Agron Beka( 1967 - )



Prof. Dr. Agron Beka u lind më 14 janar 1967 në Vushtrri. 

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Vushtri , Fakultetin juridik e kreu në Universitetin e Prishtinës (1992). 

Studimet e magjistraturës i kreu në Fakultetin juridikë në Prishtinë . ndërsa në vitin 2013 mori gradën akademike Doktor i Shkencave Juridike në Universitetin Publik të Shkupit.

Është Profesor i Asociuar dhe Dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit Publik "Isa Boletini" në Mitrovicë.

Ka ligjëruar në disa institucione të arsimit universitar , në programet: Juridik, Kriminalistikë , Siguri, Politika Publike dhe Menaxhim.

Ka përvojë 28 vjeçare në fushën juridike dhe akademike. 
Ka qenë ekspert juridik dhe ligjor në disa institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Ka qenë themelues, profesor dhe dekan i Kolegjit Evropian “JURIDICA” (2011 – 2019).

Është anëtar i disa redaksive të revistave shkencore në nivel ndërkombëtar dhe vendor.

Ka botuar disa libra nga fusha juridike dhe letrare (me mbi 4500 aforizma - thënie personale).

Nga viti 2003 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Veprat shkencore dhe letrare:

1."Abuzimet në lëmin e qarkullimit të pronës së paluajtshme në Kosovë” (2007);

2. "Noteria dhe Kadastri në Kosovë" (2009);

3. "Vrasjet, Krimi i organizuar, Terrorizmi"(2013 - bashkautor);

4. "Krimi i organizuar në urbanizëm dhe qarkullim të pasurive të paluajtshme" (2015);

5."Taktika Kriminalistike" (2017 - bashkautor);

6."Antiterrorizmi"(2020-bashkautor);

7."Viktimologjia"(2020);

8."Korrupsioni"(2020-bashkautor);

9."The Detection and Evidence of Abuses in the Field of Real Estate Turnover in Kosovo"(2019);
10. “Money Laundering” (2019);

13. "Crime in Urbanisation and Real Estate Tournoverin Kosovo and Human Rights" (2018);

14."Gjykata Speciale në Kosovë - Dështim apo Drejtësi Ndërkombëtare"(2017);

15."Qarkullimi i parave me prejardhje të paligjshme”(2017);

16."Trajtimi i dënimit me vdekje sipas burimeve juridike gjatë historisë"(2016);

17.“Dënimi me vdekje sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit” (2009);

18.“Noteria në Republikën e Kosovës”(2009);

19.“Disa veçori të abuzimeve në lëmin e qarkullimit të pronës së paluajtshme”(2008);

20.“Njeriu si subjekt i së drejtës ndërkombëtare” (1990); 

21.“Dënimi me vdekje në të drejtën penale”(1990); 

22.“Fillimi i luftës dhe e drejta për paqe” (1991);

23. “Dënimi me vdekje sipas Kur’an-it”(1995); 

24.“Qarkullimi i pronave të paluajtshme në Kosovë”(1997).

25.“Mozaik aforizmash"(1994, 2001);

26.“Dhuratë për njerëzimin”(2008,2016) dhe

27."Dritë për Njerëzimin"(2020)

Në vitet 1988-1990 ka qenë organizatori dhe udhëheqësi kryesor i Lëvizjes së Pavarur Studentore të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, e cila bashkorganizoi: tubime, protesta, demonstrata, kundër sistemit të atëhershëm.

Jeton dhe vepron në Prishtinë dhe Mitrovicë.


F.B

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri