Ndikimi i aspektit gjenetik në tradhëti...

Rezultati i imazhit për flori bruqi
Nga Flori Bruqi

Tradhëtia është një nga fenomenet që tashmë nuk na bën më çudi. 

Dikur ishte ndër gjërat tabu në shoqërinë shqiptare , ndërsa tani është krejtësisht ndryshe. 

Gjinia mashkullore është më e prirur që të tradhëtojë...



Fotografia e Lulzim Hajdari


Kalimi i kohës ka sjellë me vete edhe ndryshimin e shoqërisë shqiptare.

Në fakt, studimet shkencore kanë nxjerrë në pah se midis meshkujve dhe femrave, gjinia mashkullore është më e prirur që të tradhëtojë në një marrëdhënie. Arsyet janë të shumta. 


Ndikimi i  aspektit gjenetik në tradhëti...

Vitet e fundit po diskutohet gjerësisht edhe mundësia e ndikimit të aspektit gjenetik në këtë fenomen.

 Kjo do të thotë: “Më të prirur për tradhëti janë ata që kodi gjenetik ua ka përcaktuar diçka të tillë”. 

Këta persona mund të mos kenë asnjë ndikim nga mjedisi, apo asnjë pakënaqësi nga partneri/ja aktuale dhe sërish të tradhëtojnë, sepse e kanë në ADN që duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

 Këta persona duket sikur jetojnë për të tradhëtuar dhe fitojnë adrenalinë nga situatat e rrezikshme se mund të zbulohen duke tradhëtuar dikë.

Meshkujt, e vlerësojnë shumë veten.

Ndërkohë, krahas këtij përfundimi të mbështetur edhe nga psikologët, ka edhe plot shkaqe të tjera. Meshkujt, duke qenë se kanë shumë ego, e vlerësojnë shumë veten. Atyre u duket vetja në çdo moment si shumë tërheqës dhe u duket sikur asnjë femër nuk mund t’i refuzojë dot. Nëse mendon se pasi të martohesh me djalin që do, ai nuk do të shikojë femrat e tjera. Sigurisht që do t’i shikojë, sepse e tillë është natyra mashkullore. Pra, dhe pse mund të jenë të martuar me një person që nuk e meriton tradhëtinë, ata sërish kanë për t’i mbajtur sytë tek femrat e tjera, sepse mendojnë përherë se meritojnë më shumë.


Dihet, tradhtia është dështim për një cift. Mund të thuhet në një farë mënyre se faji që u arrit aty mund të jetë i të dyve, por për shumë meshkuj, tradhtia është një rutinë, një zakon që nuk e kanë humbur dhe nuk do ta humbin deri në castin që do të zbulohen.
Dhe nëse ndodh kjo, atyre ose do u vijnë mendë, ose do të gjejnë mënyra të tjera që të mbulohen dhe mos të zbulohen lehtë.
Nëse ti je një grua që fal, apo një grua hakmarrëse, duhet të dini një gjë, mashkulli përpara se të vendosë të kalojë një aventurë, planifikon.

Dhe madje kur keni dyshime, ai ka aftësi të tilla prestigjatori që do ua heqë cdo dyshim. Është tepër i aftë.

Dyshimi juaj është i arsyeshëm

Pas një periudhë me zënka të tmerrshme, qielli hapet, kthehet qetësia, ai të kushton vëmendje, të shoqëron të bësh blerje, vjen e del me miqtë e tu që nuk i duronte dot. Ka gjithmonë një përgjigje të gatshme që pothuajse iu bën të ndiheni e pakuptimtë. Dije se një mashkull i pabesë nuk vepron kurrë si një fajtor, rregulli i tyre është gjithmonë i njëjtë, ta mohojnë. Nëse gjithmonë kërkon t’ju bëjë të lumtur, shumë të lumtur, dyshimi juaj është i arsyeshëm.

Dhoma chati , të rrezikshme

Me avancimin e teknologjisëkanë evoluar dhe sistemet e fshehjes së sekreteve. Telefonat celularë, rrjetet sociale, mënyrat e komunikimit, (para se të takojnë një femër ata nuk e zbulojnë kurrë identitetin e tyre). Të zbulosh këto për ty bëhet ndonjëherë e pamundur sepse kanë pasuord. Kronologjinë e një historie online nuk mund ta gjesh dot, dhe nëse e pikas, ai do të mbrohet dhe do të thotë se rri aty për të bërë blerje online. Aty ku ka një shqetësim ka një provë. Dhe atë që duan e gjejnë më lirë në këto dhoma chati sesa në darka dhe dhoma hoteli.

Burrat tradhëtarë nuk i rrëfejnë tradhëtitë e tyre

Nëse dëshiron të konfirmosh një tradhti me miqtë e tyre mund ta kursesh lodhjen. Burrat tradhëtarë nuk i rrëfejnë tradhëtitë e tyre dhe nuk duan të hapen me to as me miqtë, që të shmangin një hakmarrje të tyre të papritur. Por një mbledhje e papritur ditë të diele, apo fshirja e papritur e sekretarisë telefonike janë disa shenja që të dyshoni me të vërtetë.

Lumturia jote është në rrezik

E vërteta është se nuk ekziston një formulë matematikore për të zbuluar tradhëtinë. Shumica e rasteve vjen nga dyshimi, dhe nëse ai u bren vazhdimisht, dijeni se dicka nuk shkon. Nëse dyshimet ju sjellin dhe një situate stresi që po jeton për momentin, atëhere personi me të cilin po rrini nuk është i duhuri. Besimi është një gur themeli i cdo raporti dhe nëse lidhja që po jeton nuk të jep sigurinë, atëhere lumturia jote është në rrezik.

Sipas agjencisë shqiptare të  lajmeve "Mekuli Presss" , "sipas sondazhit të fundit të kryer nga një portal i takimeve jashtëmartesore, që konfirmon vendin e parë të vitit të shkuar: italianët nuk konsiderohen popull besnik sa i takon shtratit, duke qëndruar para spanjollëve e francezëve, të cilët renditen në vend të dytë dhe të tretë.

Pavarësisht nga seksi, më shumë se gjysma e popullsisë italiane (67%), ka pranuar se ia ka lejuar vetes një tradhti, të paktën një herë brenda një marrëdhënieje. Në këtë rast, ka edhe një “nënrenditje”, ku mes qyteteve me tradhtitë më të shpeshta, në krye të të gjithave është Roma, e ndjekur nga Milano, Napoli, Gjenova dhe Palermo.

Ja dhe identikiti i tipit të tradhtarit për këtë vit: profil socio-ekonomik me prirje mesatarisht të lartë, me një prani të ndjeshme profesionve të lira, si biznesmenë dhe drejtues. Pjesa më e madhe e organizon tradhtinë në mëngjes (47%) ose gjatë drekës (30%). Po pse tradhtohet? Arsyet vazhdojnë të jenë pak a shumë të njëjta: dalja nga rutina dhe mërzitja (38%), mungesa e vëmendjes nga partnerët zyrtarë (33%), i/e pakënaqur për jetën seksuale (29%)".

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit