Parashikimi i nobelistit izraelit: Koronavirusit i vjen fundi në këtë muaj


Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në Kinë dhe nuk do të paraqes rrezik për shumicën e njerëzve, thotë laureati izraelit i Nobelit, Michael Levitt.
Parashikimi i nobelistit izraelit: Koronavirusit i vjen fundi në këtë muaj
Shkencëtari i biofizikës i cili fitoi çmimin Nobel më 2013 megjithëse nuk është specialist në epidemiologji parashikoi me saktësi në muajin shkurt ngadalësimin e virusit në Kinë duke u dhënë shpresë atyre që janë prekur.

Larg të qenit një profet i ditëve të sotme, ai shpjegon se si nxori përfundimin duke përllogaritur shifrat.

Gruaja e tij, Shoshan Brosh, është studiuese e artit kinez, që nënkupton se çifti rregullisht udhëton në Amerikë, Izrael dhe Kinë. Në këtë mënyrë, me shpërthimin e virusit në provincën Hubei, Levitt komunikoi miqtë e tij.

“Kur ata na përshkruan sa e vështirë ishte situata e tyre, vendosa të shikoj më thellësisht në shifra me shpresën për të gjetur një zgjidhje”, shpjegon ai.

“Shkalla e infektimit me virus në provincën Hubei rritej me 30 për qind çdo ditë dhe kjo ishte një statistikë e frikshme. Nuk jam ekspert i gripit por mund t’i analizoj numrat dhe kjo është një tregues i rritjes”, thotë ai.

Sikur rritja të vazhdonte me atë ritëm e gjithë bota do të infektohej brenda 90 ditësh.

Por derisa Levitt po llogariste shifrat, modeli ndryshoi.

Më 1 shkurt kur ai i shikoi statistikat, provinca Hubei kishte 1800 raste të reja në ditë. Ndërkohë më 6 shkurt numri kishte arritur në 4700 raste në ditë.

Por në 7 shkurt  2020 diçka ndryshoi.

“Numri i të infektuarve filloi të binte në mënyrë lineare dhe kështu vazhdoi”, shpjegon Levitt.

“Një javë më vonë, e njëjta ndodhi me numrin e rasteve të të vdekurve”, tha ai.

Në këtë mënyrë, theksoi ai, arriti të hamendësonte përmirësim të situatës në Kinë brenda 2 javësh.

Kështu ai parashikoi përfundimin e virusit në Kinë në fund të muajit mars 2020.

Përqindja e madhe e të infektuarve dhe vdekjeve në Itali sipas tij, ndodh për shkak të numrit më të madh të të moshuarve që ka ky shtet në krahasim me Kinën dhe Francën.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri