RASIM SELMANAJ(1963-)

Rasimselmanaj.jpg

Rasim Selmanaj, lindi më 8 mars 1963, në Gllogjan të Deçanit.Me profesion është Bachelor i Biologjisë - Kimisë. Është deputet  dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kryetar i Komunës së Deçanit ( 2009-2017), njëri ndër veprimtarët më të dalluar të viteve ’80-të dhe promotor i organizimeve me karakter kombëtar, kulturor e sportiv gjatë viteve ’90-të të shekullit të kaluar.
Veprimtaria e tij atdhetare e politike përthekon katër dekada përkushtim dhe përpjekje për liri; mbi katër herë i burgosur e i dënuar, dhjetëra herë i torturuar nga forcat policore serbe, herë i vetëm, e herë bashkë me vëllezër dhe miq të idealit.Për shkak të veprimtarisë politike e atdhetare është arrestuar dhe dënuar në vitet 1981, 1983 dhe 1992. Tetë vite me radhë (1990-1998) ka punuar në arsim, mësimdhënës për lëndët Biologji dhe Kimi.

Po në vitet 1980 ishte një ndër themeluesit e grupit ilegal “Shqiponja”, grup i cili kreu një sërë aktivitetesh të rëndësishme politike dhe propaganduese kundër sistemit represiv serb.Rasim Selmanaj ka qenë themelues dhe kryeredaktor i revistës "Zgjimi", të cilën revistë e udhëhoqi edhe pas daljes nga burgu.Po ashtu një kohë ka qenë edhe kryetar i rinisë në Deçan (1990-1997) dhe themelues i SHKA “Jusuf Gërvalla” në Deçan.Ndërkaq, më 24 mars 1998,  arrestohet nga forcat serbe.Gjykata e Qarkut në Leskovc e dënoi me 6 vjet burg.Selmanaj është i mbijetuar dhe dëshmitar i gjallë i Masakrës së Dubravës së vitit 1999.Është liruar në mars të vitit 2001. Deri në janar të vitit 2003, ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës së përditshme "24 orë".Gjatë viteve 2001-2009 ishte botues dhe kryeredaktor i të përjavshmes "Focus", njëkohësisht udhëheqës i fushatës “Me Ramushin”.Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019,sërish është zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës.


BOTIMET

1. "Shtegtar i lirisë", poezi 2001
2. "Melodi shiu në sytë e nënës" poezi 2003
3. "Peizazh i ëndrrës ", prozë 2004
4. "Kur kalëroj kujtesën", poezi 2005
5. “Kitarë e Krisur ”, poezi 2006
6. “Shpirti i lagur më lot”, poezi 2006
7. “Haradinaj dhe Haga”, publicistikë 2006
8. “Heroi me kitarë”, përmbledhje e mendimit shkencor për Jusuf Gërvallën 2007
9. "Me Ramushin", publicistikë 2007
10. "Hijet e thyera” , poezi 2008
11. “Dekada e Deçanit”, kronika dhe ngjarje 2018

Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit