2020-01-08

Tensionet SHBA-Iran, Gjermania tërheq një pjesë të forcave nga Iraku

Rritja e tensioneve mes SHBA dhe Iranit si pasojë e vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani nga forcat amerikane, ka bërë që Gjermania të tërheqë një pjesë të trupave të saj.
Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se Gjermania këtë të martë ka bërë me dije se do të tërheqë një pjesë të trupave të saj në Irak.
Gjermania tha se forcat e saj që janë në një mision trajnimi për ushtarët irakianë do të vendosen në Jordani dhe Kuvajt. Gjithashtu ushtarë gjermanë përveç Bagdadit, gjenden edhe në rajonin e Kurdistanit në Irak, ku ata trajnojnë forcat lokale të sigurisë.
Qeveria gjermane tha se forcat mund të zhvendosen përsëri në Irak, nëse misioni i tyre i trajnimit rifillon.
Ndërkohë nga ana tjetër parlamenti irakian ka thënë se dëshiron tërheqjen nga Iraku të koalicionit ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, që lufton militantët e grupit ekstremist të ashtuquajtur Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...