E keqja nuk ka ardhur akoma në Evropë nga Coronavirusi-COVIT 19

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma”. Paralajmërimi vjen nga vende të ndryshme të Europës, tashmë epiqendër e pandemisë.

Spanja, shteti më i prekur i Bashkimit Europian pas Italisë, nuk shfaqi asnjë shenjë përmirësimi në ngadalësimin e përhapjes së Covid-19. Pavionet e terapisë intensive janë mbushur në shumë spitale, ndërsa qeveria e Madridit ka krijuar dhe struktura të improvizuara për të trajtuar pacientët.

Zyrtarët spanjollë paralajmërojnë se rastet me të infektuar do të vazhdojnë të rriten, ndërsa nuk dihet se kur mund të jetë piku i përhapjes së pandemisë. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha: “Fatkeqësisht, më e keqja nuk ka ardhur akoma dhe kemi ditë të vështira përpara nesh. Ne duhet të përballemi me pasojat e valës më të fortë dhe më të dëmshme, e cila do të vendosë në kufi të gjitha aftësitë tona materiale dhe morale. Gjithashtu, forcën tonë si shoqëri”.

Spanja numëron mbi 25 mijë të infektuar me Covid-19 dhe mbi 1300 viktima.






Mbretëria e Bashkuar është një tjetër shtet që po raporton rritje të lartë të rasteve të reja. Koronavirusi u ka marrë jetën mbi 230 personave, ndërsa mbi 5 000 rezultojnë të infektuar. Kryeministri Boris Johnson, pasi mbylli baret dhe restorantet, këshilloi britanikët që të mos vizitojnë të afërmit për të mos përshpejtuar përhapjen e pandemisë. Ai gjithashtu paralajmëroi për një kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor. Sipas autoriteteve, 1,5 milionë qytetarë të Britanisë janë në rrezik dhe atyre u është dërguar një letër me të cilën u kërkohet që të qëndrojnë të izoluar plotësisht për të paktën 12 javë.

Franca është një tjetër shtet europian që po përjeton një rritje të shpejtë të rasteve të reja me koronavirus. Bilanci flet për mbi 14 400 të infektuar dhe mbi 560 viktima. Rrugët dhe sheshet janë bosh, ndërsa stafi mjekësor është në luftë me kohën për të shpëtuar pacientët. Në Gjermani të infektuarit janë mbi 22 mijë, ndërsa viktimat mbi 84. Qytete të shumta janë vendosur në izolim.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri