Komandanti më i fuqishëm ushtarak i Iranit, gjenerali Qasem Soleimani, është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Irak. 62-vjecari i kishte shtrirë operacionet ushtarake të republikës islamike në Lindjen e Mesme si kryetari I forcave të saj elitë Quds. Soleimani u vra ne aeroportin e Bagdadit, së bashku me një grup milicësh të mbështetura nga Teherani. Urdhri për sulmin është dhënë nga presidenti Donald Trump. Kjo vrasje përbën një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve mes Ëashingtonit dhe Iranit. Teksa shpallte tre ditë zije në vend, lideri suprem Iranian, Ajatollahu Ali Khamenei tha se: “kriminelët pas këtij sulmi I pret një shpagim I ashpër”. Gjenerali Soleimani shihej gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme në Iran pas Khameneit. Forca e tij Quds, një njësi elitë e rojeve revolucionare Iraniane, i përgjigjej direkt Ajatollahut ndërsa vetë Soleimani lartësohej gati në nivelin e figurës së një heroi kombëtar. SHBA ndërkohë e konsideronte komandantin e Forcës Quds si terrorist, ndërsa njësinë e konsideronte përgjegjëse për vdekjen e qindra amerikanëve. Gjeneralit i Iranit u bë copash nga predha amerikane, trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza Detaje të reja kanë dalë nga sulmi amerikan që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit. Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, të cilët po e merrnin nga aeroporti. Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë. Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad. Dy zyrtarë amerikanë thanë se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza që mbante. Ndërkohë që trupi i Al-Muhandisit nuk është gjetur ende.


Rezultate imazhesh për Gjenerali Soleimani


Soleimani u vra ne aeroportin e Bagdadit, së bashku me një grup milicësh të mbështetura nga Teherani.


Imazh i ngjashëm


Urdhri për sulmin është dhënë nga presidenti  amerikan zt.Donald Trump. 

Kjo vrasje përbën një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve mes Washingtonit dhe Iranit.



Teksa shpallte tre ditë zije në vend, lideri suprem Iranian, Ajatollahu Ali Khamenei tha se: “kriminelët pas këtij sulmi I pret një shpagim I ashpër”.


Rezultate imazhesh për Gjenerali Soleimani

 Gjenerali Soleimani shihej gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme në Iran pas Khameneit.



Forca e tij Quds, një njësi elitë e rojeve revolucionare Iraniane, i përgjigjej direkt Ajatollahut ndërsa vetë Soleimani lartësohej gati në nivelin e figurës së një heroi kombëtar. SHBA ndërkohë e konsideronte komandantin e Forcës Quds si terrorist, ndërsa njësinë e konsideronte përgjegjëse për vdekjen e qindra amerikanëve.


Rezultate imazhesh për Gjenerali Soleimani

Gjeneralit i Iranit u bë copash nga predha amerikane, trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi amerikan që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.



Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, të cilët po e merrnin nga aeroporti.


Rezultate imazhesh për Gjenerali Soleimani

Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza që mbante. Ndërkohë që trupi i Al-Muhandisit nuk është gjetur ende.


news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka mbështetur vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimanit.

Haradinaj ka shkruar se Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të SHBA-së në të drejtën për vetëmbrojtje, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej”, ka shkruar Haradinaj.



“Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën”, ka shkruar ai më tej.

Haradinaj tha se Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri