Koalicioni LVV-LDK , drejt dështimit

news image

Ish shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se me ofertën e fundit të LDK-së që i kanë bërë Vetëvendosjes, kanë bërë kompromisin më të madh për koalicionin qeverisës.

Prandaj, sipas Hotit ata nuk do të lëvizin në asnjë moment nga qëndrimi se atyre iu takon posti i kryeparlamentarit për një vit deri në emërimin e presidentit.

“Unë besoj që është në interes të shtetit të Kosovës edhe në interes të Vetëvendosjes që sa më parë të th-emelohen institucionet duke respektuar këtë ofertë që e ka bërë LDK. Merr parasysh edhe fuqitë politike edhe i balancon përgjegjësitë që është e shëndetshme për demokracinë në Kosovë… nuk ka asnjë logjikë që lëvizin nga ato pika”, thotë ai në një intervistë për KosovaPress.

Hoti thotë se oferta e tyrë është në favor të Vetëvendosjes dhe ata duhet ta pranojnë, pasi që për tri vite Vetëvendosje do të ketë dy pozita shtetërore, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin.

news image
“Ne kemi lëvizur pas datës 26 dhjetor edhe me datën 8 janar kemi bërë këtë lëvizje. Ne kemi bërë një kompromis tjetër. Kemi hequr dorë nga 4 vite për të mbajtur gjithë mandatin e kryetarit të Kuvendit. Kemi kërkuar që vitin e parë LDK të ketë njërën nga tri pozitat e larta shtetërore. E pozitat e larta është kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe presidenti. Gjatë kësaj periudhe janë dy pozita të larta shtetërore që mund t’i ketë ky koalicion qeverisës. Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, thotë ai.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti flet edhe për kryetarin e tanishëm të Kuvendit, Glauk Konjucën, ku sipas tij është çështje e Vetëvendosjes se si do ta akomodojnë Glauk Konjufcën.

“Është çështje e tyre se si i zgjedhin punët brenda partisë, se si akomodojnë edhe zotëri Konjufca edhe të tjerët. Është politikë e tyre e brendshme partiake. Ne kemi ofruar një mundësi se si duhet të punojmë bashkë me VV-në në krijimin e institucioneve të reja. Tash ne nuk mundemi të mbesin peng i një qasje që ka përdorur gjatë kësaj periudhe LVV-ja. Zgjedhja zotëri Konjufca në krye të Kuvendit edhe tash proklamimi i faktit se kjo është e kryer është një politikë e aktit të kryer”, thotë ai.

Hoti thotë se gjitha kërkesat e tyre i kanë pasur racionale, pasi kanë mundur të kërkojnë edhe postin e kryeministrit.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi të rriten ministritë nga 12 në 14 sosh, ku LDK-së do t’i takonin 6 ministri dhe zotimi për president. Por në një formë u refuzua nga kjo e fundit, ku i paraqiti ofertën e re partisë fituese, në të cilën thuhet se LDK merr postin e kryeparlamentarit për një vit, pesë ministri dhe zotimin për postin e presidentit pas një viti.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri