IKSHPK i përgjigjet kryetarës së Parlamentit të Kosovës Prof.dr.Vjosa Osmanit: Ne nuk interferojmë në përmbushjen e detyrave kushtetuese 6 minuta



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka kthyer përgjigje kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me mbajtjen e seancës së Kuvendit, të cilën e kërkon LDK-ja për rrëzim të Qeverisë.

IKSHPK ka theksuar se nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore

Më tej në përgjigjen e IKSHPK-së thuhet se: “IKSHPK ka paralajmërua se këto dy javë në vijim janë të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së COVID-19 me një probabilitet të shtuar, i cili është aproksimativ i bazuar në përllogaritjen e algoritmeve të shteteve të Evropës dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike në vendin tonë.

IKSHPK nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore. Megjithatë ne rekomandojmë që në cilëndo situatë, krahas protokollit të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme në përputhje me kushtet e punës, që përfshinë dezinfektimin e hapësirave të punës, kontrollin mjekësor të çdo pjesëmarrësi para hyrjes dhe mbajtjen e distancës”.

LDK-ja të premten ka mbledhur dhe ka dorëzuar mbi 40 nënshkrime të nevojshme për të thirrur seancën, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit duhet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit jo më herët se dy ditë, e jo më vonë se 5 ditë pas parashtrimit. LDK-ja kërkoi rrëzimin e Qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri