Sëmurjet për karrika politike në Kosovë!

Është trishtuese lufta e jashtëzakonshme e klasës politike, në një situatë po ashtu të jashtëzakonshme.

 Për një qytetar të thjeshtë të Kosovës, që nuk e çan kokën aspak për parti dhe për ideologji, është e frikshme dhe brengosëse kur e kupton se nga kush po varet e ardhmja e tij/saj. Vërtetë, kjo gjendje është për t’u vajtuar.

Si ka mundësi që në një periudhë kaq të vështirë nëpër të cilën po kalon i gjithë planeti, politikanët tanë gjejnë forcë dhe vullnet të kacafytën mes vete, për gjërat absolutisht triviale se a duhet të definohet kjo periudhë si e jashtëzakonshme apo jo!? 

Nuk ka vlerë asnjë interpretim kushtetues apo ligjor, në këtë kohë kur nga vendimet që ju merrni, politikanë të ‘dashur’, varet jeta e atyre që janë prekur nga kjo sëmundje.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri