2020-01-09

Sir Noel Robert Malcolm


Rezultate imazhesh për noel malcolm


Noel Robert Malcolm,është i lindur në Surrey të Anglisë, më 26 dhjetor 1956, është politikan, gazetar, historian dhe akademik anglez. Ka doktoruar për histori në Trinity College, Cambridge. Ka ligjëruar në Cambridge para se të niste punën si gazetar për çështje politike dhe punë të jashtme në “The Spectator” dhe “The Daily Telegraph”. Në vitin 1995 është larguar nga gazetaria për të nisur punën si shkrimtar dhe akademik. Në vitin 2014 i është ndarë titulli Sir për shërbimin në edukim, gazetari dhe në historinë evropiane.

 Është edhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi në Peterhouse (nga viti 2010) dhe Trinity College (nga viti 2011), Cambridge Është editor i Korrespodencës së Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin "George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990) (Toccata Press). Librat e tij mbi Kosovën ("Kosovo: A Short History" (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të "Lidhjes së Prizrenit". Dekoruar gjithashtu me "Medaljen e Mirënjohjes" nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.

I pari i vendit të Kosovës, zt.Hashim Thaçi , e nderoi historianin Sir Noel Robert  Malcolm me dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”.


Sir Noel Robert Malcolm është kryesues i Institutit Boshnjak në Londër dhe kryetar i Shoqatës Anglo-Shqiptare.

Akademiku britanik, Sir Noel Malcolm, ka deklaruar se bashkimi Shqipëri-Kosovë është krejtësisht legjitim. Autori i librit “Kosova, një histori e shkurtër”, i cili merret me hulumtime pedagogjike në Universitetin e Oksfordit, thotë se nuk mund ta parashikojë të ardhmen, por ka theksuar se nëse ekziston dëshira e fortë e të dy shteteve, atëherë kjo çështje është krejtësisht legjitime.

“Megjithatë, shoh edhe një sërë problemesh ekstreme në këtë ide. Ekziston një ide në vende të tjera që kjo mund të jetë e rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin. Personalisht, nuk e shikoj një çështje problematike, por shoh që një fushatë e tillë mund të irritojë fuqitë perëndimore. Mund të ishte një gabim taktik”, ka thënë Malcolm.

Sir Noel Malcolm, analist i çështjeve të Ballkanit dhe autor i librave të shumtë për historinë e shqiptarëve, i cili së fundmi promovoi në Prishtinë edhe librin “Agjentë perandorakë” në gjuhën shqipe.



Historiani anglez Sir Noel Robert Malcolm, e ka thënë një të vërtetë të munguar për shqiptarët, ka thënë të vërteta të shumta edhe për popujt e tjerë të rajonit tonë.

Libri i Malcomit për Kosovën ishte libri i shpërthimit dhe ndërgjegjësimit të diplomacisë botërore për Kosovën, por ishte edhe i ndikimit në kuptimin pozitiv të vendimmarrjeve të diplomacisë botërore për Kosovën.

Sir Noel Robert Malcolm, tha se ai është vetëm historian dhe nuk merret me politikë, por beson se për çdo vend, për të ardhmen e një populli, janë shumë të rëndësishme faktet dhe e vërteta historike.
Në qoftë se kam ndihmuar pak kur kam shkruar për të vërtetën historike të Kosovës, jam shumë i lumtur, sepse është shumë e rëndësishme që bota të mund të kuptojë mirë historinë e Kosovës në situatën e sotme edhe për të zhvilluar të ardhmen e Kosovës për të gjithë kosovarëtthotë akademiku anglez , historiani Sir Noel Robert  Malcolm.

Noel Malcolm, është i njohur me librin “Kosova - një histori e shkurtër”, u përpoq që përmes shpjegimit të funksionit të miteve në shoqëri, ndikimit të tyre në të shkruarit e historisë dhe përdorimin e miteve për qëllime politike, të tregojë origjinën e problemit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Malcolm, shpeshë përmend një varg mitesh të krijuara nga serbët e që, ndër të tjera, kanë ndikuar në çështjen e Kosovës.

“Këtu ka shembuj klasikë të përdorimit të historisë për qëllime politike. Pavarësisht asaj që shumë shpesh njerëzit, që gjenden në krye të proceseve janë të përzier në manipulimin e vetëdijes, ne nuk mund të pretendojmë se ata në çdo rast dinë se e vërteta e tyre është e gabuar. Ata shkruajnë atë, të cilën duan ta kenë si të vërtetë dhe kjo është një çështje tjetër”, thotë Malcolm.

Kundërshtari i idesë serbe se “Kosova është djep i Serbisë”, foli për një varg mitesh që karakterizojnë zhvillimet në kuadër të historisë së dy popujve ballkanas.

Në kuadër të tyre përmendi mitin serb për “Betejën e Kosovës” dhe atë për “Eksodin e madh serb”, i cili, sipas tij, është bazuar në të dhëna të pasakta numerike për largimin e serbëve në territorin e sotëm të Hungarisë.

Nga ky mit, thotë Sir Noel Malcolm, del në pah një paqartësi historike që ka të bëjë me popullatën që banonte atëkohë në territorin e Kosovës.

“Pra, këtu kemi një problem. Ata kishin shkruar libra se Kosova ishte zbrazur nga serbët. Serbët u larguan. Në fakt, ky ishte shpjegimi i tyre për ekzistimin e popullatës shqiptare në Kosovë - thuhet se ishte krijuar një vakuum më 1690 nga eksodi i tmerrshëm”.

“Mirëpo, duhet të kesh një popullatë atje, e cila ka nevojë të nxirret nga pengu. Duhet të pretendosh se ka një numër të konsiderueshëm të serbëve në Kosovë, përndryshe nuk ka bazë irredentizmi”, thotë Malcolm.

Dëshmia më e saktë, sipas historianit anglez, qëndron në të dhënat faktike rreth origjinës së popullit shqiptar.

“Edhe pse asgjë nuk është e qartë lidhur me origjinën e shqiptarëve, balanca e të dhënave dëshmon se ata, sipas të gjitha gjasave, kanë prejardhjen nga ilirët e lashtë. Mendoj se kjo është përgjigjja më e mirë historike që mund të jepet dhe ka evidencë për të”, thekson akademiku dhe historiani anglez, Sir Noel Malcolm.

Noel Malcolm shkroi përgjatë viteve 2000-2008 një varg shkrimesh të botuara në gazetat dhe magazinat ndërkombëtare, si: “The Guardian”, “The Daily Telegraph”, “The New York Times”, për çështjet që ndërlidhen me zhvillimet në Kosovë.

Është autor i librave :

1."Bosnja, një histori e shkurtër" (1994);2.“Origins of English Nonsense” (1997); 3."Kosova , një histori e shkurtër" Koha- Prishtinë& Shtëpia e Librit -Tiranë (2001) ;4.“Aspects of Hobbes” (2002),
5.“The Mental World of an Early Modern Mathematician” (2005).; 6.De Dominis, 1560–1624: Venetian, Anglican, ecumenist, and relapsed heretic (1984); 7.George Enescu: His Life and Music ( Toccata Press, 1990), which has been translated into several languages; 8.Bosnia: A Short History (New York University Press, 1994), which has been translated into several languages ; 9.Origins of English Nonsense (HarperCollins, 1997); 10.Kosovo: A Short History (New York University Press, 1998); 11.Books on Bosnia: A critical bibliography of works relating to Bosnia-Herzegovina published since 1990 in West European languages (with Quintin Hoare) (Bosnian Institute, 1999)
12.Aspects of Hobbes (Oxford University Press, 2002) ; 13.John Pell (1611–1685) and His Correspondence with Sir Charles Cavendish: The Mental World of an Early Modern Mathematician (with Jacqueline Stedall) (Oxford University Press, 2005); 14.Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Late Sixteenth-Century Mediterranean World (2015) ; 15.Useful Enemies: Islam and The Ottoman Empire in Western Political Thought, 1450-1750 (2019).
Etj.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...