Kur ktheheni nga qyteti apo puna në shtëpi: Për të mos bartur virusin, qe se çfarë duhet të bëni më parë!

Në kohën e koronavirusit, të gjithë na thonë se higjiena është e vetmja gjë që mund të na mbrojë nga ky rrezik i cili po merr gjithnjë e më shumë hov

Nëse keni qenë jashtë shtëpisë: në qytet, në shitore, në barnatore, në punë apo në transportin publik,  ju këshillojmë që të veproni kështu:


Në vendet publike patjetër bartni doreza kirurgjikale dhe maskë. Në mungesë të tyre, bartni doreza dimri dhe shami mbi hundë dhe gojë.

Shmangni kontaktet (përshëndetjen me dorë, përqafimin) dhe mbështetjen në çfarëdo sipërfaqe qoftë. Shmangi uljen në transportin publik.

Medical workers in overalls stretch a patient under intensive care into the newly built Columbus Covid 2 temporary hospital to fight the new coronavirus infection, on March 16, 2020 at the Gemelli hospital in Rome. (Photo by ANDREAS SOLARO / AFP)

Kur të hyni në shtëpi:

▪ Zbathuni para derës;
▪ Hiqni dorezat, nëse i keni bartur (dorezat për një përdorim, hidhni në shportë bërlloku, ndërkaq dorezat e dimrit duhet patjetër të lahen në makinë për larje të rrobave në temperaturë prej 60 gradësh Celsius).
▪ Hiqeni maskën. Shamia lahet në makinë,
▪ Hiqni nga vetja rrobat dhe të gjitha, pos xhaketës, futni në makinë për larje të rrobave.
▪ Lani me themel duart, lani faqet.
▪ Përdorni shami letre apo peshqirin i cili është vetëm juaji, por të cilin do ta ndërroni çdo ditë.
▪ Këpucët spërkatni me asepsol dhe lini para derës (mundeni në një koritë të cekët të qitni ujë të vakët dhe mjete dezinfektimi, dhe në atë tretje t’i lani çizmet, atletet, këpucët).
▪ Dezinfektoni dyert. Dorezat e dyerve, bravat, dritat, zilet etj.
▪ Pas gjithë kësaj, sërish lani duart me sapun dhe ujë.

Dhe vetëm kur t’i bëni të gjitha këto veprime, mund të përshëndeteni me familjarët.



Vërejtje: Derisa zgjat virusi, porosia është që të gjithë familjarët të kenë peshqirin e vet për duar dhe faqe i cili në fund të ditës duhet të ndërrohet.

Garnitura e ushqimit patjetër duhet të lahet mirë dhe të sterilizohet.

Gjërat të cilat i sillni nga shitorja patjetër duhet me kujdes t’i fusni në shtëpi. Për shembull, artikujt siç janë jogurti, qumështi, shishet e lëngjeve – patjetër duhet të lahen para se t’i fusni në frigorifer.

Kini kujdes – higjiena është gjysma e shëndetit.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri