2020-01-11

Kadrush Radogoshi(1948 - )

Rezultate imazhesh për kadrush radogoshi ne floripress



Magjistër Kadrush Radogoshi,lindi në Gjakovë , më 15 shtator 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjakovë.Fakultetin Filosofik (Dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe) si dhe studimet posuniversitare i kreu në Prishtinë. Prej vitit 1969 e deri në vitin 1981 punoi në arsim, kur e burgosën dhe e dënuan për propagandë antijugosllave. Ishte i vetmi gjakovar në mesin e 237 intelektualëve të arrestuar më 28 mars 1989 e të dërguar fillimisht në Burgun e Leskovcit e pastaj në Burgun e Prokuples.  Vite të tëra ka qenë i papunë dhe i përsekutuar, herë-herë gjer në linç publik.

Njerëzit që sakrifikuan shumëçka nga jeta, ju është ofruar shumëçka, ata i kanë refuzuar e kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Ata nuk brengosen në situata të caktuara, nuk brengosen për fatin personal të tyre. Ka bindjen se nganjëherë këta njerëz edhe kaliten dhe arrijnë të mbijetojnë, sepse qëllimi ishte  më i lartë se sa vuajtja individuale.

Ai  mendon se rreziku më i madh është nëse intelektuali pranon të mësohet me të keqen.E keqja  është e jashtëzakonshme, shndërrohet në të zakonshme ,Ee këtu  është rreziku më i madh- të pajtohesh me të keqen.  Është detyrë, e intelektualëve që të mos lejojnë që e keqja të shndërrohet ne normale. Kështu ka vepruar Sokrati, kështu ka vepruar edhe “Laookoni”.

"Laokoni", nuk është roman tradicional, është roman i kodit simbolik. Nuk është kronologjik dhe pjesë të romanit tregohen edhe përmes letrave, thyerjet janë të mëdha në aspektin struktural. Nuk kemi të bëjmë me narratorin tradicional.

Kadrushi  përfaqësohet, edhe me romanin, por, edhe me jetën e tij, fatin e intelektualit të Kosovës.

 Ka pasur të tjerë, si Adem Demaçi që ka qenë për shumë vite i dënuar në kazamatët serbe.

Në vitin 2005, Adem Demaçi u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e Kadrush Radogoshi nënkryetar.Ademi nuk arriti ta kryejë mandatin për shkaqe shëndetësore dhe në një kohë ai e bëra punën e tij . Më pas Kadrush Radogoshi  u zgjodh kryetar i LSHK-së për një mandat. Sipas tij  struktura më e persekutuar në Kosovë, janë një pjesë e shkrimtarëve. Një pjesë tjetër ishte  e përkëdhelur.

 Raporti i Kadrush Radogoshit  me Adem Demaçin ishte i  mirë . Adem Demaçi ishte simbol i Lëvizjes Kombëtare shqiptare, i lëvizjes ilegale. Ata që nuk u instrumentalizuan politikisht, në forma të ndryshme janë persekutuar, ka edhe të tillë që janë mbytur në burg. Në Burgun Prishtinës në vitin 1964 kur është arrestuar për herë të dytë Adem Demaçi si kryetar i Lëvizjes për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Fazlli Greçevci ka qenë në atë kohë një prej poetëve të njohur, e bashkëveprimtar i  Adem Demaçit, e kanë mbytur në tortura në burgun e Prishtinës.

 Ka pasur edhe shkrimtarë që kanë ikur nga Kosova, si Ramadan Rexhepi; ose Teki Dervishi që ka qenë në burgun famëkeq Goli Otok (“Ishulli i thatë”) në një ishull në detin Adriatik.

Shumë  intelektualë  i kanë shërbyer pushtetit dhe intelektualë që e kanë kundërshtuar pushtetin. Në kushte të tjera, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri.

 Për fat të keq në Kosovë disidenca ishte e dyfishtë; edhe kundra pushtetit edhe kundra Serbisë.

Kosova  nuk kishte vetëm disidentë ideologjike, por kishte  edhe disidentë kombëtarë- konflikti më i madh i tyre , ishte se ata bashkëpunonin me pushtetin dhe pjesa tjetër ishte kundër atij pushteti, sepse shqiptarët i trajtonte si qytetarë të dorës së dytë e të dorës së tretë.

Një intelektual të cilin e brengos fati i njerëzve të vet, nuk mund të pajtohet me disa politika.
Bie fjala Kadrushit ,vëllai i tij u  detyrua të braktiste studimet e veta. E kanë penguar e nuk e kanë lejuar të shkojë, për shkakun e tij... Poashtu edhe vëllain tjetër e kanë burgosur për shkakun e Kadrushit.

Kadrush Radogoshi ka qenë në burgosje hetuese  që e kanë marrë sa herë kanë dashur udbashët . Nuk ka pasur dënime të gjata, por kanë qenë burgosje nënhetim.

-Gjatë torturave, udbashët  kërkonin që ai të rrezikojë pjesën më elitare të inteligjencës së Kosovës. Të akuzoj Rexhep Qosjen, e shokët e tjerë intelektualë. E ky ishte rreziku më i madh. Të them të drejtën torturat ishin nga më të rëndat. Ata me çdo kusht kërkonin të montonin grupe ilegale, që nuk ekzistonin në mënyrë që ti mënjanonin disa intelektualë shqiptarë që nuk ishin instrumentalizuar te pushteti si të tjerët.

Kadrushi nuk i  arsyeton disa  poetë. Nuk ëshiron  të rëndojë ndërgjegjen e tij, por po e morët, librin e historianit Prof.dr. Haki Bajramit, “Dosja Demaçi”, që është një libër afro 500 faqe, ka arritur të depërtojë në Arkivin e Burgut të Prishtinës e të marrë tërë dokumentacionin e tri gjykimeve të Adem Demaçit- më 1959, më 1964 dhe më 1975.

Të tria gjykimet e të gjitha deklaratat akuzuese të shokëve të tij shkrimtarë sot janë emra të njohur, kanë krijuar mite shqiptarët për ta, e ata janë akuzuesit e Adem Demaçit. Deklaratat janë aty. Unë nuk dua ta rëndoj ndërgjegjen time, ju do të befasoheshit po t’i mësonit emrat, e deklaratat janë shumë akuzuese ndaj tij. E asnjëherë, nuk i kanë kërkuar falje Adem Demaçit, falje publike e kam fjalën, më thotë shkrimtari Kadrush Radogoshi.

Me shkrime filloi të merret që nga viti  1970  e deri me tash.Shkruan  kryesisht poezi,prozë,dramë,
ese,kritikë letrare dhe artikuj studimorë për letërsinë.Është fitues i shumë çmimeve për poezi e tregim në konkurset letrare. Në mars të 2005 u zgjodh nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ndërsa në mars 2008 u zgjodh kryetar i saj. Është ndër veprimtarët dhe shkrimtarët më aktiv të Kosovës.

Tash Kadrush Radogoshi , me familje jeton në Kanada.

Vepra të botuara:

1.Në mes të heshtjës dhe këngës(1981):2.Në udhëkryq(1984):3.Poetika e romanit bashkëkohor shqiptar(1985);4.Nekrologji për Sodomën((1991);5.Jeta artistike e Ilir Shkretës(1993); 6.Interpretime(1993);7.Heraldika e pikëllimit(1997);8.Nëpër rrathët e ferrit serb(2000)
9.Homo Dardanicus(2001);10.Adem Jashari dhe vdekja(2001);11.Nëpër universin letrar(2003);
12.Pikon çati e shpirtit(2004);13.Orfeu nga Vendenisi(2005);14.Pikëllimi i buzëqeshur(2006);
15.Semantika e bregut tjetër (2008) ; 16.Çabra antologjia- seancë e përshpirtshme(2008)

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...