Qeveria shqiptare bashkon partitë e Luginës së Preshevës, garojnë me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi



Qeveria shqiptare bashkon partitë e Luginës së Preshevës, garojnë me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi


Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj priti në takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, ku u dakordësua që partitë shqiptare të kandidojnë me një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare në Serbi.


Lista do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Për herë të parë, nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cakaj vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Sot përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë dhënë shembullin më të vyer e domethënës se si shumë dallime partiake mund të artikulohen brenda vetëm një qëndrimi kombëtar. Kjo listë do të ketë funksion të pazëvendësueshëm në ngritjen e një vargu të gjerë shqetësimesh me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga arsimi në shqip, përdorimi i lirë e i hapur i simboleve kombëtare, si dhe rritja e përfaqësimit në institucionet shtetërore.”

Cakaj tha se Qeveria e Shqipërisë do të angazhohet për të mbështetur listën e përbashkët të Luginës së Preshevës.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri