Lejohet për kompaninë gjermane “Lufthansa” që ta hapë korridorin ajror mes Kosovës dhe Serbisë


Rezultate imazhesh për lufthanza


Me ndërmjetësim amerikan, iniciohet kthimi i linjës ajrore Kosovë-Serbi pas 21 vjetësh


Pas 20 vjetësh kontestimesh të ekzistencës së hapësirës ajrore të Kosovës nga Serbia, palët kanë nënshkruar një letër qëllimi për t’i lejuar kompanisë gjermane “Lufthansa” që ta hapë korridorin ajror mes shteteve.

Në Ambasadën amerikane në Berlin, drejtori i Aviacionit Civil, Eset Berisha, ka hedhur nënshkrimin në dokumentin që i jep pëlqim “Lufthansas” që të aplikojë për leje në Kosovë.

Eset Berisha, , ka thënë se kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare dhe, sipas tij, është bërë me inicim të Ambasadës amerikane në Gjermani.

Ai ka treguar se fillimi i linjës ajrore Prishtinë-Beograd mund të bëhet vetëm pas aranzhimeve mes autoriteteve të aviacionit dhe NATO-s në kuadër të mekanizmit për normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit Perëndimor.

Por, përballë tij, ka qenë një zyrtar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Serbisë, e cila menaxhon hapësirën ekonomike ajrore të Serbisë, që në Kosovë është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës.

Berisha, ani pse drejtori i një institucioni të pavarur, ka theksuar se në Berlin ka qenë i deleguar i ministrit në detyrë të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Ai ka shtuar se letra e pajtimit ndodhet në Ambasadën amerikane dhe sapo t’u dorëzohet palëve, ajo do të publikohet.

Njeriu, i cili u tha se është iniciator për këtë marrëveshje, i dërguari i presidentit të SHBA-së për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell, meritat ia ka atribuuar presidentit amerikan. Donald Trump.

“Presidenti Donald Trump edhe një herë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan marrëveshje për fluturimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vjetësh. Faleminderit ‘Lufthansa’, NATO, Robert C O’Brien dhe liderët e Kosovës dhe të Serbisë”, shkroi Grenell.

Entuziast është shfaqur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka mirëpritur nënshkrimin e letrës së synimeve.

Ndërkaq, pasdite ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili e ka cilësuar hap gjigant këtë që sipas tij do të ndikojë në avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës.

Por kjo letër, sipas NATO-s, është nënshkruar duke u bazuar në rezolutën 1244, sekretari i së cilës ka kujtuar se komandanti i misionit të KFOR-it e ka autoritetin e hapësirës ajrore mbi Kosovë.

“E mirëpres qëllimin e ‘Eurowings’ dhe Grupit ‘Lufthansa’ për të vendosur fluturime të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, komandanti i misionit tonë të KFOR-it e ka autoritetin e hapësirës ajrore mbi Kosovë dhe NATO-ja do të mbetet e përfshirë përmes procesit afatgjatë të Takimit të Normalizimit të Aviacionit në Ballkan, të cilin e udhëheqim ne”, thuhet në letrën e Shtabit Qendror të KFOR-it.

Por, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se nënshkrimi i këtyre letrave është hap i rëndësishëm, megjithëse ka shtuar se linja ajrore Beograd-Prishtinë mund të jetësohet vetëm pas heqjes së taksës që Kosova u ka vënë prodhimeve serbe dhe pas rikthimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Rezultate imazhesh për lufthanza


Dr.Pal Lekaj: Linja Prishtinë-Beograd, hap i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, e ka mirëpritur lajmin për linjën e re Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas nga kompania gjermane e fluturimeve Lufthansa.

Ai këtë e ka quajtur hap të rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore, kurorëzim i angazhimit maksimal të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit e Autoritetit të Aviacionit Civil, me mbështetje të madhe të Kryeministrit Ramush Haradinaj e Presidentit Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas tij, vazhdojnë t’i qëndrojnë përkrah Kosovës edhe në sferën e aviacionit civil.

“Mirënjohje e veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vazhdojnë t’i qëndrojnë përkrah vendit tonë edhe në sferën e aviacionit civil, posaçërisht ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, njëherit i dërguar special për Kosovë e Serbi, Richard Grenell dhe Robert O’Brien, këshilltar për siguri kombëtare të presidentit të SHBA-së, Donald Trump”, ka thënë ai.


Rezultate imazhesh për lufthanza

Aleksandër Vuçiqi i përgjigjet opozitës: 
Po të nënshkruante “Air Serbia”, do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nënshkrimi i letrës së synimit me kompaninë “Lufthansa” për rikthimin e linjës ajrore Beograd- Prishtinë është “gjë e rëndësishme për vendin tonë”.

Vuçiqi, siç raporton agjencia serbe e lajmeve FoNet, u ka thënë gazetarëve në Davos se kanë arritur më të mirën e mundshme në këtë marrëveshje, duke mbrojtur “unitetin e territorit të Serbisë dhe të gjejmë njëfarë zgjidhjeje kompromisi përmes së cilës askush s’mund të na thotë se e kemi njohur Kosovën”.

Sipas tij, bisedimet për këtë çështje janë zhvilluar për një kohë të gjatë.

“Dua të falënderoj Richard Grenellin dhe Robert O’ Brienin për përpjekjet dhe energjinë e tyre të madhe për këtë çështje, sepse është shumë e vështirë të arrihet deri tek ndonjë marrëveshje për këtë çështje”, tha Vuçiqi.

Në lidhje me kritikat e opozitës se “Air Serbia” nuk është avio-operatori nënshkrues i marrëveshjes, por Lufthansa, Vuçiqi tha se “është e pamundshme që kjo të bëhet përmes ‘Air Serbia’, jo pse shqiptarët nuk duan”.

“Shqiptarët e duan ‘Air Serbinë’ më shumë se këdo tjetër, por që ‘Air Serbia’ do të duhej të nënshkruante të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Duhet të nënshkruajë marrëveshje me aeroportin ‘Adem Jashari’, por edhe me Kosovën si shtet”, tha Vuçiqi, dhe shtoi se me këtë “do të pranonim se hapësira e ultë ajrore nuk është nën kontrollin tonë”.

Sipas fjalëve të tij, “ka qenë kjo një betejë disamujore me shqiptarët që këtu ta përfshijmë KFOR-in, dikë që ishte caktuar me rezolutën e Kombeve të Bashkuara për atë zonën”.

Vuçiqi e ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për interesimin, ndërsa përfaqësuesit e administratës për energjinë e vënë në këtë marrëveshje, por shtoi se “nuk do të jetë e lehtë as për ne, as për amerikanët, e as për shqiptarët që e tërë kjo të bëhet”.

F.B.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri