Zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër, vie pas disa muajsh negociatash me LDK-në.




Rezultati i imazhit për FLORI BRUQI

Flori Bruqi


Parlamenti i  Republikës së Kosovës vototi qeverinë e re  pas disa javë bisedimesh për koalicionin LVV dhe LDK.

 Kryeministri Albin Kurti premtoi se do të marrë një qëndrim të ashpër në negociatat me rivalin ballkanik – Republikën e Serbisë.





Ing.Albin Kurti, 44 vjeçar, gjithashtu i tha parlamentit para votimit të Qeverisë së Kosovës , ku fitoi me 66 vota në Kuvendin me 120 vende, se ai do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin, të cilat bizneset e huaja i përmendin si pengesat kryesore për investime në Republikën e Kosovës.

Rreth 13 mijë e 500 njerëz humbën jetët në luftën që filloi më 22 shkurt të vitit 1998 mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Lufta zgjati deri më 11 qershor 1999.

Në vitin 2015, Fondi për të Drejtën Humanitare prezantoi Librin e Kujtimit të Kosovës (LKK) mbi të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Sipas bazës së të dhënave të LKK, gjatë luftës në Kosovë janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13.535 njerëz. Deri te këto të dhëna FDH thoshte se kishte arritur në bazë të analizës së 31.600 dokumenteve nga burime të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga një numër i madh i deklaratave të viktimave dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës.

Sipas FDH-së, Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të viktimave, me 10.812, serbët 2.197, kurse romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë i përbëjnë 526 viktima.

Nga të gjitha viktimat, në bazë të raportimeve të ndryshme mendohet se 2,400 viktima ishin pjesëtarë të UÇK-së. Pas luftës në Kosovë mbi 5,000 njerëz mbetën të zhdukur, fati i të cilëve është zbardhur pjesërisht, sepse ka ende shumë persona për fatin e të cilëve nuk dihet ende. Është raportuar se edhe në këto ditë, 19 vite pas luftës, të zhdukur mbeten ende rreth 1,600 persona.

Fondi për të Drejtën Humanitare ka përpiluar lista për vrasjet e ushtarëve dhe civilëve shqiptarë e serbë, duke i ndarë në bazë të komunave dhe vendeve të ndryshme të Kosovës, Serbisë, Shqipërisë e Malit të Zi.

Nëse i shohim statistikat e humbjeve të civilëve shqiptarë në bazë të komunave, del se territori i Gjakovës ka pasur humbjet më të mëdha. Sipas FDH-së, në Gjakovë kanë mbetur të vrarë 1,022 civilë shqiptarë. Pas Gjakovës renditet Skënderaj me 984 të vrarë, Gllogovci me 804, Rahoveci me 724, Peja me 561, Prishtina me 466, Prizreni me 464, Vushtrria me 451, Suhareka me 434, Mitrovica me 417.


Rezultate imazhesh për sa persona jane zhdukur nga lufta ne kosove

Ndërkaq, me vrasjen e civilëve serbë prin Komuna e Prishtinës, ku të vrarë kanë mbetur 130 civilë serbë. Komuna e dytë në listë është ajo e Gjilanit me 98 serbë të vrarë, Prizreni me 80, Peja me 79, Rahoveci me 71, Gjakova me 61, Klina me 56, Lipjani me 43, Suhareka me 40 dhe Istogu me 39



Nëse i shohim statistikat e vrasjeve të ushtarëve shqiptarë dhe serbë, më e dëmtuara sërish del Gjakova.

Sipas listës së FHD-së, në Gjakovë kanë humbur jetët 361 ushtarë të UÇK-së, në Deçan 212, në Prizren 185, në Skenderaj 166, në Gllogoc 156, në Pejë 111, në Istog 109, në Rahovec 102, në Suharekë 97 dhe në Kaçanik 83.


Humbjet më të mëdha ushtarake forcat serbe i kanë pësuar në Gjakovë, aty ku kanë humbur 151 ushtarë. Në Gllogoc kanë humbur jetët 97 ushtarë serbë, në Prizren 74, në Skënderaj 69, në Prishtinë 59, në Suharekë 53, në Deçan 53, në Pejë 46, në Malishevë 40 dhe në Podujevë 33.


Rezultate imazhesh për sa persona jane zhdukur nga lufta ne kosove

Duke mos përfillur komunat territoriale por vendet, sipas statistikave, ushtria serbe si dhe UÇK-ja humbjet më të mëdha ushtarake i kanë pësuar në Koshare, aty ku është zhvilluar Beteja e Koshares më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”. Në këtë betejë, që njihet si ndër më të përgjakshmet të luftës së fundit, kanë gjetur vdekjen 155 ushtarë të UÇK-së dhe 81 ushtarë serbë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.


Rezultate imazhesh për sa persona jane zhdukur nga lufta ne kosove


Popullata shqiptare, si viktimë e luftës që ishte nisur nga ushtria serbe, shpalli pavarësinë në vitin 2008, pas çlirimit me ndihmën e ushtrive të vendeve aleate të NATO-s. Lufta në Kosovë, përkujtohet shpesh me rastin e përvjetorëve të betejave dhe të rënëve shqiptarë.

Është pikërisht 5, 6 dhe 7 marsi kur në Kosovë përkujtohen viktimat e luftës së fundit në Kosovëë, gjatë përpjekjes për çlirim nga Serbia. Vjet, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të rënies heroike të Adem Jasharit, Familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, është organizuar manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.


Aktualisht në Kosovë janë 1650 persona të zhdukur nga lufta e fundit.

Sipas saj, çështja e të pagjeturve duhet të jetë prioritet për Qeverinë e Kosovës.

Znj. Lirije Kajtazi,  ka thënë se Serbia nuk është distancuar nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe se çështja e të pagjeturve duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë. “Gjëja e parë që do të duhej të vendosej në tavolinë duhet të ketë qenë çështja e të pagjeturve. Serbia nuk është distancuar fare nga politika e Millosheviqit, gjë që më parë e ka thënë edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, që ne kemi vazhdimësi të luftës të cilën e kemi pasur qe një shekull. Është një vazhdimësi që vazhdon të ndiqet”, ka thënë ajo.


Ndërsa Akademik Prof. Jahja Lluka -Keshilltar i Kryeministrit Haradinaj,shkruan: 

Përderisa koha kalon gjurmët zhduken dhe dëshmitarët janë të rrallë. Aq më tepër kur Serbia neglizhon krimet e fundshekullit, duke mos dashur të hap një kapitull të ri në Ballkan. Kjo çështje dhe shumë të tjera kanë mbetur peng nga e kaluara jo e largët dhe kështu në mungesë bashkëpunimi nga institucionet serbe bëhet e pamundur të zbardhet fati i viktimave të cilat ranë pre e regjimit fashist të Millosheviçit. Bazuar në kërkesat e prezantuar nga ana e familjarëve te institucionet kompetente vendore, si Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe organizatat ndërkombëtare, si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, kanë qenë të evidentuar si persona të zhdukur, si pasojë e luftës, 6057 persona. Aktualisht, janë edhe 1652 persona të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 – ’99. Nga të cilët 1388 persona, janë të gjinisë mashkullore , ndërsa 264 persona të gjinisë femërore. Sa i përket moshës, janë 135 persona të zhdukur, nën-moshën 18vjecare, dhe 332 persona mbi-moshën 65 vjeçare, ndërsa moshës 19 – 64 vjeçare, janë 1185 persona të zhdukur. Pra, janë edhe shumë familje kosovare që vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen, ankthin dhe pritjen për të mësuar për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre. E drejta për të ditur, është e drejtë e garantuar me legjislacionin në fuqi, si dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare që trajtojnë çështjen e personave të zhdukur. Ndaj kësaj çështje të ndjeshme, Qeveria vjen me një program duke përshpejtuar procesin për realizimin e të gjitha aktiviteteve të mundshme që familjet e personave të zhdukur, të mësojnë sa më parë për fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të të tyre të zhdukur, gjatë luftës. Programi i Qeverisë, do të adresojë problemet dhe sfidat me të cilat përballen institucionet kompetente shtetërore dhe në përgjithësi akterët që janë të angazhuar në këtë proces, sfida këto që para se gjithash ndërlidhen me mungesën e informacioneve të besueshme dhe çështjen e mbetjeve mortore të paidentifikuara në morgun e Prishtinës, si dhe do të adresojë përpjekjet dhe angazhimet që familjet e personave të zhdukur të kenë një trajtim më të mirë ligjor dhe institucional dhe në këtë proces të kemi një koordinim më mirë institucional (në raport edhe me institucionet e organizatat ndërkombëtare). Në vazhdën e angazhimeve zyrtare dhe përpjekjeve mbarë-institucionale që çështja e personave të zhdukur të trajtohet si çështje me prioritet të veçantë, gjatë kësaj periudhe kohore (nga muaji Shtator 2017) familjeve të personave të zhdukur iu janë dorëzuar për rivarrim mbetjet mortore të 48 personave, gjithnjë në respektim te të te të drejtave të familjeve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre, të zhdukur dhunshëm. Nga këto raste, përfshihen mbetjet mortore të 8 rasteve të reja të personave të zhdukur, të identifikuar, e që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, ndërsa rastet tjera ndërlidhen me procesin e ribashkimit të pjesëve kockore. Janë edhe një numër i rasteve të mbetjeve mortore të identifikuara, kryesisht raste ribashkimi, si dhe disa raste të reja, për të cilat familjet janë njoftuar për identifikim dhe jemi në pritje të caktimit të datave të rivarrimit. Dorëzimi i mbetjeve mortore pas identifikimit, si aktivitet zyrtar realizohet nga Sektori për Komunikim me Familjar- në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe komunave përkatëse. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur me përkrahje të zyrave kompetente në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, mbulon edhe shpenzimet e rivarrimit. Po ashtu, me iniciativë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe me përkrahjen e Mbajtësit të Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, në përgjigje të kërkesave të shoqatave familjare, në fund të vitit të kaluar, me vendim të Qeverisë, janë ndarë 30,000.00 (tridhjetë mijë) Euro, për përkrahje të familjeve, në projektin e tyre për ‘trajtim dhe rehabilitim në qendrat shëndetësore rehabilituese – banja’. Si dhe janë ndarë 3,500.00 (tremijë e pesëqind) Euro , për përkrahje të disa prej familjeve të personave të zhdukur , të rasteve specifike (dhe me gjendje më të rëndë ekonomike). Gjithashtu në përgjigje të kërkesave të shoqatave familjare dhe në adresim të kërkesave të tyre, çështja e plotësim/ndryshimit të Ligjit për Persona të Zhdukur, është përfshirë në Agjendën e koncept dokumenteve për vitin 2018. Ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore, përmes mekanizmave kompetent institucional të Republikës së Kosovës, dhe në bashkëpunim me akterët tjerë vendor dhe ndërkombëtar, në këtë rast në bashkëpunim me ekspertët e EULEX-it, janë proceduar, në kuptimin e gërmimit vlerësues, dhjetë lokacione, nga të cilat pesë kanë rezultuar me gjetje apo zhvarrosjen e mbetjeve mortore te të paktën dhjetë personave. Edhe pse, vetëm pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme mjekoligjore, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, mund të dihet numri i personave të zhvarrosur dhe identifikuar. Krahas aktiviteteve brenda territorit të Republikës së Kosovës, institucionet kompetente kanë vazhduar aktivitetet zyrtare edhe në bashkëpunim me shtetet tjera në rajon që kanë kaluar nëpër të njëjtat tragjedi si pasojë e luftërave në ish-Jugosllavi, bashkëpunim ky që para se gjithash është një mundësi në adresim të sfidave të përbashkëta në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. Nga 11 tetori 2017, edhe Republika e Kosovës, në zbatim të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA , është bashkëngjitur dhe do të jetë pjesë e nismës së Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur për hartimin e Listës Rajonale të Personave të Zhdukur. Në këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar edhe në takimin rajonal të mbajtur më 7 dhjetor 2017, në Beograd. Shqetësuese mbetet mosgatishmëria e Serbisë për të qenë më bashkëpunuese në këtë proces. Gjatë kësaj periudhe kohore, nuk është proceduar asnjë lokacion në territorin e Serbisë, përkundër të dhënave dhe kërkesave të prezantuara nga Delegacioni i Kosovës /dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. Kërkesa këto, të përsëritura edhe gjatë takimit të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, pra takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të mbajtur më 27 shkurt 2018, në Beograd, si dhe takimeve të Nëngrupit Punues për Mjekësi Ligjore dhe Ekipit për Analizë, të mbajtura më 22 dhe 23 shkurt 2018, në Prishtinë. Dhe sigurisht, që institucionet e Kosovës, do të vazhdojnë angazhimin në koordinim me partnerët ndërkombëtar që të shtohet trysnia ndaj Beogradit zyrtar për të qenë më bashkëpunuese, në mënyrë të veçantë përmes hapjes së arkivave të ish-Ushtrisë Jugosllave, meqë tashmë është konfirmuar, edhe pse nuk ka pasur asnjëherë gjatë këtij procesi ndonjë dyshim, se në këto arkiva gjenden të dhëna që do të mund të kontribuonin në zgjidhjen e të gjitha rasteve të personave të zhdukur. Respektimi i të drejtave të familjeve të personave të zhdukur, nga mbarë Ballkani, mbi të gjitha të drejtës për të ditur fatin e më të dashurve të tyre dhe të drejtës për drejtësi duhet t’i vihen si kushtëzime të Serbisë edhe në proceset integruese. Meqë përvojat e deritanishme, në hapjen e katër lokacioneve të vendvarrezave masive në territorin e Serbisë, si në zonën ushtarake në Batajnicë, pastaj lokacioni në Petrovo Sello, lokacioni në afërsi të liqenit të Peruqacit , dhe lokacioni në Rashkë, ku janë zhvarrosur mbetjet mortore të më shumë se 900 personave, viktima të luftës në Kosovë, konfirmojnë se Serbia vetëm me një presion të shtuar ndërkombëtar do të jetë bashkëpunuese në këtë proces.



Pas disa javësh bisedimesh për koalicionin pas zgjedhjeve të parakohshme më 6  tetor 2019 , partia e majtë e  Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, arriti një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës të qendrës së djathtë të dielën për të krijuar qeverinë e re.


Një nga sfidat kryesore me të cilat përballet qeveria, e cila gjithashtu përfshin gjashtë grupe që përfaqësojnë serbët, turqit, boshnjakët dhe pakicat e tjera etnike, është dialogu me Republikën e Serbisë.



Rezultati i imazhit për ALBIN KURTI RAMUSH HARADINAJ


Republika e Serbisë  në krye më Sllobodan Millosheviçin  e humbi kontrollin e Kosovës pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që dëbuan forcat serbe pas një lufte , në të cilën u vranë më shumë se 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë të Kosovës.

Republika e Kosovës e  shpalli pavarësinë nga Serbia më 17.02. 2008, por Beogradi nuk e njeh pavarësinë e saj dhe të dyja vendet nuk kanë normalizuar marrëdhëniet. ekonomike dhe politike deri me tash.

Bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë u ndalën në nëntor të vitit 2018 kur  ish premieri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj dhe Qëveria e tij  vendosi një taksë 100% për mallrat e prodhuara në Serbi dhe Bosnë e Hercegovinë. Në fushatën zgjedhore, zt.Albin Kurti tha se do të heqë tarifat tregtare, por do të prezantonte masa të tjera reciproke.


Rezultati i imazhit për ALBIN KURTI RAMUSH HARADINAJ


“Me Serbinë do të kemi një reciprocitet të plotë në tregti, politikë dhe ekonomi. Unë jam i gatshëm t’i udhëheq bisedimet me Serbinë”, i tha premieri i  Kosovës ,zt.Albin Kurti, parlamentit.


Ai tha se qeveria e tij do të padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e forcave serbe gjatë luftës 1998-99.


Rezultati i imazhit për ALBIN KURTI RAMUSH HARADINAJ


Albin Kurti tha se ai synon të fusë rekrutimin ushtarak tre-mujor dhe duke premtuar se do të luftojë korrupsionin, ai tha “nuk do të ketë asnjë individ apo kompani që do të jetë më e fuqishme se shteti”.


Rezultati i imazhit për ALBIN KURTI RAMUSH HARADINAJ


Ministër i Financave do të jetë Besnik Bislimi, një profesor i makroekonomikë që studionte në Gjermani.

Rezultati i imazhit për 6 TETOR 2019
Kosova mbajti zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ,  pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt si kryeministër pasi ai u thirr për intervistim nga një gjykatë e krimeve të luftës e financuar nga Bashkësia Evropiane  (Gjykata Speciale në Hagë).

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri