Naim Kelmendi(1959 - )

Rezultati i imazhit për naim kelmendi


Prof.Dr.Naim S.Kelmendi , Ph.D , u lind më 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë,por edhe me gazetari e me publicistikë , duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit , sidomos me publikimet e tij , si te gazeta “Bota sot”,”Pavarësia”,”Pavarësia News” etj.

Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane,duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.

Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër ,i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje.

Ishte drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej në Zvicër.

Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”.

Nga kritika jonë letrare e kohës , prof.Naim Kelmendi konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne.

Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë , sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.

Naim Kelmendi ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota Sot” në luftën e Koshares me 1999… 

Ai ishte  “zogu” që ka hyrë edhe vet në balada lufte , sepse edhe ky ishte njeri i baladave .Ai u ngrit me vargun e tij për t’i  dënuar ata-mizorët , që u sullen pabesisht pas shpine me Elaborate , histori të tmerrshme, për t’i zhbërë me rrënjë nga faqja e dheut-Njerëzit Legjenda : Adem Jashari, Drenicën , Deçanin , Rguovën , Logjën e Llapin , Isa Boletinin , Agim Ramadanin, “ që pikturën dhe poezinë dardane e la ta shkruajë në kohë paqeje…”, që kurrë për s’ë gjalli s’arriti… 

Lexuesi i mirëfilltë kur t’i lexojë 47 baladat e librit “ Shqiptari vdes duke kënduar ”, do të bindet se Naim Kelmendi është poet modern.

Naim Kelmendi do ta ndjejë veten si një shfaqje filmike , ku personazhet si Adem Jashari ,Hamëz Jashari,Shaban Jashari , Isa Boletini , Oso Kuka, Agim Ramadani , Kosharja legjendare , lëvizin si në ekranin e filmit , duke ua dhënë një art skenik...

Në heshtje,apo një vallëzim të zjarrtë , që herë herë është i akullt , me  për plot akrobacione të kryera skenike të një kalibri protonismian.

Sekreti dhe talenti i homerianit tonë shqiptar i përket një fuqie tjetër: asaj të njohurive të shkëlqyera të kodeve të shkruara dhe të pashkruara të gjinisë së poemave të gjata , asaj të përvetësimit të plotë të gjitha elementeve të poezisë (e veçanta është se askund nuk përdoren shenjat e pikësimit ) , asaj zotësisë së tij profesionale për t’i kthyer këto njohuri në instrumente diplomatike , që ndihmojnë drejtpërsëdrejti në kryerjen sa më të përsosur të plotësimit “të sh kyer” të hartës Arbërore nga Europa plakë (FloriBruqi)…

Naim Kelmendi ishte reporter i luftës së Kosovës-1999. 

Nga vija e parë e frontit , në epopenë e madhërishme të Koshares,ai ishte krah përkrah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në ditën e shumë pritur të lirisë.

Edhe reportazhet e para të pas luftës nga Kosova e lirë i përkasin penës së tij.
Prandaj frymëzimet e tij për heroiken moderne shqiptare janë nga më autentiket (SkenderBuçpapaj)…

Për krijimtarinë letrare të profesor Naim Kelmendit ndër
vite kanë shkruar : Fatos Arapi Agim Vinca , Azem Shkreli, Ramadan Musliu, IljazProkshi , Sali Bashota , Basri Qapriçi , Rushit Ramabaja , Abdullah Konushevci , Sejdi Berisha, Prend Buzhala , Elida Buçpapaj, Arbër Ahmetaj , Skender Buçpapaj , Ali Demë Jasiqi, Ndue Ukaj, PeterTase , Shyqri Galica , Flori Bruqi , Shefqet Dibrani, Valdet Hysenaj ,Rrustem Geci etj.

Veprat e profesor Kelmendit shquhen , jo vetëm nga motivet krijuese , por edhe nga preokupimet e tij , si dhe nga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike.

Që nga viti 2002 Naim Kelmendi jeton dhe vepron në Prishtinë.
Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York ,Tiranë , Prishtinë dhe Shkup , anëtar i LSHK-së si dhe është editor i Shtëpisë Botuese “Rugova Art” në Prishtinë.

Naim Kelmendi ka botuar deri më tash këta libra:

1.”Shtreza në fjalë”,1985
2.”Nyja e Gordit”,1992
3.”Albanoi”,1992
4.”Pse ashtu Pandorë”,1993
5.”Çka të bëj me dhembjen”,1993
6.”Satanai me fytyrë tjetër”,1994
7.”Eklipsi i diellit”,1997
8.”Përballje me vdekjen”,1999
9.”Shqiptari vdes duke kënduar”,2000
10.”Kohë për të folur gurët”,2001
11.”Sipërfaqja e padukshme”,2003
12.”Vrasja e deputetit”,monografi,2003
13.”Beteja e Koshares…”, publicistikë,2008
14.”Pikëpamje dhe reagime”, publicistikë ,2003
15.”Në një jetë pas Krishtit”,2010
16.”Esenca”,2010
17.”Shqiptari vdes duke kënduar”(botim i dytë),2010
18.”Antologjia e dhembjes poetike”, 2012
19.”Është vetëm kujtesë”,2012
20.”Po i flisja vetes”, 2013
21.”Një gjurmë intelektuale për gjatë një jete , monografi , 2014
22.”Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar”, 2014
23.”Fjala e dhembjes”, (Antologji poetike për Azem Shkrelin),2015 etj.

Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri