Për COVID-19 të mos marrim barna të cilat përdoren për gripin sezonal.


Ndërkohë që bota është në alarm për koronavirusin, mjekësia dhe shkenca po punojnë fort për të gjëtur një vaksinë.

Kini kujdes! Nëse keni simptoma të COVID-19 mos konsumoni kurrseni këtë ilaç

Ndërkohë që vazhdojnë kërkimet, mjekët specialiste kanë deklaruar se nëse kemi simptoma të COVID-19 të mos marrim barna të cilat përdoren për gripin sezonal.

Një ndër barnat e rekomanduar edhe vetëm paracetamoli, i cili përdoret më së shumti për uljen e shpejtë të temperaturës.

Por jo Ibuprofen! Mjekët ekspertë vënë theksin se Ibuprofeni rrit simptomat duke përkeqësuar pacientin.

Ky rekomandim u vërtetua sërish pasi një vajzë e mitur u sëmur më keq pas përdorimit të tij.

Prindërit i dhanë ilaçin vajzës Amelia Milner, pasi u sëmur me kollë dhe temperaturë, simptoma të koronavirusit.

Në vend që ta bënte të ndihej më mirë, ilaçi bëri që ti rritej temperatura dhe vajza nga Anglia filloi të kishte ethe, nuk hapte dot sytë dhe kishte shumë përzierje.

Ky rast vjen vetëm disa ditë pasi Ministri i Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran tha se ibuprofeni mund të përkeqësonte infeksionin.

Veran shkroi: “Anti inflamatorët (ibuprofeni, kortizoni) mund të përkeqësojnë simptomat. Nëse keni temperaturë, merrni paracetamol.”

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri