Posts

Showing posts from April, 2020

Edhe sa kohë do ta provoni durimin tonë, ju bastardë?

Image
Nga Aurel DasaretiUSAekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) Shqiptarët e diasporës gjithmonë kanë mbajtur në zemrat e tyre atdheun, ku gjendeshin rrënjët e tyre. Tradita dhe zakone të tilla, por edhe dashurinë për atdheun, ata e përçuan nga brezi në brez. * * * “Unë nuk kam një shtëpi më të bukur dhe më të dashur se ty, Shqipëria ime. Nëse nuk do të isha i detyruar, nuk do të ndahesha kurrë nga ty, nuk do të të ndryshoja për një shtëpi të dytë…”- citat nga ditari i gjyshit tim të moshuar, që në vitin 1943 ka qenë i detyruar të emigrojë në Amerikë. Më poshtë, hartimin me shkrim, që e shkrova si 6 vjeçar në klasën e parë të shkollës fillore në Australi, sot e përkthej në shqip: “Shqipëri, kam dëgjuar për ty që nga lindja,
në fëmijërinë time ëndërroj për ty,
që në rininë time do të të shoh për herë të parë,
dhe do të të dua përgjithmonë”! Çfarë do të thotë të duash atdheun tënd? E dua Shqipërinë. E dua detin e saj, malet e saj, barishtet, kafshët (me përjashti…

Isa Mustafës i ‘shuhet’ ëndrra për president, Bytyçi zbulon se çka do të bëjë Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë

Image
LDK ka arritur marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe të mërkurën.

Së shpejti pritet dhe thirrja e seancës dhe votimi i qeverisë së re, derisa presidenti i ka dërguar letër LDK-së, duke i kërkuar emrin e mandatarit.

E në qeverinë që pritet ta udhëheqë Avdullah Hoti, do të ketë dhe një zëvendëskryeministër nga Lista Serbe.


E AAK do të jetë partner koalicioni me LDK-në, derisa kjo e fundit e kishte kritikuar për mënyrën e qeverisjes, kur Haradinaj ishte kryeministër dhe madje kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë së tij, por që ai dha dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Lidhur me këtë, profesori Enver Bytyçi ka thënë për gazetën “Bota sot”, se LDK arriti shumë shpejt marrëveshje me partitë duke bërë dhe lëshime serioze, ndërsa që për koalicion me VV-në iu deshën 4 muaj.

“Përfundimisht është njoftuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshjen e qeverisjes me AAK-në Nismën dhe Listën Srpska. Nga njoftime…

Hajde Albion a erdhe a?

Të vdesësh në luftë e fundos një shpirt afër teje, ndërsa shpirti yt është krenar për lirinë e të gjallëve të cilët janë shumë mosmirënjohës. Ata na dhuaruan vdekjen, ja falën kësaj toke, në fakt tashmë ndjehen të lirë dhe janë trashëgimtar të kësaj lirie.

Kujt i rrëfehen në mëngjes nënat që i humbën fëmijët dhe të afërmit në luftë e që ende nuk dinë asgjë për ta? Të tjerat ëndrrojnë dasma për ta, t’i martojnë me ato ceremoni siç kishin qejf sa ishin gjallë. “Një ditë pashë andërr që Albioni erdh në shpi edhe i qiti duart në derë të korridorit, e unë i thashë: Hajde Albion a erdhe a? Ai tha: Jo s’kam ardh për krejt, erdha me ju pa, tha rregulloni qeto çka ju kanë mbet e unë tani vij.

I kemi mbledh krejt çka kemi pas edhe e kemi ndërtu shpinë qysh ka dasht ai, por ai nuk hyni brenda edhe kjo ma ka zbeh shpresë”, tregon ëndrrën e saj Nystrete Kumanova. Këta janë trashëgimtar dhe nuk kanë nevojë për kurora lulesh të thara në altarin e jetës. Duhet të krijojmë vepra arti nga stuhitë e jetës…

Gazetarët kosovarë që shënuan historinë kosovare

Image
Sot po i kujtojmë veteranët e gazetarisë kosovare, me anë të një fotografie të tyre të përbashkët.


Shemsi Mehmeti, Sedat Dida, Zhika Ajdaniqi, Mustafa Shala, Haki Shaban Hoxha dhe Gjeto Leka janë ndër të parët që shënuan gazetarinë në Kosovë.


Shemsi Mehmeti, shembull, vdiq në vitin 2015-të. Ai për shumë vite punoi në të përditshmen “Rilindja”.



Sedat Dida dhe Nadire Dida
 Sedat Dida, i cili konsiderohet edhe si babai i gazetarisë kosovare, punoi si mësues e inspektor shkollash dhe pastaj edhe nënkryetar i rrethit të Suharekës, prej nga më 1948 emërohet drejtor i gazetës “Rilindja”, në Prishtinë, e cila kishte filluar të dilte vetëm tri vjet më parë, në qytetin e tij të lindjes.

Brezat e gazetarëve të “Rilindjes”, që s’ekziston më, e kujtojnë si njeriun i cili me shembullin e vet ua mësoi jo vetëm profesionin, por edhe moralin.


Gjeto Leka ishte redaktor dhe gazetar në RTP. Në vitin 1966 ai intervistoi Fadil Hoxhën, në emisionin e parë televiziv në gjuhën shqipe në Televizionin e Beogradit.


Sh…

Haki Shaban Hoxha, nga Isniqi është krenaria e familjës dhe krenaria kombëtare

Image

NJOLLË E ZEZË MBI KOSOVËN

Image
Shkruan: Shefqet DIBRANI


Është kryesia e LDK-së e cila po vepron sikur të ishin “Kolonë e pestë”, me mision për të abuzuar sistemin demokratik në Kosovë. Është pikërisht LDK-ja që ia bëri Kosovës edhe një NJOLLË TË ZEZË, e cila nuk do të shlyhet kurrë, dhe për gjatë tërë historisë parlamentare të Kosovës do ta mbajë vulën e LDK-së. E kjo ka të bëjë me faktin se është shënuar rasti i vetëm në gjithë botën demokratike e diktatoriale, kur një parti politike, që ishte pjesë e kabinetit qeverisës, të rrëzojë Qeverinë e vendit të vet, madje tragjikisht e çmendurisht në kohë pandemie?! Pastaj kanë vazhduar shkelje strukturore e zinxhirore në të gjitha hallkat e sistemit, deri në mbledhjen e mbajtur në Kabinetin e Presidentit të Kosovës, me përfaqësuesit e partive politike, ku nuk janë përfillur e respektuar masat mbrojtëse të cilat i ka lëshuar Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Kombëtar në Kosovë.

Ky mentalitet kaq negativ, po reflektohet në të gjitha zhvillimet po…

SURROGATËT POLITIK DUAN TA SUNDOJNË DHE POSHTROJNË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Image
Akademik Prof.dr. Hakif BAJRAMI,Ph.D




Kur mbushet shpirti me urrejtje, trurinduhet ta shpijmë sa më parë   në remont. 
Pra nuk thuhet kot se kur shpirti vuan, truri duhet të punojë.

Pse politikanët tanë janë në udhëkryq?

Populli ka duraur mjaftë, me papunësi, me premtime të kota , me izolim që vet e sollët ju me  servilitetin tuaj.

LDK  më 23 prill 2020 ,nominoi Abdullah Hotin për postin e Kryeministrit. U shkelë elektorati  në  VV dhe LDK , që kishin votuar më 6 tetor 2019  ndryshe! Ato ishin   zgjedhjet më të mira  parlamentare në Ballkan. 

Krizën politike dikush e kurdisi në Kosovë . Partitë politike  votuan mocionin më 25 mars 2020! 

Ata më siguri se  do të përballën me rivlerësimin e elektoratit në çdo zgjedhje të ardhshme, sepse ato zgjedhje  e kanë vënë Republikën në pozitën më të vështirë, pas çlirimit të Kosovës!

Po të mbahëshin zgjedhjet të diellën që vjen, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të fitonin  votat mbi  58-62%, në total. 



E ndofta në një të ardhme jo të largët Isa Mustafa, Has…