Posts

Showing posts from February, 2020

Nga Flori Bruqi : Eksodet e mëdha të shqipëtareve nga trojet atnore si dhe “Okupimi i heshtur” i Nishit dhe jugut të Serbisë nga shqiptarët !

Image
Sa shqiptarë ka në të gjithë botën. Këtë pyetje nuk e bëjmë vetëm ne shqiptarët, por edhe të huaj studiues dhe profesionistë. Nëse do t'u referoheshim të dhënave demografike, studimeve të ndryshme, por edhe burimeve historike,na rezulton se në gjithë botën numërohen të jenë rreth 15 milionë shqiptarë. Sigurisht në këtë shihër nuk janë të gjithë shqiptarë autoktonë, apo emigrantë.



Një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë të shpërngulur në vise të tjera prej kohësh, dhe për at mund të themi se vetëm në dejet e tyre ka gjak shqiptari.


Sipas të statistikave të fundit të CIA-s, në një regjistrim të vitit 2007, në librin e të dhënave "FactBook", rezultojnë 3 milionë 600 mijë 523 shqiptarë. Ndërkohë në Kosovë janë rreth 2 milionë e katër qind mijë shqiptarë autoktonë.
Në Maqedoni llogaritet që shqiptarët të zënë vendin e dytë për nga numri i popullsisë pas asaj vendase. Sipas statistikave, numri i shqiptarëve në Maqedoni mund arrijë rreth 1 milion. Po kaq shqiptarë jetojnë dhe në …

Pse qytetaret e Pejës u shpërngulen në shkretëtirën e Anadollit në Turqi ?

Image
Rreth librit “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1994” të Akademik  Jahja Llukës



Prof.Dr.Muhamet Mala
Të shkruash për historinë e vendlindjes është një sfidë, por edhe një nderë i madh, sepse pikërisht këtu ndërlidhen dy obligime të rëndësishme qe secili intelektual, por edhe qytetar i ka ndaj vendlindjes. Obligimi i pare ka të bëjë me detyrimin intelektual për te thëne te vërtetën për te kaluarën cilado qoftë ajo, pa u kufizuar nga ndikimet politike dhe ideologjike siç ndodhte ne te kaluarën. Dhe, së dyti, secili intelektual duhet të punojë në ngritjen e vetëdijes për respektimin e vlerave tona kombëtarë aq shumë te nëpërkëmbura gjate historisë. 



Duke i respektuar këto parime ndikohet që historia të mos përsëritet, si në rastin tragjik te shpërnguljeve shqiptare qe i sollën aq shumë lot dhe dhimbje qenies sonë kombëtare. Dhe, pikërisht këto synime dhe obligime intelektuale i plotëson libri i autorit Jahja Luka, “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina në…

Ekspansionizmi sllav nxiti shkatërrimin e 636 vendbanimeve shqiptare në Sanxhakun e Nishit dhe zhdukjen e tërësishme ose të pjesshme të shumë vendbanimeve shqiptare në Serbinë jugore, në Kosovë, Mal të Zi e në Maqedoni.

Image
Akademik  Jahja Lluka 

Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan. Me sakrifica të mëdha, ata arritën ta ruajnë qenien e tyre etnike dhe kombëtare – që nga pushtimet romake, bizantine, osmane dhe sllave. Por, të ë detyruar të mbrohen vazhdimisht nga rreziqet e shumëllojshme të pushtuesve, iu nënshtruan dyndjeve të mëdha duke u vendosur në vendet ku mund të siguronin kushtet elementare për jetesë. Në shumë vende të Evropës, të Azisë dhe të Afrikës veriore, u krijuan koloni shqiptare, kurse nga fillimi i shekullit XX filloi vendosja e tyre edhe në vendet tej oqeanike.

Procesi i shpërnguljes së shqiptarëve është i pandërprerë, pavarësisht se ka ndryshuar intensiteti në fazat e ndryshme të zhvillimit të kombit shqiptar. Vëzhgimet historike dhe etnografike tregojnë se shqiptarët e të gjitha trojeve janë të lidhur me vendlindjen. Ndërsa, rezultatet e studimeve tregojnë se shpërnguljet, sidomos ato masive, janë motivuar nga shkaqet politike në rend të parë, sikurse edhe nga shkaqet ekonomike dhe ush…

Pranvera në vend të aromës së luleve solli aromën e gjakut, ndërsa vendin e shiut e zunë lotët e nënave.

Image
Akademik Jahja Lluka


Shtyllat e shtetit tonë janë varret e të rënëve për liri

Viti 1999 për shqiptarët ishte pranë apokalipsit. Ajo pranverë në vend të aromës së luleve solli aromën e gjakut, ndërsa vendin e shiut e zunë lotët e nënave.
Në 21-vjetorin e masakrave dhe eksodit të shqiptarëve, dhimbja është ende mes nesh; klithmat dhe thirrjet e të masakruarve ende bëjnë jehonë…

Për një shekull rresht, krimet dhe shpërnguljet ndaj popullit shqiptar nuk u ndalë. Ato ishin të projektuara deri në detalin e fundit.
Ilia Garashanini është ideatori themeltar i nacionalizmit antishqiptar serb. Garashanini u bë ministër i princit të ri serb, Aleksandër Karagjorgjeviq, që i krijoi hapësirë për zhvillimin e projektit politik për Serbinë e Madhe.
Garashanini me “Naçertanien” synonte shpartallimin e Perandorisë Osmane dhe të Austro-Hungarisë të cilën e konsideronte armike edhe më të rrezikshme. Ai shkoi më larg me hartën territoriale në të cilën duhej të shtrihej Serbia. Interes parësor i tij ishin tokat …

Filozofia e Hasan Prishtinës në vetën e parë shumës!

Image
Recension nga Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami,Ph.D 
AI QË SHKRUAN PËR HASAN PRISHTINËN DINË TË DREJTOJË KOMBIN NË RRESHTIMIN E HISTORISË SEPSE KA PËR STUDIM NJË HERO EMBLEMATIK






Akademik Dibran Fylli, HASAN PRISHTINA,  Prishtinë 2017, f. 240
Filozofia e Hasan Prishtinës në vetën e parë shumës!

“Kur mbante mbledhje Parlamenti turk, atje haptas i njoftova: nëse nuk plotësohen kërkesat tona, do të shpërthejë revolucioni. Dhe, ndër të parët që do ta kapë armën, do të jem unë. Si shenjë se ka filluar kryengritja do të jetë: “Kur t` i mbathi OPINGAT, do të dal në DRENICË. Dhe e mbajta fjalën...”.


Hasan Prishtina
Pasha gjakun ilir, nuk ka jetë dhe fat për ne, pa u çlirue nga të huejt dhe pa u bashkue teritoret shqiptare”!- Hasan Prishtina
“Gjendja e rëndë dhe dëshpëruese e shqiptarëve, të cilët jetojnë në Jugosllavi më detyroi që sërish t` i drejtohem Lidhjes së kombeve me lutje që të marrin masa për ndihmë për një popull të terrorizuem..”
Hasan Prishtian
“Derisa Jugosllavia në mënyrë paqësore nuk e pra…