. Shaban Geci, la pas vetes 250 punime shkencore nga lëmia e mjekësisë. ndërsa pesë vjet më vonë fiton gradën, Profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Prof Dr. Shaban Geci, përveç punës së tij të mjekut dhe të pedagogut, ka ushtruar edhe disa detyra me rëndësi. Vlen të theksohet se Prof. Dr, Shaban Geci ishte Kryeshef i parë dhe themelues i shërbimit Hematologjik të Fakultetit të Mjekësisë në Kosovë, anëtar i seksionit internistik, anëtar i Këshillit drejtues të Hematologëve të ish Jugosllavisë, anëtar i Pleqësisë të Klinikës për Sëmundje të Brendshme, nënkryetar i PleqësisëQëndrore të Fakultetit të Mjekësisë. Në fushën e mjekësisë interne Prof. Dr. Shaban Geci ka botuar 250 punime shkencore me të cilat u ka hapur shtigjet e dijes e tëhulumtimit edhe studiusve të ardhshëm. Prof. Dr. Shaban Geci, ishte intelektual i klasit të parë. Këmbëngulës në dije të thella. Kryengritës për të vërtetën. Jeta dhe vepra e Prof. Dr. Shaban Gecit, mbetet një roman i pashkruar, një kryengritje e krengritësit të kryengritur. Një lëndë për dramaturgji të mirëfilltë. Jeta e gjithësecilit prej nesh nën pushtimin serb ishte e rëndë dhe me shtypje të dhimbjeve të mëdha. Artin e të jetuarit Dr. Shaban Geci e jetoi në mynyrën e vet. Vëllai ynë Prof. Dr. Shaban Geci u shpreh shkrimtari Rrustem Geci; ishte intelektual me formim të lartë. Rebel përpara të paarsyeshmes, zemërim-mirë përpara popullit tij. Prof. Dr. Shaban Geci ishte shembulli më i mirë i itlelektalit luftëtarit dhe inteletualit të guximshëm ushpreh bashkëkohaniku dhe patrioti Hazir Shala. Ndërsa Adem Demaçi tha se Dr. Shaban Geci ishte shembulli i intelektualit të formuar. Fal vëllaut tonë, Prof .Dr. Shaban Gecit u shpreh Rrustem Geci, në shtëpinë tonë në Roganë fliste Naimi, Çajupi, Migjeni e Fishta dhe rilindas të tjerë. Prof. Dr. Shaban Geci Fakultetin e Albanalogjisë e kreu në Beograd, por rexhimi tito-rankoviq e detyroi tëkryej Fakultetitn e Mjekësisë. Jeta e Dr. Shaban Gecit ishte jeta e intelektualit shqiptar, jeta e krenarisë së papërkulur. Në mbledhjen komemorative për jetën dhe veprën e Prof Dr Shaban Gecit foli Dekani i fakultetit të Mjekësisë, dhe shokët e tij të Hematologjisë, Prof. Dr. Ahmet Brovina, dhe Prof Dr. Emrush Kryeziu. Në atë mbledhje përkujtimore u tha se Prof. Dr. Shaban Geci, ishte shembull i intelektualit të pa epur. Prof. Dr. Shaban Geci pas vetes la gruan Zejnepen, Djalin Artirin, vajzat Burbuqen dhe Labinoten, shumë nipër e mbesa, dhe familjen e gjerë, vëlllëzër dhe motra.Lavdi jetës dhe veprës së tij.


No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...