Shkencëtarët thonë shërohemi nga Koronavirusi njëjtë si nga gripi


Shkencëtarët në Australi thonë se ata kanë identifikuar se si sistemi imunitar i trupit lufton virusin Covid 19. Hulumtimi i tyre, botuar në revistën “Nature Medicine” të martën, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri njësoj si gripi.
Shkencëtarët thonë shërohemi nga Koronavirusi njëjtë si nga gripi
Përcaktimi se cilat qelizat imune shfaqen duhet të ndihmojnë gjithashtu në prodhimin e vaksinave, thonë ekspertët.

Shumë njerëz janë rikuperuar nga Covid 19, që do të thotë se sistemi imunitar mund të luftojë me sukses virusin. Për herë të parë, hulumtimi identifikoi katër lloje të qelizave imune, që paraqiteshin për ta luftuar Covid 19. “Ky zbulim është i rëndësishëm sepse është hera e parë kur ne me të vërtetë po kuptojmë se si sistemi ynë imunitar lufton koronavirusin e ri”, tha bashkautori i studimit, prof. Katherine Kedzierska.

Studimi sjell rastin e një gruaje 47-vjeçare e cila ishte e prekur nga koronavirusi dhe që u shërua brenda 14 ditëve. Profesor Kedzierska tha për BBC se ekipi i saj kishte ekzaminuar “gjerësinë e përgjigjes imune” në këtë pacient. “Tri ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qelizat specifike u vunë re në gjakun e saj. E njëjta gjë ndodh edhe te pacientët me grip të zakonshëm, ku këto qeliza shfaqen rreth kësaj kohe para shërimit, tha profesoresha Kedzierska

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri