2020-01-07

Prof.dr.Isa Elezaj (1953-)




Fotografia e Flori Bruqi
Prof.Dr.Isa Elezaj,Ph.D ,  ka lindur më 21.10.1953 në Morinë të Gjakovës. 

Ka kryer studimet universitare gjatë viteve 1972-1976, F.SH.M.N në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.

 Ka magjistruar në Shkencat Biologjike në universitetin e Zagrebit në vitin 1983.

 Në 1989 ka kryer doktoraturën në Universitetin e Prishtinës dukë marrë titullin Doktor i Shkencave të Biologjisë.

Ka punuar si profesor në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”- Prishtinë mes viteve 1976-1982. 

Në vitin 1983-2010 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë viteve 2006-2009 Isa Elazaj ka qenë Dekan i Fakultetit të Shkencave Natyrore, ndërsa mes viteve 2000-2009 anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht është anëtar i Komisionit Qendror për Studime të Doktoraturës në Universitetin e Prishtinës me një mandatë tre vjeçar.

Është profesor i lëndëve: Biologji e qelizës ,Biologjia e zhvillimit të shtazëve,Bazat e Shkencave natyrore me Metodologji(1,2,3)në F.SH.M.N -Fakulteti  i Biologjisë etj.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...