16-vjeçarja shqiptare Lorena Beadini mahnitit jurinë “The Voice of Switzerland”, ku të katër shtypën butonin për ta pranuar atë në skuadrën e tyre.



Dhe jo vetëm që u kthyen por ata u ngritën të gjithë në këmbë pasi mbaroi performanca e saj plot energji.


Lorena këndoi “All About That Bas” dhe ia arriti qëllimit që të bënte të gjithë të ktheheshin edhe pse në fund ajo zgjodhi skuadrën e DJ Antoine.

Ajo është lindur në Zvicër, ndërsa prindërit e saj janë nga Maqedonia, i ati nga Tetova, ndërsa nëna nga Shkupi.







Ajo u bë e famshme 3 vite më parë gjatë konkurrimit në spektaklin muzikor "Zentralschëeiz Talentshoë" ku u radhit si finaliste.

Ajo është shprehur se këndon në shumë gjuhë edhe në atë shqipe, por ëndrra e saj më e madhe është që të këndojë para publikut shqiptar.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit