2020-01-08

RREFIMI HORROR SE SI KOKA E SOROS SPIUNI REMZI LANI "HOLTA" FUSTE NE BURG INTELEKTUALET SHQIPTARE!!!



Nje nder themeluesit e skemes Soros Remzi Lani, kumbar i Edi Rames,Henri Cilit, etj dhe gjitha kapjes se medias shqiptare pergjate ketyre 10 vjeteve eshte akuzuar nga 2 gazetat e vetme qe nuk u kapen asnjehere nga Mafia Soros (Gazeta SOT ne 2007-2010 dhe dje edhe Gazeta Telegraf) si SPIUN I SIGURIMIT TE SHTETIT ME PSEUDONIMIN HOLTA!

Po ju paraqes nje interviste horror se si Remzi Lani futi ne burg mesuesin e tij te letersise Dode Bajraktari ne 1978 duke sajuar akuza per te pavaresisht se ai nuk kishte kryer asnje veprimtari "armiqesore" sipas standardeve te kohes! Remzi Lanin ju nuk e njihni as si emer dhe as si fytyre por eshte nje nder njerezit me te fuqishem ne Shqiperi qe prej 1994 dhe Koka qe kontrollon gjithe median shqiptare dhe maredheniet publike te Oligarkise Sorosiane.

Intervista eshte dhene disa dite pasi Besnik Alia (keshilltar i PDse ne Keshillin Bashkiak Tirane) i dha Cmimin e Shoqerise Civile "Qytetar i Vitit" Remzi Lanit!



Gazeta Sot, Dhjetor 2007.



Flet Dodë Bajraktari, i burgosuri politik i dënuar për Konicën, Fishtën dhe Biblën



Si u dënova me 10 vite burg nga dëshmia e Remzi Lanit!



Asokohe ai ishte mësues gjuhë letërsie. Libri ishte një domethënie e veçantë në jetën e tij dhe nuk e kishte menduar kurrë se me apo pa arsye, një ditë ai do t’ia shkatërronte një pjesë të mirë të jetës. Njihej nga të gjithë si një njeri i lidhur ngushtë me librin dhe letërsinë, madje shquhej si një nga intelektualët që zotëronte bibliotekën më të pasur në rreth, por nuk e kishte çuar në mendje se ky fakt, një ditë mund të përdorej kundër tij, madje edhe nga njerëz që as e njihnin fare. Ishte 39 vjeç, kur jeta e tij mori një tatëpjetë, e cila do të kërkonte vite të tëra më pas, për t’u rimëkëmbur. Që nga dita kur pa qelinë e burgut për herë të parë, kanë kaluar rreth 20 vjet. Megjithatë, edhe pse si një histori të dhimbshme, ai e kujton shumë mirë vitin 1978, kur në vend të shtëpisë, kolektivit, shkollës, librave dhe shoqërisë, do të duhej të qëndronte për 10 vite me radhë, në qelinë e errët të diktaturës komuniste. Akuzat e ngritura ndaj ishin fare banale dhe aspak të bazuara. Sot ai është rreth 68 vjeç dhe me një kulturë që karakterizon edhe profesionin e tij, tregon ngadalë dhe mendueshëm, dhimbjen e jetës së tij, e cila iu shkaktua vetëm sepse rridhte nga një familje Bajraktarësh. Ishte pikërisht ky, faji i tij i vetëm, për të cilin sistemi komunist përpunoi 3 persona, krijoi një proces gjyqësor i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se ishte vetëm në farsë, por që realisht i kushtoi 10 vite jetë. Kanë kaluar aq vite nga ajo kohë e ndoshta do të kalonin edhe shumë të tjera dhe Dodë Bajraktari nuk do ta bënte publik gjyqin dhe personat që e dënuan. Por duke marrë shkas nga publikimi i bërë nga Organizata “Co Plan”, e cila shpalli pak kohë më parë personalitetet e vitit 2007 në Shqipëri, ai e pa se nuk mund të heshtte më. Ishin katër figura të njohura të jetës publike shqiptare që morën vlerësim maksimal për kontributin në jetën e vendit nga organizata ndërkombëtare, për këtë vit. Personalitetet ishin nga fusha e gazetarisë, biznesit, qeverisjes dhe shoqërisë civile. Në fushën e medias u shpall gazetari i njohur i “Top-Channel”, Sokol Balla. Ndërkohë, në fushën e biznesit, personalitet i vitit u shpall nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika. Nga institucionet u shpall Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ndërsa nga shoqëria civile u shpall Remzi Lani. Sipas mësuesit Bajraktari, ishte pikërisht emri i Remzi Lanit, ai që nuk duhej lançuar kurrë në këtë sukses.




Kush është Dodë Bajraktari?



Pasi kam punuar 15 vjet mësues gjuhë-letërsie, jam arrestuar dhe jam dënuar me nenin e “agjitacion e propagandës”. Jam i martuar me 6 fëmijë, të cilët gjithashtu janë të martuar dhe me fëmijë. Kam 15 vjet në pension. Kam qenë merakli i letërsisë që në fëmijëri. Kam shkruar dy romane të cilët i kam botuar. Kam botuar gjithashtu mbi 40 novela, si dhe shumë artikuj nëpër gazeta. Një jetë sa në fshat sa në burg, kaq ka qenë jeta ime.



Doni të thoni se ju kanë torturuar?



Kam kaluar një jetë të vështirë në burg, saqë është e zorshme ta tregoj. Gjë që edhe vetë tani e kam vështirë për ta besuar se çfarë jete kam bërë. Por, po të përmend vetëm një gjë, që edhe unë e kam vështirë ta besoj. Edhe njerëzit s’besoj të kenë parë tortura të tilla. Po ja që tani erdhi koha që plagët fillojnë e shërohen dhe nuk na bëhet edhe neve që t’i besojmë. Më kanë futur në birucë kur isha 88 kilogramë dhe për 4 ditë e gjysmë më kanë nxjerrë 56 kilogramë. Pra për 4 ditë e gjysmë, më kanë hequr me dru 32 kilogramë nga pesha me të cilën hyra në birucë.



Në çfarë viti jeni dënuar dhe për çfarë jeni dënuar?



Jam dënuar më 20 mars të vitit 1979, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Atëherë isha 39 vjeç. Ndaj meje kanë dëshmuar tre persona, midis të cilëve edhe Remzi Lani. Atë të dy më kanë kërkuar falje kur kam dalë nga burgu, ndërsa Remzi Lani ende ndihet krenar për veprën që ka bërë. Unë nuk kisha vendosur kurrë që t’ia zija emrin as për mirë dhe as për keq këtij të fundit. Kam dashur ta lë në hallet e tij, por për çudi, në gazetë mësova se Remzi Lani ishte shpallur person i vitit, bashkë me tre persona të tjerë, ndër të cilët edhe Avokati i Popullit. Unë e dija se z. Lani është Drejtor i Institutit të Medias. Për këtë nuk më vjen aspak keq, sepse edhe ai është njeri dhe duhet të punojë e të jetojë si të gjithë ne. Unë nuk jam si ai gjarpri që vete dhe kafshon lopën që edhe pse ka 150 kg mish, nuk han asnjë copë prej saj. Ai le ta jetojë jetën e tij, por duhet të ketë turp ajo organizatë që e ka shpallur person të vitit. Se atëherë duhet të shpallen të paktën rreth 340 mijë persona të vitit, sepse kaq kanë qenë spiunët. Këtë numër e ka deklaruar edhe vetë Kadri Hazbiu në sallë të gjyqit.



Cilat ishin akuzat e ngritura ndaj jush në tërësi dhe në veçanti nga Remzi Lani?



Unë u akuzova për recitime të vargjeve të Gjergj Fishtës, propagandë për Faik Konicën dhe mbajtje të biblës në shtëpi. Tre gënjeshtra këto të mjaftueshme për të më akuzuar dhe dënuar 10 vite burg. Remzi Lani doli përpara trupit gjykues, ndërkaq prokurori më kërkoi që të ndaja të gjitha të vërtetat dhe gënjeshtrat që do të thoshte ai. Unë u thashë një parim ish-leninist të asaj kohe: “Nëse 5 për qind prej tyre janë të vërteta, atëherë duhen pranuar të gjitha si të tilla. Kështu unë pranova që të bazohesha në këtë parim që nëse z. Lani do të fliste 5 për qind gjëra të vërteta, atëherë do t’i pranoja të gjitha si të tilla. Remzi Lani më akuzoi mua, se sipas tij kisha propaganduar për Faik Konicën, ndërkohë që unë nuk e kam ditur se ka pasur në planet vepra të Faik Konicës, pasi ato ishin të ndaluara dhe unë nuk kam mbajtur kurrë literaturë të ndaluar. Tjetër gjë është se unë kisha bibliotekën më të mirë në rrethin e Lezhës, madje më të mirë se bibliotekën e shtetit. Gjithë lekët i kam bërë libra gjatë gjithë jetës time, por jo për literaturë të ndaluar. Sipas Remzi Lanit, në bisedë e sipër unë kisha mbrojtur Faik Konicën. Ne as që kishim biseduar ndonjëherë për Faik Konicën. Gjithashtu ai më akuzonte edhe se mbaja bibël në shtëpi. Ndërkaq, dëshmitari tjetër më akuzoi se kisha recituar vargjet e Gjergj Fishtës. Më pyetën nëse i kisha recituar. Unë u thashë që nëse dëshmitari thoshte se e kisha bërë një gjë të tillë, atëherë e pranoja se e kisha bërë. Por ndërkohë e pyeta dëshmitarin nëse i mbante mend vargjet që i kisha recituar. Ai më tha se i mbante mend dhe unë nisa t’i recitoja vargjet, të cilat në të vërtetë ishin të Kolë Jakovës. Kur trupi gjykues pa që vargjet nuk ishin të Fishtës, iu drejtua dëshmitarit, i cili pranoi se vetëm ato vargje kishte dëgjuar, edhe pse nuk e kishte ditur më parë se të kujt kishin qenë. Në fund të dëshmisë më kërkuan të thoja se sa ishin të vërteta nga ato që kishte thënë dëshmitari ndaj meje? Unë u përgjigja që nga gjithçka kishte thënë dëshmitari, asnjë për qind, as zero për qind nuk kishte pasur të vërteta. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë u thashë atyre.



Ju e kishit njohur më parë z. Remzi Lani?



Jo, nuk e njihja përveç se në rrugë. Një herë gjeti rastin dhe më erdhi në shtëpi për të siguruar për shtypjen para sigurimit që më njihte. Nuk kisha muhabet më të dhe nuk kam pirë qoftë edhe një kafe gjatë gjithë jetës time.



Çfarë diskutuat atë ditë që z. Lani erdhi në shtëpinë tuaj?



Pothuajse asgjë nuk diskutuam. Kemi diskutuar vetëm për një novelë të Teodor Laços, që shkruante për ca mësues që kalonin rrugën nëpër borë. Asgjë tjetër. Ai kishte ardhur vetëm me qëllim që të justifikonte denoncimin e mëvonshëm.



Çfarë mendoni ju se e shtyu Remzi Lanin që të dëshmonte kundër jush?



Remzi Lani kishte arsye të fortë të dëshmonte kundër meje, pasi donte të fitonte bursën për në universitet, pasi si djalë ishte i degjeneruar në gjimnaz dhe kishte nevojë për një bursë. Ai ishte në prag të studimeve, dhe arsyeja që dëshmoi kundër meje ishte që të merrte një bursë në universitet. Kështu sigurimi e favorizonte atë, pasi i ka favorizuar gjithnjë të gjithë spiunët. Kështu i doli edhe z. Lani, sepse zgjodhi degën që deshi vetë.



Ku u bazua shteti për akuzën që ngriti Remzi Lani ndaj jush?



U bazua në dëshminë që ai kishte bërë tek operativi i sigurimit, pasi ai nuk pranoi të vinte as në ballafaqim, ashtu siç ishte praktika. Atje ka bërë një dëshmi të gjatë, pastaj e kanë sjellë në sallën e gjyqit dhe ka dëshmuar në prezencën e 1100 personave.



Kur e morët vesh ju akuzën?



Akuza më erdhi pas 5 muaj hetimesh. Për 5 muaj kanë vazhduar hetimet ndërsa unë nuk e dija se kush do të më dilte dëshmitar. Këta ishin dëshmitarë të ardhur me porosi dhe që të tre kanë përfituar me dëshmitë që kanë dhënë ndaj meje. Njëri prej tyre fitoi të drejtën për të dhënë mësim në një nga shkollat e fshatit. Dëshmitarja femër fitoi të drejtën për të dhënë mësim në qytet, ndërsa Remzi Lani fitoi bursën për të shkuar në fakultet.



Si ndiheshin 3 dëshmitarët, teksa dëshmonin në gjyqin ndaj jush?



Remzi Lani ndihej krenar. Ndërsa dy dëshmitarët e tjerë u ndien shumë të turpëruar dhe të diskredituar, aq sa mezi e panë derën për të dalë. Gjatë seancës së gjyqit, vetë dëshmitarja u shpreh: “Kështu më keni thënë për të thënë”. Ndërsa dëshmitari tjetër tha se i kisha recituar vargjet e Fishtës ndërkohë që ato rezultuan të Kolë Jakovës. Për të dalë nga situata ai tha: “Unë nuk marr vesh nga letërsia”. Atëherë kur nuk merrte vesh nga letërsia, përse dilte dëshmitar? Por ai donte të siguronte një vend pune. Unë isha i piketuar për t’u dënuar se isha djali i Bajraktarit, pavarësisht se jemi familje atdhetarësh. Babai im ka qenë Bajraktari i Manatisë, por të ishe edhe djali i Bajraktarit edhe mësues, sikur nuk shkonin të dyja, ndaj donin të më hiqnin qafe. Gjithashtu edhe lufta e klasave ishte në kohën e rritjes së saj.



Si dukej Remzi Lani në sallën e gjyqit, teksa dëshmonte ndaj jush?



Krenar. Dukej tepër krenar sepse ishte duke kryer punën e partisë.



Ju kujtohet ndonjë detaj gjatë gjyqit



Janë thënë shumë gjëra në gjyq, sepse gjyqi ka vazhduar dy ditë janë thënë e stërthënë dynja llafesh dhe e kam vështirë për t’i sistemuar sepse nuk e kam vënë mendjen me i hap këto punë, duke menduar se ai në punën e tij dhe unë në punën time, .....shpallet Remzi Lani njeri i vitit, person i vitit nuk më ka shkuar mendja.



Qëndron qoftë edhe një prej fakteve që dëshmitarët paraqitën kundër jush?



Që të tre personat kanë gënjyer 100 për qind, pa thënë asgjë të vërtetë. Njëri prej tyre për shembull tha në gjyq: “Unë e kam vënë re se ky është armik i popullit dhe i partisë, sepse ky u jep libra shokëve”. Kur e pyetën se çfarë librash u kisha dhënë, ai tha se u kisha dhënë libra të realizmit socialist. Ua kisha dhënë me kushtin për të mi kthyer përsëri, por nuk kisha shpërndarë kurrë në jetën time, libra të ndaluar.



A keni marrë vesh se çfarë bëhet me dy personat e tjerë që dëshmuan kundër jush?



Po. Këtu janë dhe janë dhe punojnë mësues që të dy. Ata më kanë kërkuar edhe falje, megjithatë unë i kam falur përpara se ta bënin një gjë të tillë. Unë i kam falur sepse ata nuk kishin fuqi të më vini hekurat mua, por ishte një shtet i atillë i fuqishëm që të vinte hekurat për punë të atilla.



Remzi Lani tani është një personazh i shquar i shoqërisë civile dhe beniamin i shoqatave të huaja. Si e shpjegoni këtë fakt ju?



Është një farë organizata “SOROS”. Ai ka qenë dikur edhe me punë në këtë organizatë. E ka velur “SOROS”-in nga paratë. Në fakt këta tipa të tillë janë, se gjejnë vrima ku të futen dhe të përfitojnë. Por ai ka bërë çfarë ka bërë, mua nuk më intereson. Unë jam i prekur shumë nga organizata që e ka shpallur person të vitit. Nëse është puna që duhen shpallur persona të vitit pikërisht spiunët e sigurimit të shtetit që janë vetëm gjarpërinj që kanë ngrënë jetë njerëzish, atë pjesën që ka ngrënë nga jeta ime, i qoftë haram dhe u mbettë në fyt edhe atyre që e kanë shpallur njeri të vitit. Unë nuk jam me idenë që ai të hiqet nga puna, por që të shpallet njeri i vitit, ky është një turp. Turp i ministrisë dhe i gjithë atyre institucioneve që e kanë në varësi këtë institut. Ky është një turp për Remzi Lanin që nuk merret me punën e tij për të ngrënë bukë të ndershme, por është një turp edhe për shtetin që merret me spiunë.



Ndoshta nuk njihet gjerësisht dëshmia që ka dhënë z. Lani ndaj jush!?



E di i gjithë universiteti, se gjyqi u bë më 11 qershor dhe ai nuk erdhi në gjyq ditën e parë. E di Lezha dhe e gjithë shoqëria.



Ju jeni paraqitur ndonjëherë pranë organizatës së “SOROS”-it?



Jam paraqitur pranë “SOROS”-it që të më ndihmonin të botoja pasi kam 16 vëllime gati për botim. Doja të më sponsorizonin të paktën 1 vëllim. Por ma prenë shkurt: “Jo”. Më thanë që nuk mund të botonin vepra artistike. Unë u thashë që ishte vepra historike “Rezistenca kundër komunizmit deri më 2 prill të vitit 1952 në Mirditë”, megjithatë kërkesa ime nuk u mor parasysh.



A ishte atëherë z. Lani pranë këtij fondacioni dhe nëse po, a mendoni se ai kishte gisht në mosbotimin e veprës tuaj?



Z. Lani atëherë ishte pranë kësaj organizate, pasi ne u shkëmbyem edhe në korridore. Megjithatë nuk mendoj se ai kishte gisht në vendimin për të mos e botuar veprën time.

Po diskutohet shumë për hapjen e dosjeve. Çfarë mendimi kemi ju?

Dosjet duhen hapur. Ai që ka zënë morra nuk mund t’i heqë ato me gisht. Ose duhet t’i dezinfektojë, ose duhet ta djegë xhaketën. Se spiunët janë një peshë e madhe mbi shpatullat e këtij populli. Se të gjithë spiunët kanë krijuar bizneset më të fuqishme këtu. Spiunët duhen hequr nga qeveria dhe institucionet, sepse një spiuni nuk i ka hije të jetë drejtues institucioni.





Keni ndonjë mesazh për Z. Remzi Lani?



Po. Me rastin e Vitit të Ri i uroj jetë të gjatë dhe të jetojë me mundin e tij dhe të hajë shtatin e këtyre lëvdatave dhe shpalljeve pa bereqet, që vetëm sa e turpërojnë se nuk e ngrenë moralin e tij, duke u shpallur personalitet i vitit.



A mendoni se do të reagojë zoti Lame pas intervistës?



Le të reagojë kur të dojë, por nuk besoj se do ta bëjë një gjë të tillë, pasi nuk ka ndonjë shkak pse të reagojë. Unë nuk po gënjej asnjë fjalë për të, ndërsa ai gënjeu për mua dhe më futi 10 vjet në burg. Unë nuk po gënjej asnjë fjalë për të dhe ndërkohë po e lë porosi që të mos e largojë njeri nga puna. Nuk dua që ta prekë dikush në punën e tij. Jam natyrë tolerante edhe pse kam dalë nga burgu.



Mendimi se thjeshtë duhet të ishte bërë “më i gjallë”?



Si njeri shqipfolës duhet të më kishte kërkuar falje. Kurrsesi nuk duhet të ishte aq indiferent.

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...