Disa teknika rreth menaxhimit të stresit




Lule Alidema, psikologe


Në përdishmërinë tonë të “mbi ngarkuar” me punë, obligime familjare, etj, pa dyshim se kemi edhe stresin të pranishëm.

Stresi është i pa shmangshëm nga njeriu, mirëpo në momentin që është i tepruar atëherë përveç që na pengon në punë, na dëmton edhe shëndetin, dëmtime si në aspektin psiqik dhe fizik.

Stresi dëmton ekuilibrin natyror të njeriut dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kësaj gjendje jonormale shpie në një mori të gjerë çrregullimesh.Prandaj bëju i/e zgjuar dhe mos lejo që stresi të menaxhoj ty, por ti menagjoje atë.

Bëhu i/e vetëdijshme se nëse jemi të stresuar asgjë nuk shpejtojmë, përkundrazi pengohemi.Disa teknika rreth menaxhimit të stresit:

. Bëje një plan ditor,

. Fokusohu tek e tashmja, çdo moment është i ri,

. Mundohu të gjesh zgjidhjen, nuk ka problem pa zgjidhje,

. Shikoji gjërat nga këndvështrimi pozitiv,

. Bëje një selektim të punëve, fokusoje mendjen në një gjë, njëkohësisht nuk bëhen disa punë, prandaj bëji një nga një,

. Mos e personalizo çdo fjalë të tjetrit, fjalët e tjetrit nuk janë tuajat,

. Mos e mundo veten t’i kesh gjitha gjërat nën kontrollë, lëri natyrshëm disa gjëra të ecin, kontrolli tepruar është iluzion,

. Meditimi, qetëson mendjen dhe trupin, praktikoje shpesh,

. Qesh më shumë,

. Merr frymë thellë,

. Ecja i bënë mirë shëndetit, ec,

. Shfrytëzo natyrën, relaksohesh…

Porosia ime; GËZOHU, GËZOHU….Nëse ti je i/e gëzuar edhe tjetri/a pranë teje ashtu do jetë!

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit