2020-01-14

Tyran Prizren Spahiu (1954-)


Fotografia e profilit të Tyran Prizren Spahiu


Tyran Prizren Spahiu, lindi në vitin 1954.Arsimin fillor dhe të mesëm  e ka ndjekur në shkollën fillore Mustafa Bakiu, gjegjësisht arsimin e mesëm në gjimnazin e Prizrenit.  Diplomoi në Gjuhë dhe letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës.

 Ai është një artist i mrekullueshëm, pasionant; posedon njohuri të thella dhe aftësi të larta letrare në artin e prozës.

Në veprat e tij ai zbuloi çështjet kryesore të ditës, sjell kohë në dimensionet e tij, duke ndërtuar një botë të fuqishme të mendimeve, psikikës dhe ideve të shkëlqyera.

 Filozofia e tij është e thjeshtë, por kapëse dhe mjaft transparente. Ai u solli lexuesve, të vërtetën e madhe; vjen me një stil të vërtetë në poeyin-prozën moderne shqiptare, poashtu edhe n; ate angleze, me një pamje shumë depërtuese dhe plot ngjyra psikoanalitike.

Ndërton fraza mjaft të qarta dhe u jep atyre liri me shumë art, mjeshtëri krijuese dhe padyshim shumë lloje jetësore të nektarit.

 Vjen midis nesh si një romancier i shquar dhe inovator, ku vepra e tij krijuese artistike ndërthuret me shumë aftësi me realitetin e kohës dhe njerëzve.

 Romani i tij ‘’Prapa kurrë më!’’ është padyshim një kontribut i vlefshëm dhe serioz në prozën moderne shqiptare dhe mbarëbotërore.

Autori Tyran Prizren Spahiu , dëshmon të jetë një artist krijues, i kërkuar dhe mjaft i aftë.

 Proza e tij është një arritje e re, e cila i jep autorit të drejtën të renditet në mesin më të njohur dhe më të aftë nga emrat e rinj të  letrarëve  modernë në Kosovë dhe më gjërë në trollin shqiptar.

 Jeton dhe vepron në Prizren.Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Krijimtaria letrare:

Vëllime poetike

1.Vargje poetike I ,1999 ; 2.Vargje poetike II ; 3.Jeta është dhunti ;4.Vargje poetike III;5.Mbaje ëndrrat gjallë;6.Vargje poetike IV; 7.Poezia buron nga zëri i brendshëm;8.Vargje poetike V;
9.Pesë shtylla ;10.Vargje poetike VI ; 11.Kalldrëmi ;12.Vargje poetike VII ;13.Jetëshkrimi burimor
14.Vargje poetike VIII ; 15.Kështjella e poezisë ;16..Vargje poetike IX ; 17.Ikonë; 18.Vargje poetike X ; 19.Bohemi;20 Vargje poetike XI ; 21.Lidhja; 22. Vargje poetike XII; 23.E-dita;24. Vargje poezike XIII; 25.Buron; 26. Vargje poetike XIV ; 27.Shkronjtari; 28.Vargje poetike në gjuhën Angleze;
29.The Bohemian

Romane

29. Prapa kurrë më( Vëllimi I); 30.Prapa kurrë më(Vëllimi II); 31.Mort.

Gjuhë

32.Learn Your Dream Language(Mëso gjuhën e ëndrrave).

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...