Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se për të gjitha rastet pozitive me coronavirus (COVID-19), dihet se ku e kanë marrë virusin, por ai bëri thirrje që familjarët të mos i fshehin këto raste dhe të mos dalin jashtë.



Prof.Dr.Naser Ramadani në në lidhje direkte në Zyrën e Ankesave të RTV Dukagjinit, ka thënë se shumë familjarë po hezitojnë të tregojnë se kanë ndonjë anëtar të infektuar, ndërsa bëri thirrje te të gjithë ata që kanë simptoma që të mos e fshehin asnjë rast.



“Ju kisha lut të mos i fshehin. IKSHPK ka identifikuar që të gjitha janë raste të kontaktit dhe të gjitha janë në familje. Fati është që të gjithë po bëjmë çmos që ata të mbeten të izoluar. Ne nuk mund t’i lidhim. Nëse nuk marrin vesh me fjalë kanë me e përhapë këtë virus gjithandej. Nëse marrin vesh me fjalë dhe kanë qytetari të mbrojnë jetën e vet dhe të të tjerëve, ne do t’i shpëtojmë të gjithë”, tha Ramadani.

Ai luti të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të mbrojnë veten e familjarët, sikur të ishin pozitiv.

Ramadani tha se e vetmja mundësi për të shpëtuar është të mos lëvizin nga shtëpitë dhe të mbajnë higjienë.

Drejtori i IKSHPK-së, tha se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik.

“Situatat është nën kontroll, ne kemi bërë gjurmim. Ky është sukses, ca raste kanë lëvizur, ne po e bëjmë shkëputjen e kontaktit. Për aq sa mundemi ne po i shkëpusim. Virusi është më i shpejt se na, ai i ka këmbët e qytetarit”, tha Ramadani.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri