Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi muajin e kaluar që moti i ngrohtë do të ndihmojë në dobësimin e përhapjes së coronavirusit ndoshta qysh në prill 2020.



Por ndërsa pranvera erdhi të enjten, shkencëtarët dhe mjekët thanë që ata nuk e dinë se si ndryshimi i sezonit do të ndikonte në (mos) përhapjen e coronavirusit  kinezë COVIT 19 .


Rritja e dritës së diellit dhe temperaturat e ngrohta janë treguar se prishin transmetimin e disa viruseve. Megjithatë, COVID19 ka vetëm tre muaj të ekzistencës dhe kërkimet shkencore ende nuk kanë nxjerrë ndonjë konkluzion.

“Nuk ka konsensus që (pranvera) ose klima më e nxehtë do të dobësojë drejtpërdrejt lakoren e përhapjes së coroanvirusit”, tha Dr. Michael Gochfeld, një profesor i njohur në Rutgers Robert Wood Johnson Medical School.

Sipas një shkrimi të publikuar nga ellwoodcityledger, ekuinoksi i brendshëm i së enjtes shënoi fillimin e pranverës në hemisferën veriore më herët se çdo ekuinoks tjetër në 124 vitet e fundit.

Ndërsa harku i tij në të gjithë qiellin rritet, sasia e dritës ultravjollcë nga dielli do të rritet me shpejtësi.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri