Të qenurit gjysh!



Rezultati i imazhit për lule alidema"



 Lule Alidema

( Psikologe klinike )





ROLI DHE RËNDËSIA E TË QËNURIT GJYSH!

Hulumtim  

Hyrje

Në këtë hulumtim kam për qëllim të hulumtoj periudhën më të vonshme apo të fundit të zhvillimit të njeriut, aspektin e gjyshërisë. 

Do të mundohem të kuptoj tri aspekte të zhvillimit të njeriut në këtë periudhë jetësore: zhvillimin fizikë, kognitiv ( njohës) dhe psiko-social.

Pjesë e këtij hulumtimi është një gjysh, thënë më drejtë babin tim – gjyshin e fëmijëve të mi, dhe gjysh i 21 nipave e mbesave. 

Do të mundohem të përfshijë këto aspekte të zhvillimit në tri gjenerata. Po ashtu do të marrë edhe informacione për rolin e gjyshërve të tri gjeneratave.

Fillimisht do të shkruaj për rolin e gjyshit në raport me nipa, mbesa, si dhe ndryshimet që pësojnë krahas kohës moderne dmth, nga dje-sot, do të shfletojë literaturë rreth teorive që kanë të bëjnë me këtë periudhë jetësore, mendimet e psikologëve, më tutje do të paraqes përgjigjiet e marrura gjatë intervistës, disa rekomandime nga ana ime, dhe në fund përfundimi.
 Metodologjia

Kam përdorë metodën e vëzhgimit të drejtëpërdrejtë, dhe si teknikë do të përdori intervistën e standardizuar, që do t’a bëjë në formë të një bashkëbisedimi.

Patjetër se do të respektoj me përpikëri dëshirën dhe disponimin e intervistuesit, si dhe do të kam parasysh konfidencialitetin e intervistuesit.

Mostra e hulumtimit siç ceka është një gjysh, profesioni i të cilit ka qenë profesor fizike, ndërsa sot është pensionist.

Roli i gjyshit dje dhe sot
Pavarësisht se familjet po bëhen moderne, përgjithësisht në secilën strukturë të jetës familjare janë të pranishëm gjyshërit. 

Gjyshërit përballen me disa breza që jetojnë në familje, dhe për shkak të jetesës së përbashkët me vlerë reciproke bëhen të “ detyruara” mardhëniet e tyre me nipërit dhe mbesat. Sa të ndërlikuara janë bërë në kushtet e shoqërisë moderne mardhëniet e nipërve dhe mbesave me gjyshërit e tyre dhe sa të vështirë e kanë këta të fundit të luajnë “ rolin e gjyshit” në mënyrë të suksesshme dhe në përputhje me kohën?

Roli i gjyshit, aq mund të duket si mundim, po aq edhe si një kusht që njeriu i moshuar të ndihet i plotësuar në rolet e veta moshore, që në strukturën e jetës familjare, pa “rol social” , i braktisur, i pa përfillur për shkak të diferencës së moshës, aftësive kulturore dhe mundësive përceptive të kohës, nga më të rinjët e familjes (nipërve dhe mbesave të tyre).

“ Roli i gjyshit”  është profesioni i fundit, nga më të dashurit për çdo njeri, dhe që normalisht krahas vazhdimit të jetës së vet merr detyrën që të kujdeset për fëmijët e fëmijëve të tyre. 
Natyrisht, nuk është vetëm detyrim që sjellë mosha që të bëhesh gjysh për nipërit dhe mbesat, por ky rol duke qenë organik kthehet  në ”mision” me vlera sociale dhe shumë të rëndësishme për njeriun.

Të moshuarit për shkak të traditës kulturore dhe tipologjisë së familjes shqiptare janë në vendin e tyre, në strukturën e jetës familjare shqiptare. 

Pesha sociale (megjithëse në rënie kohët e fundit) mbartë me vete shumë vlera dhe kontribute për brezin e ri të familjes.

Çdo njeri ka nevojë në jetë të zotërojë” rolin e gjyshit”, sepse koha në mënyrë të pashmangshme detyron çdo njeri që të ketë këtë rol.

Roli i gjyshit është previlegj, sepse pikërisht për shkak të moshës dhe të përvojës jetësore njeriu është i gatshëm nga çdo pikëpamje, i mësuar dhe” rrahur” nga jeta, i pajisur me përvojë jetësore personale, që janë me vlerë sociale dhe në dispozicion për transmetimin dhe edukimin e brezave më të rinjë në familje.

Gjyshërit duhet të mbesin figura të nderuara, të respektuara dhe me autoritet në familjen shqiptare. Nderimi për ta ka qenë traditë , dhe të rinjët kanë qenë të detyruar ta nderojnë pa kushte.   
Por tani kohët kanë ndryshuar dhe në periudhën moderne ndryshimi i tipologjisë së familjes, ka sjellur cënimin e autoritetit, të figurës dhe funksionet të gjyshit/gjyshes.

Në këtë kontekst kanë ndryshuar rolet, funksionet, pozita dhe modalitetet e ndërtimit të mardhënieve midis tyre dhe familjes, rolit që ata kanë me nipërit dhe mbesat. Koha ka sjellë ndryshime të mëdha  në tipologjinë e këtyre mardhënieve.


Tashmë duket se roli i gjyshit/ gjyshes nuk është më ai që ka qenë në të kaluarën, ngaqë kanë ndryshuar kushtet e jetës, niveli i lidhjes sociale të tyre me të rinjët, kultura e komunikimit dhe diferencimi i dukshëm.

Korniza teorike
Kur flasim për zhvillimin e njeriut dhe fazat nëpër të cilat kalon procesi jetësorë, atëherë kemi parasysh mendimet e disa psikologëve dhe teoritë e tyre mbi zhvillimin e njeriut. 

Teoria e Eriksonit e zhvillimit psikosocial

- Erik Eriksoni (1963) propozoi një teori të rëndësishme në psikologjinë e zhvillimit. 
Ai e trajtoi zhvillimin si diçka që ndodh gjatë gjithë jetës, dhe e përshkroi në tetë stade që kalon një person prej lindjes gjer në vdekje.

Në secilin stad, personi përjeton një krizë dhe nëse e përballon atë me sukses kalon më pas në stadin tjetër. Nëse te individi në çdo njërin prej stadeve nuk zhvillohet kapaciteti i duhur, atëherë më vonë ai do të ndeshet me probleme të niveleve të ndryshme (Pettijohn, 1996).

Unë nuk do të ndalem në përshkrimin e çdo stadi po do të fokusohem  ne stadin e fundit aty ku eshtë qëllimi i hulumtimit.

Stadi i 8-të i Eriksonit: Integritet kundrejt dëshprimit.

Ky stad i referohet moshës madhore të vonë, asaj të pjekurisë, pak para pensionit, pra diku rreth të 60-tave.

Në teorinë e Eriksonit, të arrishë këtë stad është diçka e mirë, dhe të mos e arrish atë supozon se probleme më të hershme kanë vonuar zhvillimin tuaj.

Në moshën e rritur e vonë dhe në pleqëri, individët duhet të mësojnë që ta pranojnë jetën ashtu siç është jetuar, si me zhgënjimet ashtu edhe me gëzimet e saj.

Nëse nuk janë në gjendje që të bëjnë këtë ata përjetojnë dëshprim që buron prej besimit që nuk janë më të vlefshëm dhe se mund në të vërtetë të kenë humbur jetën krejtësisht.

Pra detyra e çdonjërit është të zhvillojë integritetin e egos me një masë sa më të vogël të dëshprimit.
Ky stad, veçanërisht nga këndvështrimi i rinisë, duket si më i vështiri.

Fillimisht vjen shkëputja nga shoqëria, tërheqja nga punët që i kanë bërë prej shumë vitesh, mandej kanë një ndjenjë të kotësisë biologjike, ngaqë trupi nuk bën më çdo gjë.(Boerre, 2004). 
Teoria psikosociale e zhvillimit e Eriksonit na jep një pamje të zhvillimit që ndodhë gjatë gjithë jetës njerëzore (Pettijohn,1996).

Zhvillimi fizikë i të moshuarve

 - Në pleqëri ka disa ndryshime siç janë: ndryshimet në shqisën e të pamurit, të dëgjuarit, ngadalësim i funksioneve psikomotorike, rënia e intelegjencës dhe shumë ndryshime të tjera.
Rrjedhë pyetja se këto ndryshime a janë të plota, të shpejta dhe gjithëpërfshirëse apo…? 
Nuk është i ri fakti se me plakjen vjen deri te dobësimi i shqisave, shqisa e të pamurit dhe ajo e të dëgjuarit nuk e kanë vitalitetin e viteve të mëhershme.

Sigurisht që me plakjen vjen edhe deri te ndryshimi në sjellje.  Mirëpo, studimet tregojnë se ndryshimi në sjellje qëndron në varshmëri të rrethit ku jetojnë ( Përmbledhje ligjëratash, Osmani).
Shumë studiues psikolog  e njëri ndër ta edhe Spirman u munduan të kuptojnë vallë bie intelegjenca në moshën e pleqërisë?

Natyrisht që bie. Ajo bie te të gjithë personat por ajo nuk bie njëlloj tek të gjithë.

Shkencëtarët kanë gjetur se intelegjenca mbetet e pandryshuar deri në vitet e vona. Duke analizuar se nga cilët faktorë varet rënia e intelegjencës, ata gjetën se ajo varet prej shkallës së arsimimit të individit.

Studiues të shumtë konstatuan njëri ndër ta Krisi, në bazë të hulumtive të shumta që ka bërë, thotë se ekzistojnë ndryshime të mëdha individuale në drejtim të fuqisë së shtytjes seksuale si dhe në drejtim të përvojës seksuale dhe shprehive të këtilla.

Zhvillimi kognitiv ( njohës) i të moshuarve

- A janë shumica e njerëzve të moshuar në gjendje të gjykojnë mirë mendërisht?

Shumë shoqëri i respektojnë të moshuarit, sepse ata kanë një shkallë të tillë mençurie që të zgjedhin probleme të rëndësishme. Shoqëri të tjera priren ti shofin të pa aftë në këtë drejtim.
Faktet e kohëve të fundit tregojnë se kapaciteti intelektual nuk bie automatikisht por gradualisht (Schalie, 1983).

Intelegjenca është një koncept kompleks dhe një ndër problemet më të hulumtuara në lëmin e psikologjisë së pleqërisë.

Studimet e para mbi intelegjencën datojnë qysh nga lufta e parë botërore. Dhe fillimisht u përdor testi Alfa në selekcionimin e rekrutëve ushtar ku studiuesit dalluan një ngritje të intelegjencës deri në moshën 30 vjeçare mandej pas kësaj moshe dalluan një ramje graduale.

Ashtu dhe Veksleri studio ndryshimet në intelegjencë ku ai konstatoi se aftësitë njerëzore rriten dhe arrijnë maksimumin deri në moshën 20 vjeçare dhe më pas fillon të bien.
Veksler përpiloi një test verbal i ngjashëm me testin Alfa të ushtrisë dhe testin jo verbal i ngjashëm me testin Beta.

Hulumtues të  tjerë kanë studiuar procesin e plakjes në fjalor. Ata gjetën se fjalori jo vetëm që nuk bie me plakjen por ai rritet.

Dr. Xhons në mënyrë tjetër i shpjegon rezultatet nga aplikimi i metodës së Ovenit.  

Nuk përjashtohet konstatimi se të anketuarit, me kalimin e kohës, janë më tepër të aftë.

Spirman në fillim të këtij shekulli propozoi teorinë mbi strukturën e intelegjencës, në bazë të së cilës ajo përbëhet vetëm prej një faktori i quajtur faktori G  si dhe aftësitë special si faktori S. Spirman edhe më tutje mendon se intelegjenca ose faktori G nuk ndryshon mes moshës 20-50 vjeçare.
Pasardhësi i tij Katel propozoi teori të re në bazë të së cilës aftësitë intelektuale janë të organizuara në dy fusha apo dy intelegjenca: ajo fluide GF dhe ajo e kristalizuar GC.

Teoria e Katelit supozon se intelegjenca gjatë zhvillimit dhe plakjes ndryshon, në kontekste të ndryshme, në mënyrë të pavarur (Osmani, Përmbledhje leksionesh).

Disa aspekte duket se mbeten me kalimin e moshës, ndërsa tjerat dobësohen në një farë mënyre. Sipas një pikëpamje është e mundur që një farë rënie mund të shkaktohet prej besimit që kanë të moshuarit.

Si do që të jetë në shoqërinë tonë ka shumë njerëz të moshuar të aftë, dhe kjo prirje ka të ngjarë që të vazhdoj në saje të ndikimit të shkencës mjekësore.

Zhvillimi i personalitetit sipas Frojdit

- Sipas pikëpamjes së Frojdit për formimin e personalitetit luan rol vendimtar fëmijëria, përafërsisht periudha deri në moshën pesëvjeçare.

Se çfarë personaliteti do të formohet dhe qfarë do të jetë personaliteti i një individi gjatë tërë jetës, sipas Frojdit, zgjidhet në fëmijërinë e hershme. Të gjitha neurozat dhe të gjitha çrregullimet e sjelljeve në përgjithësi, e kanë burimin e vet në përvojën e asaj pjese të jetës (Rot, Nikolla). 

Teoria e modelimit e Bandura-s

- teori e të mësuarit social e Albert Bandura-s (1977) thekson rolin e vëzhgimit dhe të modelimit.
Eshtë e mundur që një njeri të mësoj dhe të ndryshoj sjelljen e tij duke vëzhguar dikë tjetër dhe pastaj duke imituar veprimin, me ose pa përforcim (Pettijohn, 1996) .

Sipas A.Bandur-as, të mësuarit sipas modelit, është të mësuar me anën e të cilit personi fiton sjellje të reja ose i ndryshon format e disa sjelljeve dhe të veprimeve të tij, duke u mbështetur në përceptimin e sjelljeve të personave të tjerë dhe duke pasur për bazë rrjedhimet e këtyre lloj sjelljeve dhe veprimeve për të, sikurse edhe ambientin shoqëror të tij.

Sipas këtij lloji të të mësuarit njeriu mëson forma të reja sjelljesh dhe veprimesh jo në bazë të imitimit të të njejtave sjellje dhe veprime të tjetrit, por nëpërmjet   të vlerësimit të rrjedhimeve të sjelljeve që i dallon te tjetri dhe të rëndësisë së përvetësimit të këtyre sjelljeve për gatishmëri sociale të tij. Këtu situata e caktuar sociale bënë që individi të sillet sikurse tjetri.
Rezultatet e dala nga intervista
Nëse fillojmë nga aspekti fizikë në intervistën e bërë me gjyshin rezulton se krahas moshës, gjyshi ndihej mjaft mirë. Ai nuk përjashtoi mundësinë se nuk ka ndryshime kjo periudhë e moshës.
Ai me pak fjalë përmbledhi zhvillimin fizikë, me ndryshime normale të kësaj periudhe. Intervistuesi pati një optimizëm të lartë, që shpresoj t’a kenë gjithë moshatarët e tij dhe një përgaditje psiqike për përballimin e ndryshimeve moshore.

Të gjitha ndryshimet i shihte në proporcion me moshën dhe i arësyetoi si të natyrshme.

Ndoshta pse gjyshi jeton në një atëmosferë të ngrohtë familjare, apo ndoshta edhe pse është person intelektual, me një biografi të ngjeshur profesionale si profesor fizike, ai po ecën me kohë dhe krahas kohës.

Këtu lidhem me mendimet e studiuesve se rënia e intelegjencës varet nga shkalla e arsimimit të individit. E në rastin e gjyshit që hulumtuam nuk dallohet ndonjë ramje e theksuar, përjashtimisht disa ndryshimeve të vogla se normal mosha siç ceket në literaturë shkakton ndryshime.
Përgatitja në përdorimin e teknologjisë- komunikimin me shoqëri e familjarë përmes rrjeteve sociale, gjyshit i ndihmonte shumë në shumë aspekte. 

Çka do të thotë se edhe në këtë moshë njeriu eshtë i aftë të përcjellë të arriturat e kohës pra zhvillimi psiqik vazhdon edhe në moshë të shtyer.

Siç ceket në literaturë se në këtë periudhë gjyshërit kanë nevojë më tepër për familjarët, nipat , mbesat dhe interesimi shoqërorë fillon me njëfar zbehje.

Po ashtu edhe gjyshi ne intervistë ceku se më tepër po e ndjen nevojën për nipat dhe mbesat, dhe se po e plotëson një boshllëk që i ka mbetur gjatë rritjes së fëmijëve të vet, për shkak të angazhimeve profesionale që i kishte dikur.

Është person që mundohet sa më tepër të ju përshtatet kohës dhe kushteve socio-materiale.
Intervistuesi ishte shumë i përgaditur në të gjitha format që mos të i bëhet barrë e familjes.
Gjyshërit tanë edhe pse në moshë duket qartë se nuk kanë dëshirë të ndihen të pavlefshëm, dhe çdo herë mundohen të kontribojnë aq sa munden për familjen.

Intervistuesi është ende në formë të kontriboj në edukimin e pasardhësve, t’i motivoj për punë, dhe t’i edukoj për një mirëqënie sa më të mirë si në familje ashtu edhe në shoqëri.

Preokupimet e gjyshit njëkohësisht edhe si porosi mund të themi, ishte respekti ndaj njerëzve dhe ruajtja e ambientit dhe natyrës.

Gjyshi që intervistova eshtë person që e don punën, tregon se që si fëmijë kjo dëshirë nuk ju shua asnjëher. Ende vazhdon të punoj aq sa mundet kuptohet, dhe asesi mundohet që mos të ju nënshtrohet pleqërisë.

Citoi se “puna më mbanë dhe se me punë më zgjatet jeta”.  

Shkenca vëren edhe faktin se vazhdim i jetës aktive ndikon në vitalitetin e njeriut si dhe në kohëzgjatjen e jetës së tij (Osmani, përmbledhje leksionesh). 

Gjyshi pajtohet se ka ndryshime të mëdha nga dje dhe sot, mirëpo ai i sheh këto ndryshime si avansim të teknologjisë dhe shkencës, mirëpo brengoset se jeta teknologjike lehtësohet në kuantitet por mungon në kualitet.

Prindin e vet gjyshi e përshkruan siç çdo prind tjetër si në raport djalë- babë, si gjysh- nip dmth, krahas rrethanave të kohës që ka mbretëruar në atë kohë.

Ndjenja prindërore ka ekzistuar si sot si atëherë. Gjyshi pohon se edhe kjo moshë ka bukuritë e veta, ku fjalën “ gjysh” e paraqet si sinonim i përjetimeve më të mira familjare.

Respekti për gjyshërit ka ekzistuar edhe në mesin e gjyshërve tanë, dhe se këtë respekt sot që gëzojnë gjyshërit tanë ne e kemi trashëguar gjeneratë pas gjenerate. Kjo pjesë gjason në teorinë e Banduras- teoria e modelimit, se ky model i respektimit të gjyshit ende është në mesin tonë. Gjithashtu edhe gjyshi përdorë model gjyshin e vet në raport me nipat dhe mbesat dhe sjelljet e një të moshuari që i përket.

Nga kjo intervistë rezultova se optimizmi, ndjenja, dëshira, socializimi qenkan procese që po u zhvilluakan edhe në peridhën e pleqërisë.

Pra zhvillimi fizikë, social, dhe psiqikë vazhdon gjithë jetën.

Konkluzione
Nga kjo intervistë e bërë me gjyshin, konkludojmë se zhvillimi i njeriut ekziston qysh atëherë kur ekziston njerëzimi.

Edhe gjyshërit tanë kanë qenë fëmijë të prindërve të tyre, kanë përjetuar fëmijërinë si çdo fëmijë në rrethanat e kohës në të cilën kanë qenë, kanë përjetuar moshën e re, moshën e mesme dhe moshën e vonë, pra të bërit gjysh, ku këtu edhe përfundon zhvillimi i njeriut si proces jetësor.

Gjatë gjithë procesit jetësor, njeriu gjatë gjithë etapave pëson ndryshime dhe zhvillohet, qoftë në aspektin fizik, qoftë në atë njohës qoftë në aspektin social.

Andaj natyra e procesit të zhvillimit është kjo, të lindësh, të rritesh, të arrish fazën e pjekurisë, të përballesh me ndryshime çoftë fizike, psikike, sociale, të pranosh rënien e periudhës së pleqërisë.
Çdo periudhë ka edhe kënaqësitë edhe përparësitë e veta. Edhe pleqëria apo të bërit gjysh mendoj se është një kënaqësi në vete, përderisa shef pasardhësit dhe se ti je ai që nga ne është shtuar një familje e tërë.
Rekomandime nga ana ime
• Personat e moshuar  gjithmonë duhet të respektohen qoftë gjyshi yt ose jo.

• Përderisa jemi qënie njerëzore, pa ndonjë detyrim, jemi të obliguar të përkrahim personat e moshuar.

• Procesi i zhvillimit është po ky ku kanë arritur gjyshërit tanë, dhe deomos edhe ne nesër do të jemi po në të njejtën periudhë jetësore, dhe do të ndiejmë nevojën për dashuri, mirësjellje, respekt.

• Konstrukti njerëzorë është i ndërtuar natyrshëm të dijë, të mendoj dhe të veproj në qfarëdo lloj mënyre, andaj rekomandoj që këto aftësi t’i përdorim pozitivisht, e mos të dalim jashtë kornizës njerëzore.

• Pra zhvillimi është proces që deshte apo nuk deshte deomos do të përjetosh këto stade që përbëjnë procesin jetësorë.

• Kjo është natyra njerëzore, ta duam, ta qmojmë, ndihmojmë dhe respektojmë gjyshërit tanë.

 Përfundimi
Në hulumtimin që bëra jam qasur  në periudhën e gjyshërisë, shpresoj që ja kam arritur qëllimit.
Falënderoj babain tim që me shumë dëshirë është bërë pjesë e hulumtimit, dhe më është përgjigjur pyetjeve të intervistes me seriozitetin më të madh.

Deklaroj që ky hulumtim është bërë nga vet unë, përjashtimisht literaturës së përdorur rreth teorive të zhvillimit.
 Bibliografia
Nushi, P. (2002) Psikologjia e përgjithsme. Shtëpia Botuese “Libri shkollor”, Peishtinë.

Pettijohn, F, Terry.( 1996) Psikologjia- një hyrje koncize. Shtëpia botuese “ Lilo” , Tiranë.

Boerre,G.( 2004) Teoritë e personalitetit. “ Plejad” , Tiranë.

Rot, N. ( 1994) Psikologjia e personalitetit. Enti I teksteve dhe I mjeteve të Kosovës, Prishtinë.

Osmani,Q.( 2000) Përmbledhje leksionesh” Psikologjia e pjekurisë dhe pleqërisë”
                  INTERVISTA
Intervistuesi: A. Z. Pensionist, gjysh, nga qyteti Ferizajit. Profesioni që ka pasur gjatë jetës Profesor I Fizikës.
1. Si ndjeheni nga aspekti fizikë?

1. Në aspektin fizikë në proporcion me moshën ndjehem mjaft mirë. Normalisht se vërehen ndryshimet e moshës, disa probleme me shëndetin, pak më tepër lodhje, por të gjitha ndryshimet i pranoj si të arësyeshme, duke e ditur se mosha sjellë ndryshime.
2. A keni vështërsi nga pikëpamja fizike?

2. Nga pikëpamja fizike dhe psikike, me të gjitha funksionet janë në nivel me moshën.
3. Si i shihni ngjarjet në shoqëri ?

3. Ngjarjet në shoqëri shkojnë në harmoni me zhvillimet botërore, si teknologjia dhe shkencat tjera të cilat ndikojnë në mardhëniet sociale dhe shoqërore në aspektin shoqëror të njerëzve.

Nëse flasim për shoqërin time, në këtë periudhë përparësi më tepër ju jap nipave dhe mbesave e pak më pak shoqërisë, sepse nipat dhe mbesat më mbushin të gjitha boshëllëqet që më kanë mbetur zbrazur derisa kam rritur fëmijët e mi. Përderisa isha duke i rritur fëmijët e mi nuk kisha edhe aq kohë të merrem me ta për shkak të angazhimeve profesionale, e falë zotit tash po e plotësoj atë nevojë me nipa e mbesa.
4. Si e shihni veten në rrethin familjar?

4. Në rrethin familjar duhet të i përshtatem kushteve socialo- materiale të familjes.
Zhvillimet sociale, gjithëherë luftojmë me qenë sa më pak barrë e familjes.
5. Ku e shihni kontributin tuaj në familje dhe shoqëri?

5. Kontributi i imi si i çdo prindi është edukimi i pasardhësve, edukata për punë, respektimi i të tjerëve, ruajtja e ambientit, ruajtja e vlerave njerëzore dhe humane, krijimi i ambientit sa më të mirë familjar.
6. Preokupimet tuaja sot?

6. Preokupimet e mia mbeten gjithëherë respekti për njeriun, ruajtja e ambientit- natyrës.
7. Me qka merreni sot?

7. ” Sot jetoj për me punu, me punë  më zgjatet jeta”. Mundohem ende të ndihem i dobishëm në familje, punoj punë çfarëdo që mund të ju lehtësoj djemëve të mi punën, brenda asaj çka mundem.
8. Si e keni parë jetën atëherë, dhe si e shihni sot- dallimin?

8. Jeta avanson në proporcion me zhvillimet tekniko- shkencore, secila periodë e jetës i ka bukuritë e veta, me zhvillimet teknologjike jeta lehtësohet në kuantitet mirëpo mungon kualiteti.
9. Si e keni parë prindin tuaj në rolin e gjyshit?

9. Prindi im ka qenë si cdo prind tjetër, dëshirë e çdo personi është të arrish të bëhesh gjysh, dhe fat i madh është të përjetosh atë ndjenjë. Fjala “gjysh” është sinonin i përjetimeve më të mira familjare.
 10. Si ka qenë gjyshi juaj në raport me ju si nip?

10. Gjyshi në raport me mua ka qenë vlera më e lartë njerëzore.

Tani si gjysh jamë shumë fatlum- me nipër dhe mbesa.


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri