Për herë të parë të infektuarit dhe vdekjet nga COVID-19 në botë kanë tejkaluar ato të Kinës


Teksa Kina e fitoi të paktën për momentin betejën me koronavirusin, radhën për të luftuar e ka pjesa tjetër e globit. Për të parën herë, shifrat e koronavirusit janë më të larta jashtë Kinës sesa brenda këtij vendi.
Për herë të parë të infektuarit dhe vdekjet nga COVID-19 në botë kanë tejkaluar ato të Kinës
3241 të vdekur numërohen këtë të hënë jashtë Kinës, teksa brenda Kinës 3208. Të infektuarit në vende të ndryshme të globit janë mbi 89 mijë, ndërsa përbrenda territorit kinez pak më shumë se 80 mijë.

Infektimet, Kinës tani po i vijnë nga jashtë. Autoritetet në Pekin thanë se 6 shtetas të huaj, 4 spanjollë dhe 2 britanikë rezultuan të infektuar, teksa brenda këtij vendi, infektimet janë minimale dhe pjesa më e madhe e rajoneve nuk kanë shënuar asnjë të infektuar të ri.

Kontinenti europian është më problematiku në gjithë botën për sa i përket përhapjes së koronavirusit dhe numëron mbi 2 mijë të vdekur. Pas Italisë që të dielën shënoi rritjen më të lartë ditore, me 368 viktima duke e çuar numrin total të tyre në mbi 1800, Spanja e pas Franca po shënojnë përhapje me ritme të shpejta. Dy vendet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Numri i viktimave në Spanjë arriti në 292, dyfishim brenda 24 orëve. Ndërsa në Francën që renditet e treta në kontinent, viktimat janë 127. Autoritetet e këtij vendi thanë se përhapja po është për momentin jashtë kontrollit.

Gjermania mbylli kufijtë me Spanjën, Austrinë e Zvicrën. Ky vend numëron 13 viktima por ka mbi 5 800 të infektuar dhe është vendi i tretë në Europë për nga përhapja.

Mes rrugëve të boshatisura, si shenjë e mposhtjes së frikës, Papa Françesku shkoi më këmbë në një kishë në Romë, jashtë territorit të Selisë së Shenjtë, për t’u lutur që pandemia e koronavirusit në gjithë botën të marrë fund sa më shpejt.

Në gjithë globin numërohen rreth 6500 viktima e afro 169 mijë të infektuar prej fillimit të përhapjes.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri