DISA FJALË RRETH XHELOZISË



Të gjithë njerëzit që dashurojnë janë xheloz. Dashuria dhe xhelozia është shumë vështirë të ndahen mes vete. Ai që dashuron, në fakt është xheloz dhe këtë nuk e kupton vetëm dëshirë të plotësimit të nevojave fizike, por edhe shpirtërore. Prandaj, dëshiron që partneri apo partnerja të jetë vetëm e tij dhe jo e të tjerëve. Xhelozia ka të bëjë me ndjenjën dhe jo me marëdhënien.

Edhe shkencërisht te njeriu xhelozia është në proporcion të dashurisë që sipas shkallës së qytetërimit mund të ndryshojë forma, shfaqja dhe fuqia e kësaj ndjenje. 

Xhelozia lind me dashuri. Xhelozi nuk kanë vetëm njerëzit, por kjo ndjenjë është e pranishme edhe te kafshët si tek pëllumbat, papagajt që i mbajmë nëpër shtëpi e që jo vetëm janë xheloz por edhe hakmerren kundër tradhëtisë si p.sh te lejlekët ku mashkulli ndihmohet nga të gjithë lejlekët për ta mbytur femren që ka tradhëtuar. 

Kjo ndjenjë është edhe te shqiponja. Mjellmat pas vrasjes apo ngodhjes së partnerit, I qëndron afër partneri tjetër deri në vetflijim, duke mos ngrënë asgjë deri sat ë bie përfundisht. 

Po, xhelozia ka gjithmonë bazë seksuale. Madje edhe në mes homoseksualëve ka xhelozi, siç ka edhe te kafshët tjera që u përmendën më lartë. 

Edhe majmunët janë xheloz kur gratë iu afrohen mashkujve të tyre, edhe qentë janë shumë të lidhur me komandanten dhe nuk lejojnë kush tu afrohet e t’ua prekë.

Pra ndjenja e xhelozisë nuk është vetëm njerëzore por universale, dhe nuk ka vetëm përmbajtje seksuale por edhe forma të tjera të pasionit si dashuria prindër fëmijë dhe e kundërta, pastaj shqetësimi dhe vuajtja është edhe te babai kur e sheh vajzën të cilës i sillen rrotull apo në krahët e një burri që e pushton. 

Te gratë thuhet se më shumë e duan burrin e vajzës se sa nusen e djalit. Është temë e gjërë tema e xhelozisë…

(Bedri Halimi)

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit