2020-01-14

Neritan Hasan Ceka (1941-)

Rezultate imazhesh për neritan ceka

Neritan  Hasan Ceka lindi më 11 shkurt 1941 në Tiranë.Ai është i biri i arkeologut të parë shqiptar, Hasan Ceka, u interesua për arkeologjinë që fëmijë, kur shoqëronte të atin në ekspeditat arke-ologjike të Apollonisë.

Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, në vitin 1962, ai iu kushtua plotësisht kërkimeve arkeologjike. Mban titullin Profesor Dr

Në vitet 1963-1964 gërmoi në kështjellën ilire të Rosujës në Tropojë; në vitin 1969 zbuloi varrin e pasur të Selcës së Poshtme dhe po atë vit filloi gërmimet disavjeçare në Belsh. Tërheqjen më të fortë e pati drejt qytetit të madh të Bylisit.

 Atje drejtoi ekspeditat në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir. Në vitet 1992-1994 drejtoi ekspeditën e përbashkët shqiptaro-franceze në Apolloni, si dhe gërmimet në Butrint, ku u rikthye përsëri dy vitet e fundit.

Që nga viti 1985 jep leksionet e Arkeologjisë Klasike në Fakultetin Histori-Filologji të Univer-sitetit të Tiranës.

Ka dhënë leksione dhe konferenca shkencore në Gjermani, Angli, Itali, Francë, Austri, SHBA dhe në vende të tjera.

Ka shkruar librin shkencor “Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme” (1985), si dhe një numër të madh artikujsh shkencorë mbi kërkimet e tij arke-ologjike.

 Që nga viti 1991 është zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Neritani është anëtarë i disa instituteve të arta shkencore si Këshillit Shkencor në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, Institutit të Arkeologjisë në Berlin, dhe Institutit të Kolde-ëay Gesellschaft në Gjermani

.Karriera

1985-1990: Shef i Departamentit të Arkitekturës në Institutin Arkeologjik;1990-1993: Drejtor i Institutit Arkeologjik.;1991: Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.;1991: Nënkryetar i PD-së.
1992-: President i Aleancës Demokratike.;1997-1998: Ministër i Brendshëm;1998-2005: Kryetar i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare;2008-: Nënkryetar i Kuvendit te Shqipërise propozuar nga PD.Etj.

Veprat 

1.Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme (1985);2.Arkeologjia: Greqia, Roma, Iliria (1994); 3.Ilirët (2001);4.Apollonia e Ilirisë (1982);5.Butrinti (2001);6.Bglise (2004);7.Bylisi (me bashkautor),
8.Udhëtim në kështjellat ilire(2006).

Arkeologu dhe studiuesi i njohur shqiptar, Neritan Ceka,  ka botuar në gjuhën angleze librin e tij "Ilirët". Studimi është fryt i një pune voluminoze mëse 10 vjecare, është një nga librat më të kërkuar aktualisht nëpër libraritë e Tiranës, sidomos nga studentët dhe turistët. Po ashtu mjaft të kërkuar janë edhe librat e tij të tjerë  në shqip, anglisht dhe gjermanisht Apolonia, Butrinti dhe Bylisi.

Por vendin më të rëndësishëm mes tyre e zë natyrshëm libri për ilirët, i cili ka  hedhë dritë mbi njërën prej periudhave më interesante dhe të panjohura të lashtësisë së popullit shqiptar. "Kushdo që do ta lexojë librin, do ta kuptojë që historia jonë është një histori lineare, pa ndërprerje, pa katastrofa. Ndoshta ka pak mjegull në historinë e shqiptarëve që nga shekulli VI deri në shekullin XI kur shfaqen krejtësisht të qartë me emrin e tyre të trashëguar nga antikiteti nga albanoi tek arbërit, por kjo është një histori e cila nuk mund të kontestohet me asnjë argument tjetër; kaq i fortë është argumenti historik i vazhdimësisë që përkon dhe me argumentin arkeologjik" - thotë zoti Ceka.

Bazuar mbi zbulimet arkeologjike dhe studimin e burimeve të shkruara, libri i prof.Cekës trajton me detaje prejardhjen e shqiptarëve të sotëm nga ilirët, një nga popullsitë më të vjetra të rajonit.

 Pikërisht kjo periudhë e lidhjeve mes ilirëve dhe shqiptarëve e kishte tërhequr prof.Cekën  gjithmonë në punën e tij shkencore, ndonëse ka qenë e mbuluar prej shumë vitesh me errësirë dhe enigma, si edhe botime fare të pakta, kryesisht të autorëve të huaj.

"Kjo ka qenë një periudhë refleksioni, një periudhë e dëshirës për të përshkruar më mirë veçanërisht kapitujt e fundit të librit, që bëjnë fjalë për kalimin nga ilirët dhe deri tek shqiptarët. Pra, është historia që nga shekulli IV i erës sonë kur sipas mendimit tim mund të flasim për herë të parë për shqiptarët e parë, jo në shekullin XI kur shfaqen në histori, por natyra e tyre është brumosur që në antikitetin e vonë, që kur krishterimi filloi pak a shumë të seleksiononte popujt që kishin shpëtuar nga kasaphana e dyndjeve të popujve të shekujve IV-VI dhe jam i sigurt që shqiptari i parë i takon pikërisht kësaj kohe; antikitetit të vonë, i mbrujtur me traditën mesdhetare greko-romake, me traditën ilire natyrisht, por edhe me identitetin që krijoi krishterimi i hershëm në vendin tonë" - thotë ai.

Prof. Dr.Neritan Ceka thekson se studimi hedh dritë edhe mbi lindjen dhe origjinën e gjuhës shqipe si dhe trajton gjerësisht pjesëmarrjen aktive të ilirëve në qytetarinë romake. Sipas tij, një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar fuqishëm në mbijetesën dhe kompaktësimin e popullsisë shqiptare ka qenë edhe konflikti i madh me sllavët në atë periudhë kur këta të fundit u vendosën në rajon.

Prof. Neritan Ceka i shkroi kapitujt e parë të këtij studimi që në vitin 1987 për ta dërguar në shtyp kohët e fundit. Ai trajton një nga cështjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, pasion që e ka të trashëguar nga i ati, Hasan Ceka, gjithashtu një arkeolog i njohur shqiptar. Libri "Ilirët" në shqip u publikua për të herë të parë në takime me studentë të Universiteteve të Tiranës dhe të Elbasanit, si dhe në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke ngjallur menjëherë interesimin e qarqeve shkencore universitare.

Sipas arkeologut Ceka ,arkeologjia shqiptare është lënë në mjerim prej vitesh, vështirësitë për punën e arkeologëve nuk janë të pakta. Në reagimet e tyre profesorë të njohur pohojnë se pas viteve ’90 ka munguar vëmendja shtetërore për të ndihmuar arkeologët në punën e tyre. Mjerim, pohon arkeologu Neritan Ceka  gjendjen me të cilën përballet sot arkeologjia shqiptare. Kohë më parë në Tiranë  u zhvillua dhe konferenca “100 vjet gërmime arkeologjike në Shqipëri, prezenca austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare”, që mblodhi arkeologë dhe studiues të ndryshëm. Në reagimin e tij prof. Neritan Ceka shprehet se janë buxhetet që shpenzohen për projekte pa vlerë, por arkeologjia nuk ndihmohet. “Pa bërë kërkime, pa përgatitur një klasë intelektuale do të jemi gjithmonë në fushën e propagandës. Shteti të mos vjedhë kaq shumë, por ti lërë për studime. Këtë e dinë gjithë shqiptarët. Ministria e Kulturës ka dhënë dhe për një absurditet për MHK 230 milionë lekë të vjetra, që mban ekspeditat arkeologjike për 10 vjet. Por dhe këto para po shkojnë kot, absurditet të plotë. Arkeologjia dhe arkeologët po mbijetojnë me programet, që kemi me të huajt. Deri më sot gjysma e ekspeditave nga arkeologët e huaj financohen. Paratë që jep qeveria janë vetëm 60 milionë lekë të vjetra për të gjitha, dhe nuk na paguan as dieta, etj”, shprehet arkeologu Neritan Ceka. Në këtë gjendje sipas tij as me Kosovën nuk bëhen krahasimet për trajtimin e arkeologëve. “Mjerimi i arkeologjisë, mjerimi i një shteti që është bërë fukara në shpirt. Nuk krahasohemi me Kosovën kur arkeologët paguhen shumë më mirë se sa në Shqipëri dhe shkojnë bëjnë ekspedita dinjitoze me kushte dhe persona, punëtorë, kanë mundësi botimi, etj”, vijon profesor Ceka. Edhe pse shprehet se sistemi para ‘90 ishte në diktaturë, sërish sipas tij për arkeologjinë kishte vlerësim. “U bë një konferencë nga instituti, që përkujtohet 100 vjetori i fillimit të gërmimeve arkeologjike shkencore në Apolloni nga Camillo Praschnieker gjatë Luftës së Parë Botërore, por dhe rifillimi i tyre më 1948 nga arkeologu Hasan Ceka. Ai sistem i para ‘90 nuk po them për drejtuesin e tij, por kishte një respekt për vlerat kombëtare dhe ku arkeologjia është themeli. Në atë shtet kriminal dhe absurd iu dhanë arkeologjisë para dhe mundësi për të hapur gërmimet arkeologjike në Shqipëri dhe ishte viti që u bë dhe muzeu arkeologjik. Sot pas 70 vitesh kemi qeverisje që vetëm po e sakrifikon kudo arkeologjinë. Jo vetëm kjo qeveri e fundit por dhe më parë”, shprehet profesor Ceka.

Qeveritë nuk e kanë idenë për arkeologjinë


 Pas viteve ‘90 filloi shkatërrimi i arkeologjisë shqiptare. “Arkeologjia u bë një shkencë shqiptare dhe institucionale vetëm nga 1948 deri në 1990, sepse pati korifenj të mëdhenj të arkeologjisë.Agjencioni "Floripress" , po përmend këtu dekanin e arkeologjisë profesor Hasan Cekën, arkeologun e prehistorisë që është emër shquar Frano Prendi, profesor Skënder Anamali, etj.

Zhvillimi i arkeologjisë në ato vite u bë me kritere të forta shkencore dhe u bënë dhe dy Kuvende të Studimeve Ilire si dhe revista “Iliria”, që ishte shumë serioze.

Por pas ‘90 filloi shkatërrimi. U shkatërruan institucionet dhe Instituti i Arkeologjisë e humbi rolin e tij si një qendër kërkimore shkencore, ku ishin dhe bërthamat arkeologjike nëpër rrethe.

Qeveritë nga 1992 dhe deri më sot se kanë idenë për arkeologjinë në vend. Shteti ka përgjegjësinë dhe fajin më të madh në këtë mes. Qeveritë shqiptare nga viti 1992 dhe deri më sot nuk e kanë idenë fare se çfarë është arkeologjia dhe ka një injorancë shumë të madhe ndaj arkeologjisë në vend.
Nuk është hera e parë, që arkeologë të ndryshëm pohojnë problemet, dhe sipas tyre kjo situatë do të vijojë nëse nuk tregohet vlerësim për arkeologjinë shqiptare.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...