Zeqir A.Berdynaj(1934-)



Zeqir A.Berdynaj u lind më 6 qershor 1934 në Firzë, ish katundi i Ri i Komunës së Pejës.

Shkollën fillore dhe të mesmën e kreu në vendlindje,ndërkaq Fakultetin e Drejtësisë e kreu në Sarajevë në vitin 1965.

Ishte ndër shqiptarët e parë të arsimit mësues që nga viti 1958 në Ujmir të Klinës, pastaj punojë në disa shkolla të Drenicës dhe në Llapushë dhe në vitët e ’60-ta ishte mësues në Jabllanicë.

Zeqiri i kthehet profesionit të tij prej juristi,profesion ky i rëndë,i vështirë por që ishte me rëndësi të veçantë që edhe aty të gjenden shqiptarët që sado pak ta ndihmojnë çështjen e shqiptarëve nën një regjim të rëndë të pushtuesit.

Prandaj,Zeqiri,këtë profesion e kreu me nder dinjitetë të lartë prej shqiptari sepse,më në fund,Zeqiri rrjedhë nga një familje me virtyte të larta kombëtare nga familja e Mulla Zekë Berdynajt,familje shumë e njohur në Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjërë.

Zeqiri me krijimtari letrare mirret që nga shkolla e mesme,por që krijimtarinë e tij,deri në vitin 2004 ,nuk e nxorri në dritë, ndoshta për shkak të kohërave të liga...

Zeqir A.Berdynaj ka shkruar këto vepra :

1.”Lisi”,Sh.B.”Albi”,Prishtinë,2004.

2.”Dri ,o Dri”, Sh.B.”Albi”,Prishtinë,2005.

3.”Delfina”, Sh.B.” Druck Art”,Prishtinë,2005.

4.”Rruga e kombit”,”Illyricum”,Prishtinë_Zagreb,2017.

5.”Djali nga Gllogjani”, ”Illyricum”,Prishtinë-Zagreb,2017.

Vepra publicistike:

1.”Mërgimi rrugë e dështuar”,”Fjala jonë”,Prishtinë,1997.

Dy librat e tij që botohën këto ditë : ”Drenusha” dhe “Dega dhe Lisi”,janë vazhdimësi poetike,që gjithsesi shënojnë nivele të reja në krijimtarinë e tij poetike.

Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare –Amerikane në Nju Jork,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

Jeton dhe vepron si avokat në Pejë.

Flori Bruqi


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri