2020-01-08

Muhamed Kërveshi(1935-)

Rezultate imazhesh për muhamet kerveshi


Muhamed Kërveshi lindi në Mitrovicë më 1935. Shkollën fillore e kreu në Pejë, ndërsa gjimnazin në vendlindje.

 U largua nga Kosova për të studiuar filozofi në Universitetin e Beogradit dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në Zagreb. 

U rikthye në Kosovë, në Prishtinë, ku mbrojti më pas edhe doktoraturën.Ka dhënë mësim në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. 

Muhamed Kërveshi, poet i afirmuar, është prezentuar në shumë panorama dhe antologji të poezisë shqipe, të botuara në Kosovë (në frëngjisht, në italisht, në gjermanisht, në anglisht, në turqisht, në serbisht), në Shqipëri, në Republikat e ish-Jugosllavisë dhe Vojvodinë edhe në vende të ndryshme të botës. 

Poezitë e këtij autori janë botuar në “Antologjinë e lirikës shqipe” (gjithëshqiptare) në italisht, që e përpiloi dhe e botoi shkrimtari ynë Ernest Koliqi në Milano, më 1963. 

Poezitë e Muhamedit botohen në spanjisht ne Revistën letrare “Comoran y delfin” Buenos Aires (Argjentinë), 1971. 

Muhamed Kërveshi është përfaqësuar në “Antologjinë e Evropës...” në gjuhën gjermane, që e përpiloi, e përktheu dhe e botoi Dr. Egon H.Raketa, në Bon, më 1976. 

Vargjet e Kërveshit i zgjodhi dhe i përktheu në gjermanisht Rudolf Grulich, në antologjinë “Regen in einer Legende”, Heiligenhof, 1977. 

Poezitë e Muhamed Kërveshit janë të botuara në arabisht, në antologjinë “Palestina shqiptare” që e përpiloi Muhamed Mufaku dhe e botoi Qendra Kulurore Arabe, në Siri, më 1980. 

Poezitë e Muhamed Kërveshit janë botuar në antologjinë “Një grusht kaltri” në turqisht, që e përpiloi, e përktheu Hasan Merxhan dhe u botua në Stamboll, më 1985.

 Poezitë e këtij poeti të njohur janë botuar në “Sikur një shqiponjë Antologji e lirikës shqipe që nga shekulli XVI deri në ditët tona”, që e përpiloi dhe e botoi në gjermanisht Robert Elsie, Shtutgard, 1988.

 Poezitë e Muhamed Kërveshit janë botuar në “Antologjinë e poezisë së poetëve të ish-Jugosllavisë”, Regnborgens Sanger, në gjuhën suedeze, të përpiluar dhe të botuar nga rumuni Jon Milosh, në Stokholm, 1991. 

Gjithashtu poezitë e këtij shkrimtari janë botuar në antologjinë “Kosova në errësirë”, në frëngjisht, e përpiluar dhe e botuar nga Anne-Marie, Christiane Matecot, Alexandre Zotos dhe Yves Potel, e botuar në Paris, më 1999. 

Poezitë e Muhamedit janë botuar në “Antologjinë e poezisë moderne shqipe” (shqip-gjermanisht), që e përpiloi, e përktheu dhe e botoi Ferdinand Laholli, në Sh.B. Doruntina në Holzminden – Gjermani, më 2003. 

Pastaj në “Antologjinë e poezisë bashkëkohore të Kosovës në arabishte “, në Aman (Jordani), që e përpiloi dhe e botoi Prof.dr.Muhamed Mufaku, më 2008.

 Poezitë e këtij poeti janë të botuara në “Antologie poetica” Amintirile sufletului (Kujtimet e shpirtit). E përgatiti dhe e botoi Baki Ymeri, Albanezul, Bukuresht, 2010. 

Gjithashtu poezitë e Muhamed Kërveshit, në ngritje sasiore dhe cilësore, gjer më tani janë përkthyer dhe botuar në sllovenisht, serbokroatisht, rumanisht, italisht, maqedonisht, turqisht, bullgarisht, hungarisht, sllovakisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjollisht, arabisht, anglisht, persisht, rusisht, suedisht, polonisht, boshnjakisht etj.

Veprat nga ky autor

I. Për të rritur

1.Ngjyrat e dashunisë (poezi), N.B. Rilindja, 1964
2.Portretet në miniaturë (poezi), N.B. Rilindja, 1966
3.Hijet (poezi), N.B. Rilindja,1968
4.Valët e reja (poezi), N.B. Rilindja,1971
5.Rrathët (poezi), N.B. Rilindja, 1973
6.Piramidat (poezi), N.B. Rilindja, 1976
7.Ngjyrat (poezi-serbokroatisht), Jedinstvo, 1977
8.Ura (poezi), N.B. Rilindja, 1978
9.Kundruall (poezi), N.B. Rilindja,1980
10.Vazhdimësi (poezi), N.B Rilindja,1982
11.Zemra ime (Antologji e poezisë), SH.B. Naim Frashëri, Tiranë, 1982
12.Etje (poezi- turqisht), TAN, 1982
13.Sheshi i ditës (poezi), N.B. Rilindja, 1985
14.Lojë në vazhdime (Antologji e poezisë), N.B. Rilindja, 1985
15.Trokitje (poezi), N.B. Rilindja, 1990
16.Syri i Kosovës (poezi), N.B. Rilindja, 1994
17.Shirat flasin (poezi), N.B. Rilindja, 1997
18.Kontakte letrare (ese, kritika etj.), N.B. Rilindja, 1999
19.Loti i Kosovës (poezi), N.B. Rilindja, 2000
20.Zëri i ditëve (tregime poetike), N.B.G.L. Dukagjini, 2000
21.Flaka e përqafuar (poezi), SH. B. Vëllezërit Frashëri, 2001
22.Dashuria peng (pesë drama), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2002
23.Kopshtari i dashurisë (tregime poetike), SH.B. Faik Konica, 2003
24.Jetë guri (poezi), Rilindja, 2003
25.Zilja e kujtimeve (tregime), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2004
26.Zjarri i përqafuar (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 2004
27.Çelësi (gjashtë monodrama), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2005
28.Në pasqyrë (tregime), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2006
29.Jetë druri (poezi), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2006
30.Ora e madhe (poezi-dialog), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2006
31.Hyrje në metaforë (poezi), SH.B. Faik Konica, 2008
32.Antologji e poetëve të Pejës, SH.B. Faik Konica, 2009
33.Ëndrra e diktatorit (roman), SH.B. Faik Konica, 2009
34.Prania e Padukshme (roman), SH.B. Faik Konica, 2010
35.Liria e vonuar (poezi), SH.B. Faik Konica, 2010
36.Melancolie (poezi), Albanezul, Bukuresht, 2010
37.Bukuria e përbashkët (poezi), SH.B. Faik Konica, 2011
38.Shkodra ime, (poezi), SH.B. Faik Konica, 2012
39.Rrënjët (poezi), SH.B. Faik Konica, 2013
40.Në jetën tonë ka gjembërim, (poezi), SH.B. Faik Konica, 2014
41.Gurët e lartësive (poezi), SH.B. Faik Konica, 2015
42.Prania e Paduksme (poezi), SH.B. Faik Konica, 2016
43.Eshtrat Flasin (poezi), SH.B. Faik Konica, 2017
44.Thelësitë e strukturave poetike (ese e kritika), SH.B. Faik Konica, 2017

II. Për fëmijë

45.Telegramet e dallëndysheve (poezi), N.B. Rilindja, 1972
46.Ylli rojtar (poezi), N.B. Rilindja, 1981
47.Fjalë e nënës zog (poezi), N.B. Rilindja, 1986
48.Shtëpia e re (tregime), N.B. Rilindja, 1989
49.Ura (tregime), N.B.G.L. Dukagjini, 1997
50.Xhufi (tregime), N.B.G.L. Dukagjini, 2001
51.Në valle të rrezeve (poezi), Pionieri, 2002
52.Gjuha e zogjve (roman për fëmijë) SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2007
53.Përrallzat me gjumë, SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2007
54.Në mes dy dashurive (tregime) SH.B. Faik Konica, 2017

III. Të shqipëruara nga frëngjitshtja

55.Romen Rolan – Jeta e Betovenit (monografi), Rilindja, 1974
56.Pol Elyar –Porta e hapur (poezi), N.B. Rilindja, 1976
57.Leopold S. Senghor – Kungimet e zeza (poezi), N.B. Rilindja, 1976
58.Kurrizi i engjëllit (Antologji e lirikës bashkëkohore frënge), N.B. Rilindja, 1988
59.Gijom Apoliner –Vjeshta e sëmurë (poezi), N.B. Rilindja, 1990
60.Sharl Bodler – I huaji (splin parisi –proza poetike), N.B.G.L. Dukagjini, 1995
61.Sharl Bodler –Lulet e së keqes (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 1996
62.Stefan Malarme – Kaltërsi (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 1997
63.Zhak Prever – Për ty dashuri (poezi), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2002
64.Fransua Vijon – Testamenti (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 2002
65.Antologjia e lirikës frënge (shek.XIII-XXI), SH. B. Faik Konica, 2003
66.Sharl Bodler – Lulet e së keqes (poezi), SH.B. Libri shkollor, 2003
67.Pol Valeri – Zgjimi i dritës (poezi), SH.B. Faik Konica, 2008
68.Artyr Rembo – Anija e dehur (poezi), SH.B. Faik Konica, 2011
69.Artyr Rembo – Një stinë në ferr (proza poetike), SH.B. Faik Konica, 2011
70.Pol Verlen – Violinat e vjeshtës (poezi), SH.B. Faik Konica, 2014.Etj.

M.Kërveshi është fitues i çmimeve letrare  dhe mirënjohjeve të tjera.

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...