Dashuria a vjen nga zemra apo nga truri?



Rezultati i imazhit për flori bruqi

 Flori Bruqi

Njerëzit besojnë në dashuri me shikim të parë e shkenca e aprovon! 

Nuk do t’ju duhet më shumë se një sekondë për të vendosur nëse një person është tërheqës apo jo.

Është llogaritur se truri i njeriut kërkon 244 milisekona për të kuptuar gjininë e një personi përballë dhe vetëm 59 milisekonda për të krijuar një përshtypje të parë: të pëlqen apo jo!


Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

Një studim i Universitetit të Bambergut në Gjermani, botuar në revistën" Neuroscience Letters", ka dalë në përfundimin se tiparet kryesore që mbërthejnë vëmendjen tonë janë sytë dhe buzët.


Grupi i psikologëve studioi funksionimin e trurit të 25 studentëve të rinj, të cilëve iu paraqitën 100 foto dhe duhet të vendosnin nëse personi ishte tërheqës apo jo!

Dashuria me shikim të parë fillon nga shikimi dhe buzëqeshja. Nëse dëshironi të jeni tërheqës, pra, është më mirë të jeni rrezatues, pozitivë dhe të qeshur, gjithmonë duke e parë tjetrin në sy, shkruan living. Por edhe tiparet e fytyrës, simetria e kësaj të fundit luajnë një rol kryesor në impaktin e parë.

Të mos harrojmë sjelljen korrekte që transmeton një imazh të sigurisë te tjetri: kokën lart, lëvizjet jo të ngurta, jo me duar dhe këmbë të kryqëzuara, të cilat dërgojnë sinjal mbyllës. E fundit, por jo më pak e rëndësishme: shtrëngimi i duarve është një tjetër pikë kyçe: nuk duhet t’i shtrëngoni shumë.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare


Le të zbulojmë se çfarë na drejton drejt një personi tjetër dhe pse ndihemi të tërhequr nga disa dhe jo nga të tjerë.


 Sigurisht që është një çështje e kimisë, por sigurisht jo vetëm për këtë: mekanizmat e rënies në dashuri janë ataviste dhe ende misterioze. 



E megjithatë, shkëndija e zemrës vazhdon të godasë: na bën të ndiejmë fluturat në stomakun tonë, na vërshon me nxehtësi dhe skuqje, na bën të ndihemi të ndrojtur dhe euforik në të njëjtën kohë. Mosha ka pak rëndësi: ne biem në dashuri në adoleshencë, por edhe kur jemi flokë të thinjura.


Ne përpiqemi të zbulojmë se çfarë na nxit te një person tjetër dhe pse ndihemi të tërhequr nga lloje të caktuara, madje edhe shumë “të gabuar” dhe jo ndaj disa të tjerëve.



Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare


E keni menduar ndonjëherë se sa kohë duhet për të rënë në dashuri? Ja përgjigjja e saktë. 

Sipas një studimi shkencor të kryer nga Universiteti  Shtetëror  i Sirakuzës, koha që duhet për të rënë në dashuri është 1/5 e sekondës. 

Arsyeja?

 Në fakt gjithçka lidhet me një reaksion kimik që ndodh në tru.


Sapo shikojmë një person, hormone të ndryshme lëshohen nga 12 pjesë të ndryshme të trurit. 

Ocytocina, dopamina, adrenalina dhe vasopressina kombinohen së bashku dhe krijojnë ndjenjën e dashurisë. 

Kjo “ndjenjë” prek funksionet konjitive komplekse si: imazhin e trupit dhe prezantimin mendor të personin përballë. 

Po në fakt, dashuria vjen nga zemra apo nga truri? Sipas shkencëtarëve, kjo është një çështje tejet delikate.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

Si zemra ashtu edhe truri luajnë rolin e tyre. Aktivizimi i disa zonave të trurit mund të stimulojë zemrën, qepallat dhe stomakun. Ndërsa disa simptoma që ne mendojmë se vijnë nga zemra, në fakt vijnë nga truri.

 Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se “goditja e dashurisë” ka thuajse të njëjtat efekte si kokaina.

 I gjithi ky zbulim është një provë e re që tregon se dashuria me shikim të parë ekziston vërtet.


Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare


Pse biem në dashuri?


 Kimia shpjegon se si ndodh rënia në dashuri, por jo pse. Përgjigjja e parë duket e qartë: marrëdhënia fizike mes burrit dhe gruas është akti që garanton mbijetesën e specieve njerëzore. Mekanizmi është përzgjedhur nga evolucioni dhe prandaj do të ishte një fakt atavistik. 

Megjithatë, psikologjia ka thelluar studimin e dinamikës që na shtyn të preferojmë një partner mbi tjetrin: një studim i psikologes emocionale Ciara Molina, përveç teorisë kimike, ka identifikuar dhe tre të tjera. 

E para është teoria e ngjashmërive familjare: ne jemi të tërhequr nga njerëz që në një farë mënyre i ngjajnë prindërve tanë dhe na përcjellin një ndjenjë të thellë sigurie. 

Një partner gjithashtu zgjidhet për admirim: ne biem në dashuri, sepse shohim cilësitë e tjera që duam të kemi në vetvete, por që nuk i posedojmë: është teoria klasike e “gjysmës tjetër” të mollës ose të proverbës sipas të cilës kundërshtitë tërheqin.

 Teoria e korrespondencës, gjithashtu e mundshme, thotë pak të kundërtën: zgjedhim tjetrën sepse është e ngjashme me ne dhe ndan shijet tona dhe pasionet tona.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

Cilin partner zgjedhim ?

 Pavarësisht nga fakti se mekanizmat për të cilat zgjedhim një ose më shumë sesa një tjetër, janë kryesisht të një natyre të pavetëdijshme ose nënndërgjegjësuese, psikologët dhe shkencëtarët kanë identifikuar një sërë elementesh që kanë një peshë të caktuar në krijimin e interesit të dashurisë. 

Një element i rëndësishëm është stimulimi i nuhatjes: era fizike e personit është mjeti me të cilin aktivizohen një sërë reagimesh kimike, të cilat çojnë në tërheqje. 

Duket se era është e lidhur me ADN-në: aromat që korrespondojnë me një ADN shumë të ngjashme me tonat janë të pakëndshme për ne, ndërkohë që ndihemi të tërhequr nga ata që sinjalizojnë një ADN të ndryshme nga e jona.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

 Në një nivel psikologjik hyjnë në lojë vlerësimet e përputhshmërisë së vlerës: ndihemi të tërhequr nga ata që ndajnë një vizion të jetës dhe idealeve të njëjtë me tonat.

 Madje edhe bukuria ka peshën e vet: ne synojmë të zgjedhim një partner që është aq i bukur sa ne (në imazhin që kemi për veten tonë), ose pak më pak, në mënyrë që të mos e ndiejmë primatin tonë të kërcënuar dhe të ruajmë vetëbesimin tonë.



Së fundmi, në qoftë se ndihemi të tërhequr nga dikush, shkenca na jep një sugjerim: për ta pushtuar atë, ne fokusohemi në kontaktin me sy: sipas eksperimenteve të kryera nga psikologu amerikan Joan Kellerman, një vështrim intensiv dhe i zgjatur shkakton emocione të ngjashme me dashurinë dhe ndjeshmërinë. 

Për të bërë përshtypje, pra, është e nevojshme të shikoni njëri-tjetrin për të paktën dy minuta.


Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare
Puthja 

 Së fundi, dy fjalë në manifestimin më të rëndësishëm të rënies në dashuri: puthja.

 Është diçka krejtësisht e ndryshme nga akti seksual, megjithëse shpesh përbën fazën e parë të takimit dhe qasjes. 

Puthja, siç shpjegon shkenca, është një sjellje komplekse që vihet në veprim, është një aktivitet i shumëfishtë në të cilin futen në lojë deri në 34 muskuj të fytyrës dhe 112 muskuj postural, duke stimuluar prodhimin e adrenalinës dhe noradrenalinës që rrisin eksitim të gjithë trupit, në veçanti të sistemit kardiovaskular. Shkurtimisht, kur jemi të përfshirë me të vërtetë, puthja na bën të ndihemi… si fishekzjarret.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

Të dashurohesh me shikim të parë edhe pse diçka e vështirë, duket se është e mundur! 

Bebet e syrit zgjerohen, zemra fillon të rrah fort dhe temperatura e trupit rritet. 

Këto janë vetëm disa nga transformimet që trupi ynë shfaq kur jemi përballë dikujt që na tërheq shumë. 

Disa e quajnë pasion, të tjerë e quajnë dashuri me shikim të parë. 

Por, pavarësisht se si e quajmë, e vërteta është se kemi qenë të gjithë viktima të këtyre emocioneve të papritura dhe ngacmuese. 

A do të thotë kjo se ekziston dashuria me shikim të parë?

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

Mendimet janë të ndryshme. Nga njëra anë, janë ata që besojnë fort në përshtypjet e para.

 Ata kanë krijuar bindjen se nuk ka asnjë mundësi të jetohet një dashuri e madhe nëse në fillim nuk ndodh asnjë tërmet emocional brenda nesh. 

Të gjithë ata që e mendojnë kështu do t’u interesojë të dinë se, sipas një studimi të publikuar në “Archives of Sexual Behavior”, dashuria me shikim të parë ekziston.

Ashtu siç thuhet në studim:“sa më shumë një burrë kalon kohë, duke parë partneren e tij aq më shumë rritet mundësia që të dashurohet me të”.

 Me sa duket nëse një mashkull fikson një grua për katër sekonda ose më pak do të thotë që gruaja nuk i ka bërë ndonjë përshtypje të madhe, por nëse arrin ta kalojë barrierën në 8.2 sekonda, tek ai djalë ka gjasa që të zgjohet ndjenja e dashurisë, ose për më skeptikët, pasioni.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare


Për të zhvilluar këtë studim, 115 studentë u filmuan ndërsa ndërvepronin me njëri-tjetrin. 

Në telekamerë regjistroheshin lëvizjet e syve dhe kohëzgjatja e shikimeve, pastaj pyeteshin nëse ishin ndierë të tërhequr nga shoqet e tyre. 

Duke analizuar të dhënat, konkluzioni është se kalonin më shumë kohë, duke vëzhguar shoqet për të cilat kishin ndierë tërheqje fizike se sa të tjerat; ndërsa studentet silleshin gjithmonë në të njëjtën mënyrë, pavarësisht faktit se ndiheshin të tërhequra.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

 Motivi? 

Vajzat janë mësuar që ta fshehin interesin e tyre, për arsye shoqërore.

Por, sa bindës është ky studim? 

Ndoshta, prej tij lindin më shumë dyshime se sa siguri.


Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

 E vemja gjë e sigurt është se meshkujt shikojnë më shumë në krahasim me femrat, por kjo nuk do të thotë se për femrat përshtypjet nuk kanë rëndësi, përkundrazi. Megjithatë bëhet fjalë për një shenjë të dashurisë me shikim të parë.

Nga ana tjetër ka nga ata që mendojnë se dashuria me shikim të parë është diçka inekzistente. 

Madje ka edhe disa prova shkencore që mbështesin këtë teori. 

Vetëm për të cituar një, ka një publikim të në “Journal of Neuroscience”, në të cilin afirmohet se kur dashuria me shikim të parë konsiderohet, si fillimi i një dashurie është vetë një mashtrim i mendjes.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

Kjo ndodh kur një sërë kujtimesh nga e shkuara kombinohen me ndjenjat e së tashmes.

Sikur të mos mjaftonte, ashtu siç shkruhet në këtë studim, jemi në gjendje t’i kthehemi një kujtimi dhe ta modifikojmë atë në mënyra të ndryshme. 

Kjo do të thotë që ne i korrigjojmë kujtimet tona ashtu si na leverdis. 

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

Dhe kështu e gjitha kjo, është në njëfarë mënyre një mekanizëm mbijetese. 
Ndoshta do të ishte e pamundur të jetoje me optimizëm nëse do të memorizonim në detaj çdo ngjarje që kemi jetuar. 

Me pak fjalë as shkenca nuk mund të japë siguri. 

Dhe kështu ndoshta dashuria me shikim të parë nuk ekziston. 

Ose ndoshta po.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

Ekspertët theksojnë që dashuria në shikim të parë nuk ekziston dhe fjala është për joshjen e parë të fuqishme, përkatësisht për dëshirën e madhe

Në një hulumtim dashurinë në shikim të parë e kanë përjetuar kryesisht meshkujt, mirëpo asnjëra nuk ka qenë e dyanshme.

Ndonëse shumica besojnë në dashurinë në shikim të parë, ekspertët theksojnë që ajo nuk ekziston dhe fjala është për joshjen e fuqishme fillestare, përkatësisht për dëshirën e madhe.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare

Këtë e ka treguar studimi i ri i publikuar në Journal of the international association for relationship research.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 200 persona të intervistuar, të cilët kanë pasur takime dashurore, pas të cilave kanë treguar çfarë lloji joshjeje kanë ndier ndaj partnerit me rastin e çdo takimi.

Hulumtimi ka qenë i ndarë në tri faza: anketa nëpërmjet internetit, studimi laboratorik dhe takimet e drejtpërdrejta të cilat nuk kanë zgjatur më shumë e 90 minuta.

Pas takimit pjesëmarrësit e hulumtimit i kanë pyetur a kanë ndier diçka ngjashëm me dashurinë në shikim të parë dhe sa kanë ndier joshje fizike ndaj atij personi.

Rezultati i imazhit për dashuria ne shikim te pare
Janë marrë në konsideratë tre komponentë: intimiteti, përkushtimi dhe afshi.

Vetëm 32 të intervistuar kanë thënë që kanë ndier dashuri në shikim të parë, ndërkaq komponenti më i përfaqësuar dashuror ishte joshja.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 60 për qind femra, ndërkaq dashuri në shikim të parë kryesisht kanë përjetuar meshkujt. Asnjëra nuk ka qenë e dyanshme.

Prishtinë,8.2.2020.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri