Testi i poligrafit, ministri Lleshaj: Do të doja ta filloja nga vetja

Makinës së të vërtetës nuk do t'i nënshtrohet vetëm kandidatët e SPAK dhe BKH, por edhe efektivët e policisë.


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në çertifikimin e njësisë së ekspertëve të poligrafit tha se do të donte ta fillonte nga vetja.

Sandër Lleshaj: Këtë ditë e kemi mundësinë të prezantojmë një profesion të ri në Shqipëri të pa njohur më parë, që është poligrafi. Fatkeqësisht të njohur në botë, por të panjohur në Shqipëri deri më sot.

 Dhe për këtë arsye besoj që vërtet është një ditë historike për ju, por edhe për vendin tonë sepse ne futim një instrument të ri objektiv, i cili ndihmon jo vetëm në finalizimin e hapave të reformës në drejtësi, por na jep një instrument mbrojtjeje për institucionet tona në vijueshmëri. 

Ky instrument nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un, për BKH, por do të përdoret në vijimësi për gjithë rekrutimet e reja në Policinë e Shtetit, SHÇBA, Gardën e Republikës si dhe për diagnostifikimin periodik të gjithë personave që shërbejnë në institucionet e sigurisë publike. 

Do të doja ta filloja nga vetja ime në qoftë se do të më diagnostifikoni.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri