Gjergji Thimio : Edvin Kristaq Rama i denuar per vjedhje ikonash

Gjergji Thimio është koleksionist shqiptar. Ai i ka kushtuar gjithë pasionin dhe energjitë e tij koleksionit të objekteve të rralla që zotëron nën pronësinë e vet, e që tashmë kanë kapur shifrën 150 të tilla. 

Gjergji ka hapur edhe muzeun e tij privat, për të cilin ka marrë licencë që nga viti 1996 dhe shpeshherë thesaret e koleksionit të tij i ka ekspozuar.

Dhunohet barbarisht koleksionsti Gjergji Thimio, e godasin me levë kokës


Koleksionisti kishte planifikuar të jepte një intervistë të detajuar për Enkel Demin në programin “Fol me mua, Fol me ata” rreth fatit të pikturave që iu sekuestruan nga policia dhe që kanë humbur pa lënë gjurmë.

Është dhunuar barbarisht koleksionisti Gjergji Thimio. Një natë më parë ai është goditur me levë në kokë nga persona ende të paidentifikuar. Dhuna ndaj koleksionistit ndodh në një situatë, kur ai është rikthyer në vëmendjen e mediave, për shkak se regjizori, Saimir Kumbaro, ishte në përpjekje për të xhiruar disa ikona të koleksionit të tij, të sekuestruara tashmë nga policia dhe që duhet të jenë nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Por, regjizori raportoi në media se ikonat kanë “avulluar”, çka hedh dyshime se ato janë përvetësuar. Në këtë situatë polemikash, Gjergji Thimio është dhunuar mbrëmë, kurse sot ishte planifikuar një intervistë e tij e detajuar në emisionin “Fol me mua fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në RTSH.

Pas dhunës fizike të ushtruar ndaj tij, Gjergji Thimio ka marrë ndihmën e parë në spital dhe aktualisht mdodhet në banesën e tij jashtë rrezikut për jetën.

Gjergji Thimio është koleksionisti i ikonave të sekuestruara nga qeveria Rama, në ditët e para të qeverisjes. Ai u arrestua i akuzuar se veprat që kishte koleksionuar ishin vjedhur. Pavarësisht përpjekjeve për të provuar të kundërtën, Gjergji Thimio u dënua me burg.


Gjergji Thimio, koleksionisti i njohur korçar, i vënë disa vite më parë në qendër të vemendjes pas arrestimit për trafik veprash arti, në një intervistë të dhënë për Fax News, i është rikthyer sërish akuzave të tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Thimio këmbëngul se Rama është ndaluar dy herë në Francë për shkak se vidhte ikona, dhe për këtë duhet hetuar sa më parë nga prokuroria shqiptare, madje sipas koleksionistit korçar, kryeministri ka pasur probleme me një ndalim dhe në Qipro.

Thimio u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.

“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Sali  Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio.
Gjergji Thimio: Për arrestimin tim ndikoi Janullatos. Më kërcënuan ‘vajzës do t’ia presim kokën, gruan do ta përdhunojmë’

* Më kanë sjellë letra kërcënuese në burg, ‘do t’ia presim kokën vajzës si ISIS, gruan do ta përdhunojmë’


 Nga burgu, në News24 për të folur për të vërtetën e tij. Koleksionisti Gjergji Thimio ka marrë leje nga burgu dhe ka mbërritur në studion e News24, në rubrikën Opinion për të folur për akuzat ndaj tij të bëra nga kryeministri Edi Rama. Thimio tha se operacioni i arrestimit të tij dhe sekuestrimi i veprave të artit ishte një njollë turpi në gjoksin e policisë shqiptare.

“Nuk ishte operacion për të luftuar trafikun e veprave të artit. Ishte një show. Ishte një operacion banditesk, kriminal, i ideuar në skutat më të errëta nga qarqet shoviniste. Zhduku një nga muzetë e licencuar në Ballkan, mbi 3 mijë objekte. Mbronte ekzistencën e shtetit shqiptar”, deklaroi Thimio.

Ai tha se ‘Gjergji Thimio nuk është ashtu si e etiketoi kryeministri’. “Kryeministri pas këtij operacioni është shprehur para mediave ‘Falënderoj policinë për kapjen e kësaj bande’. Koleksionin tim të ligjshëm e quajti një thesar në duart e trafikantëve. Zoti Kryeministër më dënove padrejtësisht,. Gjegji Thimio është më i ligjshëm se vetë ligjet.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Galeria ime ishte veprimtari e aprovuar nga Ministria e Kulturës. Unë nuk jam hajdut. Të gjithë aktivitetin tim e quajte të paligjshëm, aktiviteti im është i ligjshëm”, u shpreh koleksionisti.

Ai ka treguar foto, në të cilat shfaqet edhe kryeministri Edi Rama, gjatë ekspozitave të tij, ku janë shfaqur pikërisht pikturat dhe veprat e sekuestruara. “Kjo është ekspozita e parë e organizuar nga Kryeministri Edi Rama, këtu është trupi diplomatik, në të njëjtën ekspozitë. Limpreht ka urdhëruar që të bëhej dokumentari Heronjtë e Shqipërisë për ekspozitën time. Në vitin 2006 është organizuar në Shqipëri një konferencë për luftën kundër trafikut të veprave të artit. Ja ku janë ikonat që Kryeministri i quajti të vjedhura”, ka vijuar më tej Thimio.

Gjergji Thimio akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se e ka kërcënuar me kokën e vajzës. Megjithëse u pyet nga gazetarët për më shumë detaje lidhur me këtë pretendim, Thimio nuk pranoi të fliste më gjatë. Ai këmbëngul se ka vepruar në përputhje me ligjin, dhe është dënuar padrejtësisht.
“Zoti kryeministër unë do të të akuzoj publikisht dhe do të denoncoj. Nuk e kemi sistemin e drejtësisë të kalbur pavarësisht se me keni dënuar padrejtësisht. Unë jam arrestuar për ikonën e Onufrit. Aktualisht ndodhet në muzeun historik kombëtar. Gjergji Thimio është më i ligjshëm se vetë ligji.”- shprehet ai.

Gjergji Thimio thotë se është i sigurt për ndikimin e kryepeshkopit Janullatos në arrestimin e tij.
“Këtu është ndikimi i Anasatas Janullatos. Unë jam nga Vithkuqi i Korçës, jap nipi i priftit që u helmua nga patriarkana, pasi këndohej shqip në kishë. Kam nënshtetësi e pasaportë amerikane. Dhe një nga shkaqet që unë jam arrestuar është implikim i qarqeve sllavo-ortodokse dhe Anasatas Janullatos.”- u shpreh ai.

Sipas Thimios, policia fshehu procesverbalin origjinal të sekuestrimit të ikonave.
“Unë nuk kam firmosur procesverbalet e sekuestrimit. Nuk janë 1170 sa tha policia, në procesverbal mbetën 174. Policia fshehu procesverbalin origjinal dhe nuk ma jepte. Muzeu im ka patur mbi 3000 objekte, një pjesë e mirë e tyre ka qenë e regjistruar, një pjesë ka qenë vepra arti pa rëndësi dhe një pjesë tjetër ka qenë e një niveli të mesëm, për të cilën unë kam kërkuar të ngrihet një grup pune për inventarizimin.”- theksoi Thimio.

I pyetur se si ka arritur t’i zotërojë këto pasuri, Thimio u shpreh se një pjesë kanë qenë të babait të tij, prift dhe një pjesë i ka mbledhur në jug të vendit, duke i shpëtuar nga Greqia dhe shkatërrimi. Ai tregoi një rast, ku një ikonë e kishte marrë nga dera e haurit të një fshatari.

“Unë jam shprehur dhe i kam dërguar një relacion ambasadës së SHBA-ve. Aktualisht është një material i plotë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Koleksionin e monedhave të Alekesandrit i ka pasur babai im që në 1974, babai im ka qenë prift. E ka njohur edhe Rita Marko. Unë kam bredhur gjithë jugun dhe i kam mbledhur për t’i shpëtuar nga Greqia. Në kohën e diktuaturës i kemi ruajtur fshehtas. Babain tim kanë dashur ta dënojnë por ka shpëtuar sepse ka qenë partizan, ka pasur vëllain dëshmor dhe ka qenë mik i Rita Markos. I kam denoncuar në SHISH dhe punën time nuk ka shqiptar që ta dorëzojë. Gjergji Thimio është nga ata që këto vepra i kam dorëzuar me certifikata. Limpreht më bëri hero të Shqipërisë”, tha ai.

Thimio akuzoi drejtpërdrejt për arrestimin e tij dhe operacionin “Ikona” kryeministrin Edi Rama, deputetin Koço Kokëdhima, kreun e ALUIZNI-t Artan Lame si dhe ish-drejtorin e Muzeut “Onufri”, Sami Starovën.

“Sami Starova i vidhte ikonat e Onufrit dhe ja jepte Edi Ramës. Kokëdhima më ke kërkuar të çoj koleksionin tim në Itali e Francë kundrejt pagesës prej 1 milion e 100 mijë euro por nuk kam pranuar se ke dashur ta zëvendësosh me vepra të falsifikuara. Me ligjin e vitit 1996 njihet e drejta e koleksionimit. Koleksionet dhe muzeumet private i kam përkrahur i pari. Veprat e mia janë të regjistruara në qendrën e inventarizimit. I kam shpëtuar nga shkatërrimi. M’i vodhi Koço Kokëdhima që 4 vjet hiqej si mik shtëpie, e mbante nipin tim në krah e i thoshte do të çoj në shkollë, ja ngriu buzëqeshjen në buzë”, tha koleksionisti.

Gjergji Thimio i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga kërcënimet duke denoncuar letrat kërcënuese që i kanë shkuar në burg.

“Thirrje kryeministrit: Hiq dorë nga kërcënimet! Në burgun e Fierit në datë 25 shtator, para apelit oficeri i policisë së burgut, Fitim Mora më solli deklaratën ta firmosja në emër të Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, që mos të flisja në apel për ta, për Toni Blerin. Më kanë çuar letra, vajzës do t’ia presim kokën si ISIS, gruan do ta përdhunojmë”, deklaroi ai. (Thimio tregon fotot e veprave të tjera që sipas tij kanë qenë të tijat)

Lojtës Videosh
00:00
03:06

Lojtës Videosh
00:00
01:30




“Kryeministër hajdut Edi Rama, nuk ta kam frikën. Prokuroria të nisë hetimet. Akuzoj për operacionin Ikona, deputetin Kokëdhima, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ikonat i ka vjedhur Koço Kokëdhima. Zoti Llalla ja ku është hajduti (tregon në ekran, deputetin Kokëdhima). Ato janë ikona të David Selenicës”, deklaroi koleksionisti Thimio.

Koleksionisti Thimio i bëri thirrje publikisht Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ambasadës Amerikane të mbrojnë familjen dhe jetën e tij.

“Zoti prokuror i përgjithshëm nis hetimet për Ramën, Kokëdhimën dhe Tahirin, dhe më mbro jetën. Unë kam dalë nga burgu për sjellje të mirë. I bëj thirrje Ambasadës së SHBA ju lutem më mbro familjen dhe veten time me këtë denoncim publik që i bëj Ramës, Kokëdhimës, Tahirit, prokurorit Karanxha. Unë nuk e di si do dal nga studio tani, kam frikë mos ha plumbin kokës.”- deklaroi koleksionisti.

Ai u shpreh i bindur se do të fitojë mbi padrejtësinë që po i bëhet. “Në fund të fundit zoti zgjodhi Gjergji Thimion për të mbrojtur ikonat”- tha ai.

“Më ke futur me një të sëmurë psikik të më eliminonte fizikisht në burg. Më vjen mirë që televizioni juaj ka bërë një investigim, paska dhe televizion të pandikuar.”- theksoi Thimio.


Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri