Greqia ndalon qarkullimin me vendet fqinje



Greqia tha se do të ndalojë qarkullimin në rrugët tokësore dhe detare, si dhe fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, dhe Spanjën për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Athina zgjati edhe kufizimet e udhëtimit për në Itali.

Në Greqi, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins me koronavirusin e ri janë infektuar 228 persona, ndërkaq tre prej tyre kanë vdekur.

Edhe vendet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë kanë vendosur kufizime në udhëtime, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri